Dieta me histamine te ulet

Dieta me histamine te ulet

Histamina eshte nje perberje kimike, e njohur gjithashtu edhe si amina biogjenike. Luan nje rol te rendesishem ne shume sisteme te trupit, perfshire sistemin imunitar, tretes dhe neurologjik. Trupi e merr te gjithe histaminen qe nevojitet nga qelizat e tij por gjithashtu histamina gjendet ne disa ushqime te caktuara.  Njerezit te cilet kane alergji nga ushqimet qe permbajne histamine mund te kene nje nje gjendje qe njihet si intoleranca e histamines.

Njerezit me intolerance histamine mund te perjetojne nje sere simptomash qe perfshijne sisteme dhe organe te ndryshme. Per disa njerez, ushqimet e pasura me histamine mund te nxisin dhimbje koke, irritim lekure ose diarre. Nuk ka teste te besueshme ose procedure qe doktoret mund te perdorin per te diagnostikuar intolerancen e histamines. Megjithatë disa profesioniste mjekesore mund te sugjerojne dieten e eliminimit. Kjo perfshin eliminimin e disa prej ushqimeve te caktuara nga dieta juaja dhe t’i shtoni ato ngadale pas disa kohesh. Nje diete eleminuese mund t’ju ndihmoje te percaktoni nese histamina eshte problemi.

Ushqimet qe duhen shmangur ne nje diete me histamine te ulet

Nivelet e histamines ne ushqim jane te veshtira per t’u percaktuar. Edhe ne te njejtin produkt ushqimor, si prsh pak djathe kackavall, niveli i histamines mund te varioje ne varesi te prodhimit, ruajtjes, ose ne rast se ka apo jo shtues te tjere. Ne pergjithesi, ushqimet qe jane fermentuar kane nivelet me te larta te histamines.  Ushqimet e fresketa kane nivelet me te uleta. Megjithese ka disa teori qe thone qe edhe pse disa ushqime nuk kane permbajtje te larte histamine, mund te nxisin qelizat tuaja per te cliruar histamine. Keto njihen si clirues histamine.  Kjo teori megjithate nuk eshte e provuar shkencerisht.

 

Ushqimet e meposhtme permbajne nivele te larta histamine.

-produktet e fermentuara te bulmetit si djathi, kosi, kremi i athet, dhalle dhe kefir.

-perime te fermentuara si lakra turshi, speca, kastraveca

-misherat e kuruar ose te fermentuar si salcicet, sallami ose proshuta e fermentuar

-vere, birre, alkool dhe shampanje

-produktet e fermentuara te sojes si tempeh, miso, salce soje dhe natto

-dritherat e fermentuar si buka me miell te thartuar.

-domate

-patellxhan

-spinaq

-peshk i ngrire, i konservuar, me kripe si sardelet dhe tuna

-uthull

-ketchup

 

Ushqimet e meposhtme dyshohen si çlirues histamine:

-ananasi

-bananet

-portokallet,limonat, grejpfrut

-luleshtrydhe

-papaja

-domate

-arra

-ereza

-bishtajore

-alkool

-ushqim deti

-te bardha veze

-shtues ushqimore ( ne ushqimet dhe pijet e perpunuara) si ngjyrues, konservues, stabilizues

 

Avantazhet dhe disavantazhet e dietes me histamine te ulet

Dieta me histamine te ulet eshtw ekstremisht kufizuese dhe mund te coje ne kequshqyerje. Intoleranca ndaj histamines nuk kuptohet si duhet. Nuk ka prova qe nje diete me histamine te ulet do te permiresoje cilesine e jetes ne shtrirje afatgjate. Benefiti primar i dietes me histamine te ulet eshte qe sherben si mjet diagnostikues. Duke eliminuar ushqimet e pasura me histamine nga dieta juaj per disa jave me rradhe (nen mbikqyrjen e nje doktori) dhe me vone t’i shtoni ngadale, mund te mesoni me shume per intolerancen individuale ndaj histamines.

Toleranca ndaj histamines varion nga personi ne person. Kur ju riktheni histaminen ne dieten tuaj, ju vleresoni me kujdes se cilet ushqime nxisin simptomat e parehatshme, nese keni pasur ndonje.

 

Keshilla per dieten me histamine te ulet

-gatuani vakte ne shtepi

-konsumoni sa me shume ushqim te fresket qe te mundeni

-mbani shenim cdo gje qe konsumoni ( sigurohuni te perfshini dhe oren qe konsumoni ushqimin).

-shmangni ushqimin e perpunuar ( shihni listen e perberesve, nese shihni fjale qe nuk qe i njihni ose kuptoni, mos e hani.)

-mos e vazhdoni kete diete per 4 jave

-konsumoni vetem ushqime te frwsketa qe mbahen ne frigorifer

-Konsultohuni me nje dietologe ose nutricioniste qe te merrni te gjithe nutrientet per te cilet keni nevoje

-Flisni me doktorin tuaj per suplementet e vitaminave dhe mineraleve ( si vitamina B6, vitamina C, zink etj)

 

Konsultohuni me nje doktor perpara se te filloni nje diete me histamine te ulet. Mungesat nutricionale mund te jene te demshme ne cdo moshe, por kjo diete eshte vecanerisht e rrezikshme per femijet. Nese dyshoni qe femija juaj ka alergji ushqimore, konsultohuni me pediatrin tuaj.

 

Nese perjetoni marrje mendsh, dhimbje koke, ose komplikacione te tjera, ju duhet ta ndaloni dieten menjehere dhe te konsultoheni me nje doktor. Pasi te eliminoni ose te reduktoni histaminen ne dieten tuaj per 2-4 jave, ju mund te filloni te ri-prezantoni ato ushqime ne dieten tuaj, hap pas hapi. Konsultohuni me dietologen tuaj ose doktorin qe t’ju udhezoje me se miri. Ka pak prova shkencore qe mbeshtesin efektivitetin e dietes me histamine te ulet dhe mund te coje ne kequshqyerje. Ne pergjithesi , nje diete me histamine te ulet, nuk eshte nje plan trajtimi afatgjate. Ju ndihmon ne procesin e diagnostikimit dhe mund t’ju ndihmoje te percaktoni intoleranca te tjera ushqimore. Ju duhet te percaktoni tolerancen tuaj individuale ndaj ushqimeve te ndryshme qe mbajne histamine.

 

Intoleranca e histamines

Çfare eshte intoleranca e histamines?

Intoleranca e histamines nuk eshte nje ndjeshmeri ndaj histamines, por nje paralajmerim qe po zhvillohet me shume sec duhet.

Histamina eshte pergjegjese per shume funksione madhore:

-i komunikon mesazhe trurit

-nxit clirimin e acidit te stomakut per te ndihmuar tretjen

-clirohet pas demtimit ose ndaj nje reaksioni alergjik si pjese e pergjigjes imunitare. Kur nivelet e histamines jane shume te larta ose kur nuk copezohen si duhet, mund te ndikojne ne funksionet normale trupore.

 

Simptomat e intolerances se histamines

Histamina lidhet me pergjigje te zakonshme alergjike dhe me simptoma. Shume prej tyre jane te ngjashme me ato qe vijne nga intoleranca e histamines. Nderkohe qe ato mund te variojne, shume reaksione te zakonshme qe lidhen me kete lloj intolerance perfshijne:

-Dhimbje koke ose migrene

-Bllokim i sinuseve

-Lodhje

-Pucrra

-Probleme tretese

-Cikel i parregullt menstrual

-Perzierje

-Te vjella

 

Ne raste me te renda te intolerances se histamines, ju mund te perjetoni:

-Dhimbje barku

-Enjtje te indeve

-Presion i larte gjaku

-Ritem te parregullt zemre

-Ankth

-Probleme me temperaturen e trupit

-Marrje mendsh

 

 Çfare shkakton rritjen e niveleve te histamines?

 

Ju prodhoni ne menyre natyrale histamine krahas enzimes diamine oxidase (DAO).

DAO eshte pergjegjese per copezimin e histamines qe ju merrni nga ushqimet. Nese ju keni mungese DAO dhe jeni te paafte te copezoni histaminen, ju mund te zhvilloni  intolerance.

Disa nga arsyet perse nivelet e enzimes DAO mund te preken perfshijne:

-mjekimet qe bllokojne funksionet e DAO-se ose parandalojne prodhimin

-çrregullimet gastrointestinale, si sindroma e zorreve poroze ose e zorreve inflamatore.

-ushqimet e pasura me histamine te cilat shkaktojne enzimat DAO te mos funksionojne si duhet.

-ushqimet qe bllokojne enzimat DAO ose nxisin clirimin e histamines.

Shumimi bakterial eshte nje tjeter faktor kontribues ne zhvillimin e intolerances se histamines. Bakteret rriten kur ushqimi nuk tretet si duhet, duke shkaktuar mbi-prodhim te histamines. Nivelet normale te enzimave DAO ne trup nuk mund te copezojne nivelet e larta te histamines ne trup, duke shkaktuar nje reaksion.

 

Kontrolli i niveleve te histamines me diete

Ushqimet qe duhen shmangur

Nje diete e shendetshme permban nivele te moderuara te histamines. Megjithatw. jane disa ushqime te cilat kane permbajtje te larte histamine qe mund te nxisin reaksionet inflamatore dhe simptoma te tjera negative.

Ushqimet me permbajtje te larte histamine jane:

-Alkooli dhe pije te tjera te fermentuara

-Ushqime te fermentuara si produktet e bulmetit, si jogurti dhe sauerkraut

-fruta te thata

-avokadot

-patellxhan

-spinaq

-mishra te perpunuar ose te tymosur

 

Jane gjithashtu nje sere ushqimesh qe çlirojne histaminen ne trup, si:

-Alkooli

-Bananet

-Domatet

-Fasulet

-Papajat

-cokollate

-Arrat

-Ngjyrues ushqimore dhe shtues te tjere

 

Ushqimet qe bllokojne prodhimin DAO perfshijne:

-Alkool

-Caj i zi

-Caj Mate

-Caj jeshil

-Pije energjike

 

Ushqime qe duhet te hani

Nese keni intolerance ndaj histamines, nese inkorporoni ushqime me histamine te ulet ne dieten tuaj mund t’ju ndihmoje te reduktoni simptomat. Nuk ka diete plotesisht pa histamine. Konsultohuni me nje mjek perpara se te eliminoni ushqimet nga dieta juaj.

 

Disa ushqime me permbajtje te ulet histamine perfshijne:

-Mish i fresket dhe peshk i fresket

-Veze

-Drithera pa gluten si quinoa dhe oriz

-Qumesht kokosi ose bajameje

-Vajera gatimi si vaji i ullirit

-perime te fresketa pervec domateve, avokadove dhe spinaqit

 

4 anti-histaminat natyrale

Nese keni alergji sezonale, e dini qe kjo mund te jete pak sfiduese. Teshtima, kruarje syri, bllokim dhe presion i sinuseve -te gjitha keto simptoma jane te veshtira per t’u toleruar. Ka prova qe solucionet natyrale mund te lehtesojne simptomat.

 

Temperatura, alergjite sezonale- shume mjekime jane prodhuar per te mposhtur simptomat e te ftohtit. Por disa nga keto mjekime kane efektet e tyre anesore.

Te kuptoni sesa histamina funksionon, mund t’ju ndihmoje te kuptoni me mire se si anti-histamina funksionon gjate nje sezoni alergjie.

Por si funksionojne.

Alergjite tuaja jane nje pergjigje imune ndaj substancave te demshme. Kjo substance-qofte polen ose pluhur-vjen ne kontakt me qelizat ne membranat e mukusit te hundes, gojes, fytit, mushkerive, stomakut dhe zorreve. Kjo nxit clirimin e histamines. Histamina eshte pjese e sistemit imunitar qe shkakton te gjitha simptomat qe lidhen me alergjine-teshtimat dhe simptomat e te ftohtit qe ju nuk keni qejf. Anti-histaminat bllokojne aktivitetin e histamines, per te kerkuar nje menyre per te ndaluar reaksionin e alergjise.

 

1.Hither e ashper

Nje barne herbale e mjekesise natyrale, hithra mund te jete dhe nje anti-histamine natyrale. Nje studim ne 2000 zbuloi qe rreth 58% e pjesemarresve kishin lehtesim te simptomave dhe 69 pjesemarres i dhane pike me te larta se placebo. Pjesemarresit ne studim perdoren rreth 300 miligrame (mg) cdo dite.

2.Quercetina

Quercetina eshte nje antioksidant qe gjendet natyralisht te qepet, mollet etj.

Studimet kane demostruar efektet e anti-histamine te quercetines. Nje studim i 2000 zbuloi qe madje lehtesonte efektet anesore respiratore te alergjise te kavjet duke reduktuar pergjigjet inflamatore te rrugeve te frymemarrjes.

-Bromelaine

Bromelaina eshte nje perberje qe gjendet me se shumti ne ananas, por mund ta gjeni edhe si suplement. Thuhet se eshte efektive ne trajtimin e gjendjeve respiratore dhe inflamacioneve qe lidhen me alergjite.

Nje studim i 2000 sugjeroi qe te merrni 400 -500 mg 3 here ne dite. Te merret ne formen natyrale, nepermjet konsumimit te ananasit eshte e rekomandueshme.

-Butterbur

Butterbur eshte nje bime kenetore qe mund te gjendet ne Europe, ne rajonin e Azise dhe Ameriken Veriore. Studimet kane treguar qe mund te jete efektive ne reduktimin e intensitetit dhe shpeshtesise se sulmeve te migrenes, por gjithashtu mund te ndihmoje ne trajtimin e alergjive nasale. Butterbur mund te merret si nje ekstrakt vajor ose ne forme pilulash.

 

Kur keni alergji, lehtesimi ju duket i pamundur. Por nese kombinoni kurat natyrale me kujdesin ndaj vetes, ju mund te gjeni ndihme ne lehtesimin e alergjise. Dieta e duhur dhe ushtrimet mund te ndihmojne sistemin imunitar te operoje ne nivelet me te larte.

 

Ku mund ta gjejme Quercetin?

-Gjendet tek qitrot, mollët, qepët dhe bamjet.

-Eshte e disponueshme si suplement, pilule ose forme tablete por qendrojini opsionit per burime natyrale.

 

Rreth anti-histaminave

Kur keni nje reaksion alergjik, trupi juaj cliron nje substance te quajtur histamine. Histamina shkakton simptoma alergjie kur lidhet me receptore  ne qeliza te caktuara ne trup. Anti-histaminat funksionojne duke reduktuar efektet e histamines ne receptore te caktuar.

OTC ndihmojne ne trajtimin e simptomave si:

-bllokim

-rrjedhje hundesh

-teshtima

-kruarje

-enjtje nasale

-pucrra lekure

-lotim te syve

 

Brandet e antihistamines per gjeneraten e pare

Diphenhydramina dhe chlorpheniramine jane me te vjetrat ne grup. Ato jane sedatuese dhe nuk zgjasin shume ne sistem, keshtu qe kerkojne doza me te shpeshta se brandet e reja.  Me pas vijne Benadryl dhe Chlor-trimeton.

Benadryl

Diphenhydramina eshte perberesi kryesor aktiv ne Benadryl. Benadryl ndihmon ne clrimin e hundeve te zena, teshtimave etj.

Keto simptoma mund te vijne si pasoje e temperatures, alergjive te tjera respiratore ose te ftohtit te zakonshem. Benadryl mund te perdoret gjithashtu per te trajtuar njollat ose per te reduktuar skuqjen.

Gjendet ne formen e tabletave, tabletave te pertyptshme, tabletave te tretshme, te mbushura me leng. Benadryl vjen ne formen e kremrave, xhelit, sprajit per te trajtuar gjendje alergjike si pucrrat dhe njollat.

Brande te tjera qe perfshijne Diphenhydramine perfshijne:

-Banophen

-Siladryl

-Unisom

-Benadryl-D Alergji dhe sinus

-Robitussin

 

 

Chlorpheniramine eshte perberesi aktiv kryesor ne Chlor-Trimeton. Ndihmon ne clirimin e hundeve te bllokuara, teshtimes, kruarjes se syve etj. Vjen ne tableta te pertypshme, kapsule dhe leng.

Te tjere brande qe permbajne chlorpheniramine si perberes kryesor aktiv perfshijne:

-Aller-Chlor

-Chlorphen-12

-Alka-Seltzer

-Allerest Maximum Strength

-Comtrex

 

Efektet anesore te anti-histaminave te brezit te pare

-thatesi

-thatesi te gojes, hundes dhe fytit

-dhimbje koke

 

Disa nga efektet anesore qe nuk jane dhe aq te shpeshta perfshijne:

-marrje mendsh

-perzierje

-te vjella

-humbje oreksi

-kapsllek

-bllokim kraharori

-dobesi muskujsh

-hiperaktivitet sidomos te femijet

-nervozizem

Efekte me serioze:

-probleme me shikimin

-veshtiresi ose dhimbje gjate urinimit

 

Te gjitha efektet anesore jane te zakonshme te njerezit ne moshe te trete. Nese keni prostate te zmadhuar qe ju sjell veshtiresi kur urinoni, duhet te flisni me nje doktor perpara se te perdorni anti-histamine te brezit te pare. Keto mjekime mund te perkeqesojne problemin tuaj. Gjithashtu duhet te flisni me doktorin tuaj nese keni shqetesimet e meposhtme:

-probleme me frymemarrjen nga emfisema ose bronkiti kronik.

-glaukoma

-presion i larte gjaku

-semundje zemre

-kriza

-probleme me tiroiden

Nese merrni mjekime te tjera qe ju bejne te ndiheni sedatues ose qetesues, flisni me doktorin tuaj perpara se t’i perdorni.

Gjithashtu duhet te shmangni pirjen e alkoolit kur merrni anti-histamine.

 

Brezi i dyte dhe i trete

Brezi me i i ri i OTC u zhvillua per te targetuar veprimet e tyre ne receptore specifike. Kjo ndihmon ne reduktimin e efekteve anesore, si bllokimi. Gjithashtu keto mjekime funksionojne me gjate ne trupin tuaj, keshtu qe ju duhen doza te pakta.

 

Zyrtec

Cetirizine eshte perberesi kryesor ne Zyrtec. Ndihmon ne clirimin e hundeve te bllokuara, teshtimes, syve te lotuara, dhe alergji te tjera respiratore. Zyrtec mund te perdoret per reduktuar skuqjen dhe kruarjen nga plaget. Zyrtec vjen ne formen e tabletave, tabletes se pertypshme, nje kapsule e mbushur me leng dhe shurup. Brande te tjera OTC me certizinen si perberes kryesor perfshijne:

-Aller-Tec

-Alleroff

-Zyrtec-D

-Wal Zyr-D

-Cetiri-D

 

Efektet anesore te Zyrtec perfshijne:

-thatesi

-dhimbje koke

-dhimbje stomaku

 

Efekte serioze anesore mund te perfshijne probleme me frymemarrjen ose enjtja.

 

Kujdes:

-Flisni me doktorin tuaj nese perdorni bronchodilator theophylline. Zyrtec mund te interaktohet me kete mjekim dhe te rrise efektet anesore.

-Gjithmone shmangni Zyrtec me alkoolin. Mund t’ju trulloss paksa dhe nqs pini alkool, gjendja perkeqesohet akoma dhe me shume.

-Flisni me doktorin tuaj perpara se te perdorni Zyrtec nese keni semundje te melcise ose te veshkave. Semundja e melcise dhe veshkave mund te ndikoje se si trupi juaj proceson dhe heq cetirizinen.

-Duhet te flisni me doktorin tuaj perpara se te perdorni Zyrtec nese keni astme. Ne raste te rralla, cetirizina ka treguar qe shkakton bronkospasma.

 

Klaritina

Loratadina eshte perberesi aktiv kryesor ne Claritine. Ndihmon ne lehtesimin e hundeve te bllokuara, teshtimes, temperatures dhe alergjive te tjera. Vjen ne formen e tabletave, tabletave te shkrihen ne goje, tableta te pertypshme, kapsula te mbushura me leng dhe shurup.

Loratadina eshte gjithashtu perberes aktiv kryesor ne brande te tjera OTC:

-Claritin-D

-Alavert

-Alavert-D

-Wal-itin

 

Efekte anesore:

-dhimbje koke

-marrje mendsh

Efekte serioze anesore:

-pucrra

-kruajtje

-probleme me frymemarrjen

-enjtje e fytyres dhe fytit, gjuhe, sy

 

Kujdes:

-Flisni me doktorin tuaj perpara se te perdorni Claritinen nese keni semundje veshkash apo melcie. Semundja e veshkave dhe melcise mund te ndikoje se si trupi juaj e proceson dhe heq loratadinen. Kjo mund te shkaktoje qe mjekimi te qendroje me gjate ne trup dhe te rrise rrezikun per efekte anesore.

-Ju duhet te flisni me doktorin tuaj perpara se te perdorni Claritine nese keni astme. Ne raste te rralla, ka treguar qe shkakton bronko spazma.

 

Allegra

Fexofenadine eshte perberesi kryesor ne Alegra. Ndihmon ne clirimin e bllokimit te hundeve, teshtimave, ne syte qe lotojne dhe problemet me fytin dhe hunde qe vijne ne saje te tempertaturws dhe alergjive te tjera respiratore. Allegra mund te persoret per te trajtuar problemet me lekuren. Vjen ne forme tablete, nje tablete qe shkrihet ne goje gjithashtu ne forme kapsule xheli dhe lengu.

 

Efektet anesore:

-dhimbje koke

-marrje mendsh

-diarre

-te vjella

-dhimbje ne duar, kembe ose shpine

-dhimbje gjate periodave menstruale

-kolle

-shqetesime stomaku

 

Efekte serioze perfshijne:

-pucrra

-kruajtje

-probleme me frymemarrjen

-enjtje te fytyres, gjuhes, buzeve etj

 

Kujdes:

Flisni me doktorin tuaj perpara se te perdorni Allegra nese merrni ketoxonazole, antibiotikun ertthromycin ose rifampin ose ndonje antacid. Keta mjekime mund te interaktojne me Allegren ose per te rritur rrezikun e efekteve anesore ose per te reduktuar efektivitetin e alegres.

-Shmangni pirjen e lengut te frutave kur merrni alegran-n. Lengu i frutave mund te reduktoje sasine e Alegres qe trupi juaj absorbon. Kjo mund ta beje me pak efektive.

-Nese ju keni semundje veshkash, flisni me doktorin tuaj perpara se te perdorni alegren. Semundjet e veshkave ndikojne ne eliminimin e Alegres nga trupi juaj. Kjo mund te coje ne rritjen e rrezikut per efekte anesore.

 

Brande te tjera qe mund te merrni parasysh nese keni alergji.

-Benadryl

-Chlor-Trimeton

-Zyrtec

-Claritin

-Allegra

Nese nuk jeni te sigurte se cili mjekim eshte i duhuri per ju, flisni me mjekun tuaj. Per te parandaluar cdo hap te gabuar, gjithmone konsultohuni me mjekun per cdo mjekim qe doni te perdorni.

 

Zyrtec vs Claritin per lehtesim te alergjise

Mjekimet me popullore per alergjine jane Zyrtec dhe Claritine. Keto dy mjekime alergjie prodhojne rezultate shume te ngjashme.Ato te dyja qetesojne sistemin imunitar ndaj alergjenve. Megjithate, efektet anesore te mundshme jane te ndryshme. Ato marrin efekte ne kohe te ndryshme dhe qendrojne efektive per kohezgjatje te ndryshme.

 

Keta faktore mund te percaktojne se cilat mjekime jane me te mira per ju.

Perberesit aktive:

Keto mjekime kane perberes kryesore te ndryshem prsh te Zyrtec eshte cetirizina..te Claritina eshte loratadina. Te dyja jane anti-histamina jo-sedatuese.

Anti-histaminat kane reputacion qe ju vene ne gjume per shkak se tipi i pare ndeshet ne sistemin nervor me shpesh dhe ka efekt direkt ne vemendjen tuaj. Megjithate anti-histaminat si Zyrtec ose Claritine kane me pak gjasa ta shkaktojne kete efekt anesor.

 

Si funksionojne ata?

Klaritina ka veprim afatgjate. Shume njerez perjetojne se paku 24 lehtesim pas nje doze te vetme. Zyrtec ne anen tjeter, ka veprim te shpejte. Njerezit qe e marrin ndjejne lehtesim pas nje ore. Antihistaminat si Zyrtec dhe Claritine jane te dizenjuara per te qetesuar reaksionin e histamines ne trup kur ekspozohet ndaj nje alergjeni. Kur trupi juaj takon nje substance ndaj te cilit eshte alergjik, dergon rruazat e bardha te gjakut dhe kalon ne mbrojtje direkte. Gjithashtu cliron nje substance te quajtur histamine. Kjo substance shkakton shume simptoma te nje reaksioni alergjik. Anti-histaminat jane te dizenjuara per te bllokuar efektet e histamines qe trupi juaj prodhon. Ata reduktojne simptomat e alergjise.

 

Efektet anesore:

Zyrtec dhe Claritine kane disa efekte anesore dhe ne pergjithesi njihen si te sigurta per perdorim nga njerezit. Megjithate mund te kene dhe efekte anesore. Zyrtec mund te shkaktoje probleme me gjumin, por vetem te disa njerez. Klaritina ka me pak gjasa, kur e merrni ne doza te rekomanduara.

 

Efekte anesore te buta qe mund te shkaktohen nga te dyja medikamentet:

-dhimbje koke

-ndiheni te lodhur

-Thatesi

-Fyt i ngjirur

-Dhimbje stomaku

-Skuqje ne sy

-Diarre

-Kapsllek

Efektet serioze jane te rralla, por nese keni drejtohuni menjehere per kujdes mjekesor:

-enjtje ne buze, gjuhe, fytyre dhe fyt

-probleme me frymemarrjen

-Rrahje te shpeshta zemre

 

 Te femijet

Femijet mund te kene efektet anesore qe kane te rritur, por gjithashtu mund te kene efekte plotesisht te ndryshme nga ata. Femijet mund te jene te stimuluar ose pa gume. Kujdes me dozat qe i jepni femijeve.

 

Forma dhe dozat

Claritina dhe Zyrtec vijne ne te njejten forme:

-tableta solide

-tableta te tretshme

-tableta te pertypshme

-kapsula xheli

-solucione orale

-shurup oral

Doza vendoset ne varesi te moshes dhe simptomave qe shfaqen.

 

Klaritina eshte aktive ne trup per se paku 24 ore. Doza tipike e Claritines per te rriturit dhe femijet qe jane 6 vjec e me te medhenj eshte 10 mg ne dite. Per Zyrtec-un eshte 5-10 mg. Doza tipike ditore e Claritines per femijet e moshes 2-5 vjec eshte 5 mg. Femijet e kesaj moshe qe perdorin Zyrtec duhet te marrin 2.5-5 mg.

Njerezit me gjendje kronike mjekesore si semundja e veshkave mund te kene nevoje per doza me te shpeshta, pasi trupi i tyre mund te kerkoje me shume kohe per t’u procesuar. Te rriturit qe kane semundje kronike duhet te marrin 5 mg Zyrtec cdo dite. Per rezultate me te mira, flisni me doktorin per dozat qe duhet te perdorni.

 

Per femijet

Mbani mend qe femijet mund te keni nevoje per doza te ndryshme, per mosha te ndryshme. Pra keshtu filloni me nje doze me te ulet. Per rezultate me te mira flisni me doktorin e femijes perpara se te vendosni per dozen qe duhet t’i jepni femijes. Gjithmone ndiqni udhezimet qe jepen ne paketim.

error: Nuk lejohet kopjimi!