Jetojmë në një kohë ku ushqimi është shumë i rëndësishëm dhe e gjithë qenia jonë është e lidhur ngushtësisht me të. Një kujdes mjaft i madh vazhdimisht i është kushtuar shkencave të mirëfillta mjekësore si: biokimisë, farmakologjisë, fiziologjisë, etj., duke anashkaluaratë shkencë që ka lidhje të drejtëpërdrejte me qënien tonë siç është shkenca e ushqyerjes. Mjaft sëmundje të shekullit lidhen drejtëpërdrejtë me këtë shkencë siç është: mbipesha dhe obeziteti, sëmundjet e sistemit kardiovaskular, diabeti i tipit 2, disa lloje kanceresh, madje dhe imazhi jonë që lidhet me mirëqenien e lëkurës, fytyrës, flokëve, thonjve. Për një mirëqenie të oganizmit tonë, një ushqyerje korrekte do të ishte alternativamë e mirë për t’u ndjerë plot me energji, i fortë për nga sistemi imunitar, iqeshur dhe plot vitalitet si dhe pë të pasur një formë të shkëlqyer trupore. Shkenca moderne e të ushqyerit na informon që kombinimi i ushqimit që konsumojmë si dhe vetë renditja e ushqimit është faktor vendimtar për shëndetin tonë. Ushqimi duke kaluar nëpër proçese të ndryshme të tretjes në trup,kur kombinohet drejtë sjell mjaft benefite. Shkencëtarët modern theksojnë që kombinimi jo i drejtë i ushqimit mund të shkaktojë tek njerëzit mostretje të ushqimit, që mund të shoqërohet me nivel e Ph të parregullt dhe jo të balancuar, absorbim të parregullt të përbërësve ushqimorë, konstipacion (kapsllëk) ose probleme tjera me tretje. Dikur zgjedhja e ushqimit ishte shumë e thjeshtë, ndërsa tani në këtë kohëmoderne kemi shumë më tepër zgjedhje. Para 200 viteve të gjithë kanë ngrënë ushqim “natyral” pasi teknologjitë moderne të përpunimit të ushqimeve as që mendoheshin se do të ekzistonin ndonjëherë.Gjatë vitit 1940 rreth 80% e njerëzve ushqeheshin me “ushqim natyral”. Abram Hoffer dhe Morton Walken në librin e tyre “Ushqimi i ri ortomolekular”, tregojnë se sot vetëm 25% e njerëzve në realitet arrijnë të konsumojnë “ushqim natyral”. “Ushqimi natyral” nënkupton ushqim i cili i ka të ruajtura të gjithë përbërësit e tij natyral deri ne momentin final të konsumimit. Mollaështë “ushqim natyral” dhe lëngu i mollës i cili është bërë nga mollët e freskëtanë shtëpi në mikser është “ushqim natyral”. Mirëpo lëngu i mollës i cili është bërë dhe zier me makinë, pastaj i kanë shtuar sheqer dhe ngjyra, nuk ka absolutisht asnjë lloj lidhje me ushqimin natyral.Kokërrzat e grurit janë ushqim natyral. Po kështu dhe mielli nga kokërrzate pastra që përmban krunde është ushqim natyral. Mielli të cilit i janë mënjanuar krundet e pastaj është zbardhur për t’u fituar mielli i bardhë nuk është“ushqim natyral”. Bile edhe disa prodhime që shiten si “ushqim i shëndoshë”,bëjnë pjesë në kategorinë e ushqimit pjesërisht të përpunuar. Me rëndësi është me ngrënë ushqimin tërësisht “natyral” sepse kjo ështëushqyese dhe përmban çdo gjë që nevojitet për t’u zhvilluar si qenie njerëzore. Sa më shumë që ia ndërrojmë formën natyrale më pak do të kemi dobi prej tyre. Bernard Jensen në librin e tij “Kimia e njeriut”, thotë: “Ushqimi natyral përmban të gjitha vitaminat që janë dhe që do të zbulohen.” Ky fakt i qartë bën që e vetmja mënyrë që mund të garantojmë se do t’imarrim të gjithë përbërësit ushqimor nga ushqimi është që t’i marrim nga “ushqimi natyral”. Nuk ka kuptim të konsumojmë ushqimin e dobësuar dhe pastaj të shpenzojmë të holla dhe kohë në blerjen e vitaminave dhe vijuar programe të ndryshme shëndetësore. Në realitet, ushqimi i përpunuar ka aftësi të “thithë” përbërësit ushqyes nga sistemi. E. Cheraskin në librin e tij “Dieta dhe sëmundja”, përmend që gjithë eksperimentetlaboratorike kanë treguar që ushqimi i përpunuar nuk ka mjaftvitamina, enzima, bile edhe fibra që do të ndihmonin në proçesin e tretjes. Prodhuesit pohojnë që prodhimet e tyre përmbajnë nivel të lartë ushqyes,por këtë mund ta vërtetojnë vetëm në bazë të shtimit të vitaminave sintetikedhe mineraleve nga të cilat organizmi i njeriut nuk ka asnjë lloj dobie prej tyre. Elementet që përfshijnë mineralet organike kur i marrim në trup asimilohenlehtë. Pjesët përbërëse të mineraleve joorganike mbahen së bashku me lidhje aq të forta saqë organizmi nuk mund t’i copëtojë lehtë në pjesë përbërëse, dhe rrallë prej tyre kemi dobi nga konsumimi i tyre. Zbulimi i vitaminave solli një risi në parandalimin e mjaft sëmundjeve si raktizmi, skorbuti, etj. Mungesa e jodit shoqërohej me një prapambetje mendore.Rritja e konsumit të yndyrnave dhe karbohidrateve të proçsuara sjell obezitet dhe mbipeshë dhe një sërë sëmundjesh të tjera, mbuiushqyerja dëmton shëndetin ngadalë duke shfaqur më vonë sëmundje si sëmundjet kardiake,diabeti, kancere atj. Mosushqyerja ka problematika të tjera si rritje të pamjaftueshme fizike,verbim, anoreksi nervore, bulimi, depresion. Bernard Jensen, në librin e tij “Kimia e njeriut”, shkruan që prodhimet e papjekura dhe të importuara, që shpesh gjenden nëpër dyqane kanë mangësira të natriumit natyral dhe se përbërja kimike e thekrës p. sh. nxeh gjakundhe që për këtë është i përshtatshëm të konsumohet gjatë muajve të dimrit, por që nuk preferohet gjatë periudhës së verës si ushqim i rregullt nëse bëhet fjalë për ftohjen.Edhe pse zakoni dhe modeli i ushqyerjes ndryshon nga një person tek tjetri dhe dieta mund të përzgjidhet nga një larmishmëri produktesh, sejcili nga ne ka nevojë për të njëjtët nutrientë dhe pak a shumë për të njëjtat procione ushqimesh. Një dietë e mirëekuilibruar është ajo dietë që përmban të gjithë nutrientët e domosdoshëm, si dhe na siguron energjinë e duhur në përputhje me nevojat individuale të sejcilit prej nesh. Nëse do të dimë të ushqehemi do të kemi një trup të shëndetshëm në forma perfekte. Ky libër na ndihmon të bëjmë një korelacion mes artit të ushyerjes dhe proçeseve fiziologjike që ndodhin në organizmin tonë.