Dieta ketogjenike ka përmbajtje të ulët karbohidratesh dhe yndyrë të lartë. Për të bërë këtë tranzicion, duhet të reduktoni në mënyrë drastike marrjen e karbohidrateve nën 50 gr në ditë- por disa njerëz konsumojnë nën 20-30 g karbohidrate në ditë. Kjo lejon trupin tuaj të ndikojë në yndyrën e ruajtur për energji, duke rezultuar në një gjendje metabolike të njohur si ketozis.
Benefitet shëndetësore përfshijnë:
Një reduktim të yndyrës së tepërt të trupit, të ndihmoni në ndërtimin e masës së butë muskulare, rritjen e energjisë dhe të përmirësoni shëndetin mendor. Dieta ketogjenike ka në përmbajtje proteina të cilësisë së lartë, shumë perime sezonale dhe yndyrna të shëndetshme. Ju duhet të reduktoni sheqernat, karbohidratet e niseshtesë dhe glutenin.
Cilat janë avantazhet?
Proçesi i tranzicionit mund të jetë i vështirë, sidomos kur zhvendoseni nga një dietë që normalisht ka përmbajtje të rëndë karbohidratesh. Kjo ndonjëherë mund të sjellë simptoma gripale për disa ditë. Ju gjithashtu mund të përjetoni një reduktim në energji!
Më poshtë do të gjeni një plan ushqimor 7- ditor!
-Dita e 1:
Mëngjesi: Vezë, perime të gatuara me vaj kokosi
Dreka: Pulë në zgarë me sallatë sezonale
Darka: Salmon i gatuar me lulelakër
-Dita e 2:
Mëngjesi: Salmon i tymosur me zarzavate jeshile dhe avokado të shtypur
Dreka: Sallata jeshile me mish lope (me karbohidrate të ulëta)
Darka: Pulë me gjalpë dhe oriz me lulelakër
-Dita e 3:
Mëngjesi: Omletë që shërbehet me kërpudha dhe spinaq të gatuar në vaj kokosi
Dreka: Peshk ton e shërbyer me sallatë me domate, dhe me pak vaj ulliri
Darka: Salmon i shërbyer me kungull e me makarona pesto
-Dita e 4:
Mëngjesi –Një kafe e zezë
Dreka: Hamburger me lakër kale
Darka: Supë me perime dhe lakra brukseli të gatuara
-Dita e 5:
Mëngjesi: Kungull dhe proshutë të gatuar me gjalpë
Dreka: Supë pulë, sallatë jeshile dhe avokado
Darka: Pulë me perime të sezonit
-Dita e 6:
Mëngjesi: Kërpudha me gjalpë, zarzavate dhe proshutë
Dreka: Supë me avokado dhe perime sezonale
Darka: Biftek me perime jeshile të gatuara në avull
-Dita e 7:
Mëngjesi: Miks perimesh-kungull,domate, barna herbale sezonale të gatuara me vaj kokosi dhe të shërbyera krahas vezëve
Dreka: Sallatë me kungull e salmon e me pak avokado
Darka: Supë me zarzavate jeshile sezonale
-Vakte të ndërmjetëm: lëng kockash ,vezë të ziera, një dorë arra (makadamia, bajame dhe arra) pak peshk ton