Dieta me sallatëra

Dieta me sallatëra



Kjo dietë do t’ju japë shumë energji, perimet e freskëta dhe frutat përmbajnë në fakt shumë minerale dhe vitamina. Sallata përmban pak kalori, prandaj mund të hani racione më të mëdha. Natyrisht që edhe me këtë dietë është e rëndësishme të pish shumë ujë  (edhe kafe e çaj do të ishte shumë mirë, por në doza të kufizuara). Kujtohuni ta përdorni këtë dietë vetëm për periudha të shkurtra kohore.

 

Mëngjesi

Sallatë frutash – Qëroni gjysëm papaje (frut ekzotik me fara) (200gr). Pastrojeni nga farat dhe priteni në copa të vogla. Qëroni 100gr kivi dhe priteni në feta. Përziejini frutat dhe shtoni 200 gr manaferra dhe 50ml lëng portokalli

Rreth 150 kalori

 

Paraditja:

Sallatë me kastraveca – Lani 200 gr tranguj dhe 100 gr rrepa. Pritini në copa dhe përziejini. Shtoni disa gjethe çikore. Aromatizojeni me një lugë të vogël majonezë dhe një lugë të vogël me erëza

Rreth 50 kalori

Dreka:

Sallatë me domate dhe kërpudha –  Lani 250 gr domate, një qepë, 100 gr kërpudha, 30 gr sallatë jeshile. Shtoni 30 gr proshutë të pjekur të ndarë në kubikë të vegjël. Aromatizojeni sallatën me një lugë të vogël majonezë dhe me erëza

Rreth 200kalori

Pasditja

Sallatë papaje – Prisni 200 gr papaje në kubikë të vegjël dhe shërbejini mbi një shtresë gjethesh sallate. Përzieni 50 gr kos me pak lëng limoni dhe shtojani papasë.

Rreth 50 kalori

Darka

Sallatë specash dhe selinoje – Lani një spec të kuq (150 grë), 100 gr selino dhe 100 gr tranguj. Pritini perimet në feta dhe shtoni 40 gr djathë dhe 50 gr bizele. Aromatizojeni sallatën me pak majonezë dhe me erëza

Rreth 200 kalori.

Të ndihmon të eliminosh dhjamrat dhe toksinat dhe të rigjesh freskinë.
DITA 1

Mbushe frigoriferin me sallatë, karrota, kos

Mëngjes – Një gotë lëng portokalli, 3 feta buke të thekura me marmalatë frutash

Dreka – Makarona me salcë dhe 2 feta ananas

Darka – Pak proshutë, sallatë domatesh, një mollë
DITA 2

Ha me ngadalë: në këtë mënyrë do të ndiesh një gjendje të ngopuri. Mos hezito të përdorësh erëza aromatike (borzilok, koper) për t’i dhënë sa më shumë shije pjatës.

Mëngjes – Një kos, një pjatë me qumësht dhe me kornflakes dhe një lugë të vogël mjalt për të shtuar energjinë

Dreka – Një pjatë oriz, perime të zgarës, karrota të grira, një dardhë.

Darka – Peshk të zgarës, sallatë jeshile me majonez, një bistek rrush

 

DITA 3

Ngrihu nga tavolina sapo të kesh mbaruar vaktin. Bëj një shëtitje gjatë konsumimit të ëmbëlsirës.

Mëngjes – Një gotë qumësht dhe pak mjaltë

Dreka – Supë me oriz dhe zarzavate, sallatë me ullinj dhe pak limon, tre mandarina

Darka – Biftek viçi, një pjatë sallatë jeshile, tre kivi

 

DITA 4

Mundohu të hash në orare fikse për të mos çrregulluar orën tënde biologjike

Mëngjes – Një kafe me pak sheqer, tre feta bukë me pak gjalp

Dreka – Spageti me salcë domate, pak spinaq dhe një mollë

Darka – Dy feta të holla proshute, një pjatë sallatë, një banane

 

DITA 5

Për të lejuar që organizmi yt të lirohet nga toksinat e shumta duhet të pish sa më shumë ujë
Mëngjes – Një lëng frutash, disa biskota me pak marmalatë

Dreka – Kotoletë pulë, një pjatë me kunguj të fërguar, një portokalle

Darka – Një pjatë sallatë me domate kastraveca dhe dy feta bukë

 

DITA 6

Mëngjes – Një tas me korflakes, kos, një kafe ose çaj me pak sheqer

Dreka – Patate të fërguara me pak ton peshku , sallatë jeshile, qershi

Darka – Peshk në tavë, sallatë me domate pak bukë

 

DITA 7

Mundohu të shtosh aktivitetin fizik, ec të paktën 30 minuta. Nëse nuk ke humbur as një kile, atëherë zgjaye dietën edhe një javë.

Mëngjes – Lëng molle, tre biskota me marmalatë

Dreka – Picë me kërpudha, sallatë me misër dhe vaj ulliri, një mollë

Darka – Një biftek zgare, sallatë domate, një dardhë

error: Nuk lejohet kopjimi!