DIETA E ANEMISE DHE LENGJET QE KESHILLOHEN KUNDER SAJ

DIETA E ANEMISE DHE LENGJET QE KESHILLOHEN KUNDER SAJ

Shkeputur nga libri “Jeto shendetshem” Anila Kalleshi
Anemia është mungesa e hekurit në gjak i cili mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur dhe rraskapitur. Anemia është e lidhur me problemin e hemoglobinës, proteinave në rruazat e kuqe të gjakut që janë të pasura me hekur. Hemoglobina ndihmon që të bartet oksigjeni në pjesë të ndryshme të trupit. Kur keni numër të zvogëluar të rruazave të kuqe të gjakut ose ato qeliza nuk përmbajnë mjaft hemoglobinë, ka më pak oksigjen në gjakun i cili shpërndahet në tërë trupin. Kjo shkakton lodhjen e ndërlidhur me aneminë. Ekzistojnë lloje të ndryshme të anemisë, të cilat kanë shkaktarë të ndryshëm. Shpesh anemia mund të paraqitet si pasojë e humbjes së gjakut, gjatë traumës apo operacionit. Gjendjet e tjera janë të trashëguara ose zhvillohen me kalimin e kohës. Në rastet më të rënda të anemisë, trupi nuk mund të prodhojë mjaft rruaza të kuqe të gjakut, si tek anemia aplastike, ose ekziston shkatërrim shumë i madh i rruazave të kuqe të gjakut, si tek anemia hemolitike. Këto lloje të rënda të anemisë kërkojnë ndihmën e mjekut, dhe shpesh edhe shërim. Te rastet e lehta deri tek ato të moderuara, anemia mund të parandalohet ose të shërohet me ushqim dhe shpesh quhet anemi për shkak të mungesës së hekurit. Hekuri është nutrienti kyç, i cili ndikon në sasinë e hemoglobinës në gjak. Më shumë hemoglobinë ofron shpërndarje më të mirë të oksigjenit nëpër trup. Mirëpo, trupi absorbon hekurin nga burimet shtazore dhe nga burimet bimore në mënyrë të ndryshme. Hekuri heme vjen nga burimet shtazore dhe më lehtë absorbohet nëpër trup. Hekuri joheme vjen nga burimet bimore. Edhe pse ka lëndë ushqyese dhe ushqime që mund të ndihmojnë në absorbimin e hekurit, ka edhe disa që reduktojnë absorbimin e tij, për shembull, për së tepërmi polifenole nga çajet dhe kafja, fitatet dhe oksalatet nga drithërat e papërpunuara dhe perimet jeshile dhe kalciumi i tepërt. Këto lendë lidhen me hekurin dhe mund të parandalojnë absorbimin e tij. Prandaj, nuk këshillohet që të konsumohen gjatë dhe pas vakteve të ushqimit, sepse ndalojnë absorbimin e hekurit dhe lendeve të tjera në gjak dhe organizëm.
Ushqimet që ndihmojnë absorbimin e hekurit janë: peshku, pula, portokalli, pjepri, luleshtrydhet, qitro, brokoli, lakra e Brukselit, domatja, lëngu i domateve, patatja, speci i kuq dhe jeshil , vera e bardhë.
Për disa mishi dhe produktet e tij janë burimi i vetëm i hekurit, ka edhe shumë opsione tjera që nuk përfshijnë mishin, dhe mund të parandalojnë aneminë. Është e nevojshme të balancohet konsumimi i ushqimeve me mish dhe të përmirësohet konsumimi i vitaminës C për t’u rritur absorbimi i hekurit nga ato burime. Hekuri mund të gjendet tek e verdha e vezëve, pula, mishi pa yndyrë i lopës, salmoni . Ushqimet bimore përfshijnë fasulet e thata, frutat e thata, siç janë kumbullat dhe rrushi i thatë, bajamet, arrat braziliane dhe perimet e gjelbra siç janë brokoli, lakra jeshile, spinaqi dhe sallata. Drithërat e plota, duke përfshirë edhe grurin , tërshërën dhe orizin integral,ndihmojnë ne perthithjen e hekurit. Kur hani burime bimore të hekurit konsumoni dhe ushqime që përmbajnë vitaminë C. Kur hani ushqim me prejardhje shtazore me të hani edhe burimet bimore të pasura me hekur.
Ushqimet e pasura me hekur: midhjet, mëlçitë e pulës, e lopës, mishi lopës. pulës, frutat e detit , sardelet, mishi i bibës
– LËNG MAJDANOZI
Majdanozi është bimë e zakonshme, përbërësit e të cilit kanë vlera në mjekësinë alternative dhe në gatim. Ai është i pasur me vaj eterik, me kalium, kalcium, fosfor, hekur, magnez, mangan, bakër dhe mikro elemente të tjera, por është edhe burim për vitaminat C, A dhe K.
Përgatitja: 1 grusht majdanoz; lëng limoni ( 1 kokërr); 200 ml ujë. Pastroni majdanozin dhe vendoseni në blender dhe shtoni lëngun e limonit, së bashku me ujin. Përziejini për disa minuta. Konsumojeni esëll përpara vaktit të mëngjesit.
– LËNG PANXHARI DHE MAJA BIRRE
Panxhari është I pasur me hekur, që është i përsosur kundër simptomave të anemisë. Panxhari është unik për shkak të përmbajtjes së lartë të substancave antikancerogjene dhe karotenoideve. Kjo perime po ashtu është burim i shkëlqyer i acidit folik. Panxhari është i mbushur me antioksidantë, të cilat e mbrojnë organizmin nga plakja e parakohshme dhe e ndihmojnë në luftë kundër shumë sëmundjeve. Betacyanin është pigment, i cili i jep panxharit ngjyrën e tij të kuqe. Ky pigment absorbohet në gjak dhe rrit aftësinë e gjakut për të transferuar oksigjen edhe deri në 400 për qind. Dhuron energji, lufton dhimbjet ndërsa nutrientet nga ai forcojnë flokët dhe thonjtë e dobët.
Përgatitja: 1 panxhar; 1 karrotë; 1 lugë maja birre (5 gr); 1 gotë ujë (200 mL). Panxharin dhe karotën i copëtoni në pjesë dhe i vendosni në blender. Shtoni gotën me ujë dhe lugën me tharmin e birrës dhe i përzieni për disa minuta. Lëngun e pini menjëherë.
LËNG ME KARROTA DHE LAKËR
Karrotat dhe lakrat ofrojnë një sasi të shëndetshme me fibra, vitamina dhe mineraleve esenciale që rigjallërojnë trupin. Karrotat përmbajnë : Betakaroten,Vitaminën E, B1, B2, B6, C, Acid Folik, Zink, Kalcium, Magnezium, Kalium, Natrium dhe shumë të tjera. Karrotat forcojnë sistemin imunitar pasi përmbajnë lloje të ndryshme të materieve ushqyese dhe antioksiduese, që së bashku me vitaminën C, forcon sistemin imunitar.Ato janë të mira për sistemin kardiovaskular pasi që disa përbërës të sajë ofrojnë një lloj mburoje mbrojtëse në zemër. Studimet kanë treguar se konsumimi i ushqimeve me sasi të lartë të karotenoideve zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes së zemrës. Konsumimi i rregullt i karotave mbron zemrën nga dëmet oksiduese, nga formimi i pllakave dhe ngritjen e kolesterolit. Konsumimi I tyre ndihmon dhe përmirëson shikim sidomos gjatë natës dhe gjithashtu mbron kundër problemeve të syve siq mund të jetë Glaukoma. Konsumimi i karotave mund të zvogëlojë rrezikun nga kanceri i mushkërive, atij të gjirit dhe kancerit të zorrëve. Për arsye se karrotat janë të pasura me disa antioksidues të cilët luftojnë kancerin duke shkaktuar qelizat e para kancerogjene te tumoret. Kështu karotat posedojnë përbërës anti-kancerogjen.Karrotat janë të dobishme edhe për shëndetin dental, pasi që ato gërryejnë pllakat dhe pjesore e ushqimeve nga dhëmbët mu ashtu si vepron furça. Ato stimulojnë mishin e dhëmbëve, vrasin mikrobet dhe parandalojnë prishjen e dhëmbëve. Konsumimi i tyre , ndihmon trupin në largimin e helmeve. Parandalon plakjen pasi që Betakaroten ndihmon në ngadalësimin e plakjes së qelizave. Te femrat ndihmon në rregullimin e gjakderdhjes pushon dhimbjet gjatë fazës menstruale.
Konsumimi i rregullt i këtij lëngu parandalon simptomat e anemisë dhe ndihmon në përmirësimin e performancave mendore dhe fizike.
Përgatitja : 3 karrota; 3-4 gjethe lakre; 1 gotë ujë (200 mL). Pastroni perimet dhe i hidhni në blender. I përzieni së bashku me një gotë me ujë. Pijeni sa më shpejtë që është e mundur. Mund të pini dy gota të tilla në ditë.
LENG PANXHARI, KARROTE DHE MOLLE
Një rrënjë panxhari, një karotë dhe një mollë që kombinohen së bashku për të bërë lëng! I lani mirë të sipërpërmendurat, i prisni bashkë me lëkurën në copa – vendosini në shtrydhëse frutash dhe menjëherë ju keni një lëngë të pijshëm. Ju mund të shtoni një sasi të vogël limoni për shije shumë më të freskët. Kjo pije është rezultateve për këto sëmundje:
-Shkatërron qelizat kanceroze, të cilat do të zhvillohen dhe izolon qelizat e kancerit që të mos zhvillohen. – Parandalon sëmundjet e mëlçisë, veshkave pankreasit, dhe shëron ulçerën. – Fuqizon mushkerite, parandalon atakun kardiak dhe tensionin e lartë të gjakut. – Forcon sistemin imunitar -Bën mirë për shikimin, sytë, lehtëson sytë e skuqur dhe të lodhur si dhe pastron perden. -Ndihmon në eliminimin e dhimbjeve të muskujve. -Ndihmon funksionin e zorrës dhe eliminon kapsllëkun. Pra, bën lëkurën tuaj më të shëndetshme dhe më të shndritshme. – Përmirëson erën e keqe të gojës, që krijohet për shkak të mostretjes dhe infeksioni në fyt. -Të qetëson nga dhimbjet -Ndihmon të sëmuret me rinit alergjik.
LËNG ME LULESHTRYDHE,MANAFERRA DHE MOLLË
Ky lëng i shijshëm jo vetëm se përmban hekur, por edhe fibra e antioksidues që ndihmojnë në pastrimin e gjakut.
Manaferrat janë të pasura me vitamina, minerale dhe fibra, me vlera të larta antioksiduese dhe ushqyese. Ato janë të varfra me kalori, karbohidrate dhe yndyra, gjë që i vë ato në krye të ushqimeve të shëndetshme, shumë të dëshirueshme në çdo dietë. Antocianina, e cila i jep ngjyrë të errët boronicave, është një antioksidant për të cilin është dëshmuar se i parandalon inflamacionet në trup dhe ka fuqinë për të shkatërruar radikalet e lira të cilat i dëmtojnë qelizat e trupit dhe shkaktojnë kancer. Studimet kanë treguar se manaferrat përmbajnë acidin elagjik për të cilin është dëshmuar se parandalon formimin e sëmundjeve kancerogjene. Një filxhan me manaferra përmban dozën e rekomanduar ditore të vitaminës C, e cila, siç e dimë, e stimulon sistemin imunitar.
Luleshtrydhet rregullojnë tensionin e gjakut
Parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare Parandalojnë kancerin Forcojnë kujtesën Parandalojnë artritin dhe dhimbjen e kyçeve Mbajnë nën kontroll diabetin Përmirësojnë shikimin Mbajnë lëkurën të shëndetshme Rritin imunitetin
Mollet janë të pasur me antioksidantë të fuqishëm dhe të përkryer kundër plakjes.
Molla përmban pektin e cila është e njohur qe ndihmon te ndiheni të ngopur. Mollet jane për mbrojtjen e kockave, studiuesit francez gjeten se një flavonoid i quajtur floridzin është gjetur vetëm tek mollët dhe mund të mbrojë gratë ne fazen post -menopauze, osteoporozën dhe mund të rrisë densitetin e kockave. Ato ndihmojnë ne semundjen e azmave. Fëmijet me astmë që pinë lëng molle në baza ditore vuajne me pak se fëmijët që pinë lëng molle vetëm një herë në muaj. Fëmijët e lindur nga gratë që hanë shumë mollët gjatë shtatzanisë kanë shkallë më të ulët të astmës se fëmijët,nënat e të cilëve hane rralle molle.
Parandalon Kancerin e mushkërive
Sipas një studimi te 10.000 njerëz, ata që kishin ngrënë mollë kishin nje rrezik 50 për qind më të ulët të zhvillimit të kancerit të mushkërive dhe kjo ndodh për shkak të niveleve të larta të quercetines dhe naringines tek mollët.
Parandalojnë kancerin e gjirit. Një studim i Universitetit Cornell zbuloi se minjtë që hanin një mollë në ditë reduktuan rrezikun e tyre të kancerit të gjirit me 17 %. Minjte e ushqyer me tre mollë në ditë e reduktuan rrezikun e tyre me 39 % dhe ato të ushqyer me gjashtë mollë në ditë e reduktuar rrezikun e tyre me 44 %
Parandalojnë kancerin e zorres se trashe.
Vetitë natyrore te acidit në mollë ndihmojnë për të mbajtur të pastër dhëmbët dhe aromë të mirë të gojës. Kur ju hani mollë, fibra të pastron dhëmbët, ndërsa vetite antivirale e frutave mbajne bakteret dhe viruset larg.
Përtypja e një mollë gjithashtu stimulon prodhimin e pështymë në gojën tuaj, e cila ndihmon në reduktimin e prishjes se dhëmbëve nga ulja e niveleve të baktereve.
Përgatitja: 4 kokrra luleshtrydhe, 3 manaferra; 1 kokërr mollë; gjysëm gote ujë (100 mL). Te gjitha në blender. Konsumojeni në mëngjes.
LËNG ME SPINAQ, SELINO DHE KARROTË
Ky lëng i perimeve përmban vitamina dhe minerale që shtojnë energjinë trupore kur shfaqen dhimbjet kronike dhe anemia.
Përgatitja : 4 karrota; grusht spinaq; 1 kërcell selino; 1 1 gotë me ujë (200 mL). Preferohet esëll në mëngjes
LËNG ME RREPA DHE LAKËR
Lëngu nga rrepat dhe lakrat ka pak kalori dhe mund të përfshihet në ushqimin tuaj si parandalues i anemisë dhe kontrollon plogështinë dhe dhimbjet.
Përgatitja : 5 gjethe lakre ; 4 rrepa; 2 grushte spinaq; 1 gotë ujë (200 mL). Të gjitha në blender.
error: Nuk lejohet kopjimi!