DIETA: MË MIRË MË PAK YNDYRNA APO MË PAK SHEQERNA. DHE SA NDIKON ADN?

DIETA: MË MIRË MË PAK YNDYRNA APO MË PAK SHEQERNA. DHE SA NDIKON ADN?

 

Dieta me përmbajtje yndyre dhe dieta me përmbajtje karbohidratesh janë në thelb të njëjtat gjëra përsa i përket efikastitetit. Ktë e kanë vërtetuar dhe studiuesit duke thënë se reduktimi i karbohidrateve dhe yndyrnave eleminon peshën e tepërt në të njëjtin proporcion.

 

Një numër i faktorëve,duke përfshirë gjenetikën,nivelet e insulinës dhe mikrobiomi,ndikojnë në humbjen e peshës. Studimet u përqëndruan në veçanti tek gjenetika dhe insulina,në përpjekje  për të zbuluar nëse inkurajojnë disi trupin e një individi për të humbur peshën ose jo ,duke ndjekur një dietë të ulët në karbohidrate ose në yndyrna.

Për ta bërë këtë ekipi mori 609 pjesëmarrës të moshave 18 -50 vjeç gjysëm meshkuj dhe gjysëm femra të ndarë në dy grupe: njëri grup duhet të ndjekë një dietë të ulët në karbohidrate dhe grupi tjetër një dietë të ulët në yndyrna. Secilit grup ju specifikua për të ndjekur dietën e tyre një vit. Secili person nuk duhet të konsumojë ushqime të blera në treg dhe ushqime të përpunuara.

 

Personat e përzgjedhur morën pjesë në dy aktivitete para-studimore ,njëra që lidhej me sekuencën e gjenomit të tyre që i lejonte studiuesve të kërkonin modele specifike të gjeneve që lidhen me prodhimin e proteinave të cilat modifikojnë metabolizmin e karbohidrateve ose e yndyrnave.

Tjetra ishte në bazë të insulinës ku pjesëtarëve iu dha glukoza me stomak bosh për të matur insulinën në trup. Gjatë periudhës 12 mujore u monitoruan progresin e pjesëtarëve duke regjistruar informacione mbi peshën,kompozicionin e trupit ,nivelet e insulinës dhe sa gramë karbohidrate ose yndyrna konsumonin në ditë. Në fund të studimit personat e të të dy grupeve kishin humbur mesatarisht 13 kile.

Kishte ndryshueshmëri të madhe në humbjen e peshës mes tyre por në kundërshtim me hipotezën ,u vu re se humbja e peshës pothuajse nuk kishte të bënte me modelin gjenetik të personit,as me dietën që duhet të ndiqnin.

Gjëja më e rëndësishme nga ky studim është strategjia për të humbur peshë duke limituar karbohidratet dhe yndyrnat. Duhen konsumuar më pak sheqerna,më pak brumëra, të favorizojmë drithërat integrale dhe të konsumojmë sa më shumë perime.

error: Nuk lejohet kopjimi!