Duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje dietave vegjetariane. Benefitet shëndetësore që sjell reduktimi i produkteve shtazore përfshin: reduktimi i rrezikut për shfaqjen e kancerit në zorrë, sëmundje zemre, reduktim të peshës e shumë të tjera.
Çfarë është një dietë vegane?
Një dietë veganë është një dietë që nuk përfshin produkte shtazore. Kjo do të thotë jo vetëm mish, pule apo peshku, do të thotë që gjithashtu të shmangni qumështin, kosin, vezët, gjalpi dhe mjaltin, si dhe ushqime të tjera që vijnë nga kafshët.
Ndjekja e një diete vegane sjell shumë benefite. Sic përmendëm më sipër, reduktimi i produkteve shtazore ka efekte pozitive në shëndetin e zemrë, zorrëve dhe shëndetin në tërësi. Më shumë fokusohuni te ushqimet me bazë bimore.
Dietat vegane mund të duken paksa strikte, pasi mungon një sasi e konsiderueshme ushqimi, që nuk përfshihet. Kjo mund t’ju duket vecanërisht sfiduese nëse hani jashtë shtëpisë. Disa lëndë ushqyese janë të vështira për t’u arritur, në vecanti B12, hekuri dhe kalciumi. Kështu që dieta duhet të planifikohet me kujdes për pasur konsum adekuat. Madje në disa raste, suplementimi mund të jetë i nevojshëm.
Kujt mund t’i përshtatet një dietë vegane?
Njerëzit që për arsye etike, shëndeti ose për arsye të tjera nuk duan të konsumojnë produkte shtazore. Janë disa raporte që tregojnë përmirësim të artritit reumatoid dhe disa gjendjeve shëndetësore kur ndiqet një dietë vegane. Nëse po mendoni të ndiqni një dietë vegane, gjëja e parë që duhet të bëni është të konsultohuni me mjekun tuaj, dhe ai do t’ju japë udhëzimet e nevojshme.
Ja një plan 7-ditor:
E HENE
Mëngjesi: Arra dhe muesli me fruta dhe kos kokosi ose qumësht bajamesh
Dreka: Qiqra dhe sallatë me thjerrëza
Darka: Fasule të zeza dhe guakamole ( avokado, qepë, hudher, vaj ulliri nē mikser, domate e kastravec i prere ne copa te vogla perzihen me salcen e avokados)
E MARTE
Mëngjesi: Tofu me domate të pjekur
Dreka: Perime të pjekura
Darka: Lakra Brukseli me djathë vegan dhe makarona
E MERKURE
Mëngjesi: Tos me gjalpë kikiriku dhe banane
Dreka: Patëllxhan me tofu dhe susam
Darka: Fasule të kuqe djegëse
E ENJTE
Mëngjesi: Smoothie me manaferra dhe mango
Dreka: makarona me domate dhe borzilok , sallate mikse
Darka: Supë me perime dhe fasule
E PREMTE
Mëngjesi: Quinoa dhe tërshërë me fara kungulli dhe dardhë
Dreka: Sallatë me lakra me fara kungulli, arra shqeme dhe bajame
Darka: Tofu dhe makarona me perime
E SHTUNE
Mëngjesi: Patate e ëmbël me spinaq, perime të pjekura dhe krem
Dreka: Sallatë ne perime te ziera
Darka: Kuinoa dhe sallatë me oriz kaf
E DIELE
Mëngjesi: Petulla me manaferra dhe kos
Dreka: Vezë me avokado, sallatë kopshti
Darka: Hamburger me thjerrëza, patate të ëmbla dhe patate
Ide për vakte të ndërmjetme:
-Fruta
-Smoothie jeshil
-Perime me hummus (lloj salce ) ose guakamole
-Cokollatë e nxehtë me qumësht bajameje
-Qumësht kokosi
-Arra ose fara