Dieta me lëng portokalli

Dieta me lëng portokalli

Një dietë pastruese shpesh kërkon që ju të zvëndësoni vaktet normale me një lëng perimesh ose frutash, si lëngu i portokallit. Ideja është që të eliminoni ushqimet solide nga dieta juaj përkohësisht dhe të mbështeteni te frutat apo perimet e freskëta për një humbje të shpejtë peshe dhe të hiqni qafe toksinat e pashëndetshme. Disa versione të dietës kërkojnë që ju të konsumoni vetëm lëng të freskët portokalli dhe ujë deri në dy dite. Te zvëndësoni një vakt me lëng portokalli nuk është e dëmshme, por të limitoni marrjen e lëndëve ushqyese duke konsumuar vetëm lëng portokalli nuk është e lejueshme pa mbikqyrjen e mjekut. Përpara se të filloni një dietë që përdor vetëm lëng portokalli dhe shume sallatera jeshile, konsultohuni me mjekun tuaj.

Llojet
Shembuj të dietave detoks që përfshijnë lëng portokalli janë “Martha’s Vineyard Detox Diet” dhe “Dieta pastruese e mëlcisë” . Për 21 ditë në dietën e parë të lart-përmendur, ju duhet të shmangni të gjitha ushqimet solide, dhe në vend të tyre të konsumoni lëng frutash, lëng perimsh dhe lëngje proteinike. Për 8 javë lejohet të hani vetëm perime të papërpunuara, fruta, drithëra, arra, fara dhe lëngje. Dy litra lëng të freskët portokalli cdo ditë është i lejueshëm në “Dietën e pastrimit të mëlcisë. “

Funksioni
Një dietë me lëng portokalli gjithashtu rekomandohet si pjesë e një diete detoks të njohur si “Master Cleanse”. Pasi keni hequr dorë nga ushqimet solide për ditë të tëra dhe pasi keni konsumuar vetëm lëng limoni, ujë, piper të kuq, ju e thjeshtësoni procesin duke kaluar një ditë duke pirë 2-3 litra lëng portokalli. Pas kësaj faze, mund të filloni të konsumoni ushqime të plota si frutat dhe perimet sërish.

Efektet
Nëse pini shumë lëng portokalli, ju mund të ndikoni në përpjekjet për të humbur peshë. Një gotë lëng portokalli i koncentruar përmban rreth 120 kalori dhe 20 gr sheqer. Kur pini lëng portokalli, zgjidhni versione më pak kalorike.

Kujdes:
Ju nuk keni nevojë për një dietë me lëngje detokse për të eliminuar toksinat nga trupi juaj. Toksinat largohen në mënyrë natyrale nëpërmjet urinës nga mëlcia dhe veshkat. Ju mund të bini në peshë shpejt në një dietë me lëngje portokalli për shkak të konsumimit të kalorive të ulëta, por megjithatë në momentin që hani ushqime solide sërish dhe rrisni konsumin kalorik, pesha rikthehet sërish.

Konsiderata
Mbani mend që lëngu portokallit nuk është “magjik” për humbje peshe. Megjithëse lëngu i portokallit ka përmbajtje të lartë lëndësh ushqyese si kalciumi dhe vitamina C, duhet thjesht të jetë pjesë e një diete të shëndetshme. Për të humbur peshë, hani një dietë plot me perime, drithëra të plota, fruta, proteina të buta dhe produkte bulmeti me yndyrë të ulët në vend se të mbështeteni në një dietë me lëngje.

error: Nuk lejohet kopjimi!