Vjeshta merr me vete pushimet dhe ditët bëhen shumë më të shkurtra, pushimet nga puna … a është kjo arsyeja që jo të gjithë e pëlqejne këtë stinë ?
Shirat dhe temperaturat që fillojnë të ulen karakterizojnë këtë stinë.
Njerëzit fillojnë që të jenë poshtë me moralin, lodhja kronike shfaqet dhe për disa madje edhe nervozizmi. Ne duhet të parandalojmë simptomat e kësaj stine dhe për këtë arêsye nuk ka gjë më të mirë se një dietë plotësisht e dedikuar për këtë lloj sezoni.
Ushqimi na ndihmon të luftojmë stresin, problemet shëndetësore sezonale gjithashtu të përpiqemi të rrisim përqendrimin.
Është në thelb një kurë universale për të ngrënë mirë dhe shëndetshëm. Për çdo stinë është e mundur që të adoptohet një dietë e ndryshme për ta bërë trupin tonë me shëndet më të mirë, fizik ose psikologjik.
Vjeshta sjell ushqim të ri në tryezën tonë, kështu që ne mund të marrim në përdorim ushqime të shëndetshme që nuk i gjejmë në kohë të tjera.
Për shembull, në vjeshtë mund të gjejmë ushqime të ndryshme dhe disa janë të shënuara më poshtë:
• Hurmat
• Dardhat
• Maretë
• Boronicat
• Fiqtë
• Shegët
• Çikoret
• Kërpudhat
Dieta më e mirë që mund të ndjekim bazohet në produktet sezonale. Fruta dhe perime të lindura spontane nga toka është shërimi më i mirë dhe mbi të gjitha mjetet më të mira në dispozicion për të përballuar tranzicionin nga vera në vjeshtë. Pra, ne shmangim konsumimin e produkteve të rritur në sera, të cilat janë qartë jashtë sezonit!
Asimiloni ushqyesit e duhur.
Ruajtja e kripërave minerale dhe vitaminave është e rëndësishme për trupin tonë, veçanërisht në vjeshtë. Për shembull, frutat e pyllit janë një zgjedhje e shkëlqyer. Vitaminat A, B, C, E, kalium dhe minerale të tjera janë thelbësore për të shmangur probleme të tilla si: mbajtja e lëngjeve në trup, lodhja kronike , etj. Frutat e pyllit përveç që janë të pasura me minerale dhe vitamina, janë të pasura me fibra të cilat janë të dobishme për humbjen e peshës. Natyrisht ata janë gjithashtu të ngarkuara me substanca që ofrojnë një veprim antioksidues dhe anti-inflamator.
Duke konsumuar boronica gjithmonë ushqime që janë në familjen e frutave të pyllit, ne i ofrojmë organizmit tonë një mbrojtje në qarkullimit tonë të gjakut si dhe syve tanë. Ne nuk i harrojmë dardhët, shegët dhe hurmat që janë ushqime të shëndetshme për trupin e njeriut dhe problemet për shkak të ndryshimit të sezonit. Kundër dhimbjeve të fytit dhe ftohjes, ose simptomave të zakonshme të ndryshimit sezonal, vitaminat A, B dhe C janë shumë të dobishme dhe në ushqime të tilla gjenden përqendrime të larta.
Duke stimuluar tretjen shërben për t’u ndier mirë dhe konsumimi i doza të mira të frutave ofron një efekt të tillë të dobishëm. Për shembull, dardhat janë ndër frutat e përsosura të vjeshtës të preferuara. Natyisht kaliumi i pranishëm në dardhë është gjithashtu i dobishëm për të na dhënë energji. Përbërja kimike e këtij fruti sezonal është e përkryer për pastrimin e trupit. Ngrënia e dardhave gjithashtu ofron përfitime kundër kolesterolit të keq, i cili rregullon nivelet dhe kjo ofron përfitime të gjera për shëndetin e një personi. Kujtojnë se të gjitha frutat që përmbajnë shumë ujë janë sugjeruar për efektet e tij diuretike.
Kërpudhat e freskëta kanë minerale të rëndësishme për trupin e njeriut dhe prandaj mund të hahet për të marrë përfitime. Gjithashtu ata nuk kanë shumë kalori dhe prandaj mund të përfshihen në një dietë të ekuilibruar. Këto ushqime gjithmonë kanë proteina të mira që nëse merren rregullisht japin efekte pozitive në trup. Në dietën e humbjes së peshës për vjeshtë ju mund të gjeni të gjitha ushqimet e përmendura deri tani. Të njëjtat kërpudha të freskëta na ofrojnë një shumëllojshmëri zgjedhjeje, për shembull, kërpudha chiodin dhe kërpudhat porcini janë një ushqim i përsosur për dietat dobësuese dhe për ribalancimin e trupit në të njëjtën kohë.
Dieta e vjeshtës që ofron një konsum të ulët kalorish dhe rezulton e dobishme kundër lodhjes, stresit, ofron pastrim të trupit, lufton mbajtjen e lëngjeve dhe jo vetëm.
Ju mund të ndiqni për 30 ditë rresht dhe të shihni efektet që ka në trupin tonë, kështu që le të fillojmë: