Dieta dobesuese e grupit A

Dieta dobesuese e grupit A

Grupi  A

Grupi i gjakut A është shfaqur në Azi dhe në Lindjen e Mesme 25.000-15.000 vite para Krishtit .  Njerëzit e parë që shfaqen këtë lloj grupi gjaku merreshin me bujqësi dhe me rritjen e kafshëve.

Grupi A

-Vegjetarian i parë

-Çfarë mbjedh korr

-Sistem tretës të ndjeshëm

-Sistem imunitar jo të fortë

-Ka nevojë për ushqim vegjetarian për të mbetur i hollë dhe aktiv.

Ushqimet që sjellin rritjen e peshës- Me dietën e grupit A mund të dobësohemi në mënyrën më natyrale. Grupi A në shumë pikëpamje është i ndryshëm nga grupi 0. Ndërsa proteinat shtazore  shpejtojnë metabolizmin e grupit 0, ata kanë veprim të kundërt tek grupi A. Konsumimi i mishit të kuq shkakton plogështi dhe më pak energji , sesa kur konsumoni proteina bimore . Disa njerëz të grupit A shfaqin mbajtje të ujit. Grupi 0 e djeg mishin si karburant, ndërsa grupi A  e depoziton si dhjam. Shkaku i këtij ndryshimi është niveli acid në stomak.Grupi 0 ka nivel acid shumë të fuqishëm, ndërsa grupi A ka nivel alkalin.Grupi A e ka të vështirë të tresë prodhimet e qumështit, pasi shkaktojnë reagimin e insulinës . Prodhimet e qumështit janë të pasura me yndyrë, gjë që vënë në rrezik zemrën si dhe rëndojnë diabetin dhe dhjamërat. Drithërat luajnë një rol miks tek grupiA . Njerëzit e grupit A mund t’i konsumojnë drithërat por në sasira të kontrolluara.

Ushqimet që sjellin rënien e peshës

Vajërat bimore ndihmojnë tretjen dhe ndalojnë mbajtjen e ujërave. Ushqimet e sojës  ndihmojnë tretjen ,përmirësojnë sistemin imunitar si dhe  rrisin metabolizmin .Perimet ndihmojnë metabolizmin. Ananasi rrit lëvizjen e zorrëve dhe rrit djegien e kalorive.

Karakteristikat e personave me grupin e gjakut A

I kultivuar ,i stresuar, bashkëpunues, i rregullt.

Ky grup është shumë i përhapur në Evropë, gati 40 %. Personat që i përkasin grupit A karakterizohen nga një aftësi shumë e madhe përshtatëse, dhe pse kanë një aparat tretës shumë delikat e një sistem imunitar jo shumë efikas.

Personaliteti – Kanë karakter bashkëpunues,  janë taktikë, të duruar, të bindur , zotërojnë vetëkontroll, të ndjeshëm, të pasionuar dhe shumë të zgjuar për të përballuar sfidat e jetës. Persona VIP që kanë disponuar grupin e gjakut A janë : Xhimi Karter, Lindon Xhonson  , Richard Nikson, Hitleri, etj

Fuqitë – Përshtatet mirë ndaj ndryshimeve klimatike dhe të ushqimeve – Sistemi imunitar i ruan dhe i përvetëson më lehtë elementet ushqimore.

Dobësitë – Grupi i gjakut A ka një sistem tretës delikat, sistem imunitar të dobët dhe është mjaft i  hapur ndaj baktereve.

Rreziqet – Personat që disponojnë grupin e gjakut A  janë te prirur të vuajnë nga sëmundjet e zemrës, kanceri, anemia, diabeti i tipit I

Profili dietik

Grupi i gjakut A është  vegjetarian dhe ushqimet më të përshtatshme për të janë: perimet, tofu, prodhimet e detit, drithërat, fasulet, bishtajat, frutat.

Për t’u dobësuar shmangni : mishin, prodhimet e qumështit, fasulet kidney, fasulet lima dhe grurin.

Ndihmojnë për të humbur peshë : vajërat bimore, ushqimet e sojës, perimet, ananasi

Plotësime – Grupi A ka nevojë për vitamina B12 ,acid folik, vitaminë C  dhe kuersetini

Gjimnastika –Grupi A reagon mjaft mire me ushtrime qetësuese, ushtrime që ndihmojne përqëndrimin , Joga dheTai Ci. Është e këshillueshme të zgjidhni një aktivitet fizik relaksues, si yoga .

Këshilla dietike
1. Konsumoni sa më shumë fruta.
2. Zgjidhni një tip diete gati vegjetariane, por kufizoni konsumimin e prodhimeve me bazë miellin e grurit.
3. Zgjidhni peshkun në vend të mishit.
4. Konsumoni sa më shumë fruta të thata.
5. Qëndroni larg ushqimeve të paketuara dhe atyre të skuqura.

Mishërat

Personat me grupin e gjakut A duhet të eleminojnë plotësisht  të gjithë mishërat. Nuk ka mishëra të dobishme. Filloni të zëvendësoni mishin me peshk disa herë në javë. Kur hani mish zgjidhni pjesët më të buta. Shpendët janë më të preferuara se mishi i kuq. Mishi është më mirë të piqet në grilë apo në furrë. Ndaloni plotësisht prodhimet e përpunuara si: proshuta dhe sallamërat .Këto produkte kanë kripëra natriumi që shkaktojnë kancer të stomakut tek njerëz me nivel të ulët të acideve në stomak .

NeutralePulë fushë dhe deti .

Të dëmshme  – beikon, mish qengji, mëlçi viçi , mëlçi pule, mish derri, mish dele, thëllënzë, mish viçi dhe mish i grirë ,rosë ,patë ,zemër, fazan, mish lepuri, mish gjuetie, veshkë, mish derri.

Prodhimet e detit

Personat e grupit A mund të konsumojnë 3-4 herë prodhime deti, por nuk duhet të konsumojë peshkun pranë sipërfaqes të ujërave si gjuhëza, sepse përmbajnë një lektinë që acaron sistemin tretës. Nëse keni ndonjë grua me histori të kancerit në gjoks në origjinën tuaj ,është mirë të hani sa më shumë kërmij, pasi kanë një lektinë të fuqishme që tërheq dhe ngjit qelizat e ndryshuara gjenetikisht. Prodhimet  e detit duhet të jenë të ziera dhe të pjekura.

Shumë të dobishme- qiprino , gruper ,salmon, bakalaro ,skubri, sardele

NeutraleTon , peshkaqen , peshk shpatë

Të dëmshme  – açuja,haviar, midhje, karavidhe, gjuhëza, karkaleca, bluefish, astako, stridhe, këmbë bretkose, kallamar, salmon i tymosur.

Prodhimet e qumështit dhe vezët

Grupi A mund të pranojë sasira të vogla qumështi të skremuara .Personave të këtij grupi i duhet të shmangin prodhimet nga qumështi i plotë dhe i duhet të kufizojnë konsumin e vezëve ,duke ngrënë  vetëm vezë organike.Grupi A duhet të përdorë kosin. Qumështi i dhisë është një zëvendësues shumë i mirë si qumështi i sojës , djathi i sojës dhe i  bëjnë shumë mirë këtij grupi. Grupi A nuk mund të tresë pjesën më të madhe të prodhimeve të qumështit, pasi krijon antitrupa kundër sheqerit kryesor  të qumështit të plotë. Njerëzit e grupit A vuajnë nga alergjitë si dhe  kanë probleme të frymëmarrjes. Prodhimet e qumështit  rrisin në mënyrë të dukshme mukusin. Grupi A ka më shumë mukus se grupet e tjera ndoshta sepse ka nevojë për mbrojtjen që ai i ofron sistemit imunitar,  i cili është shumë miqësor me bakteriet. Teprica  e mukusit çon në infeksione, alergji dhe problem  të frymëmarrjes.

Shumë të dobishme- djath soje, qumësht  soje .

Neutralevezë  pule, djath dhije, mozzarella me pak yndyrë ,kos natyral ,kos frutash, djathë i bardhë ,qumësht dhije .

Të dëmshme  – djath kaçkavall, krem qumësht,  gjalpë ,parmiggian, qumësht i yndyrshëm .

Yndyrnat dhe vajërat – Grupi A ka shumë pak nevojë për yndyrna.1 lugë gjelle vaj ulliri në sallatë ose në gjellë ndihmon në jashtëqitje dhe në tretje. Gjithashtu vaji i ullirit ndihmon zemrën në uljen e kolesterolit. Lektinat e ullinjve dhe të vajit të misrit shkaktojnë probleme në sistemin tretës të grupit A, si dhe  veprimin  e kundërt nga vajërat e dobishëm.

Shumë të dobishme- vaj ulliri,vaj lini

Të dëmshme  – vaj canola

Neutralevaj misri, pambuku, susami

Fruta të thata dhe Farëra

Farërat e kungullit, bajamet dhe arrat i bëjnë mirë Grupit A. Personat që diponojnë këtë grup gjaku, duhet të hanë sa më shpesh farëra pasi kanë një lektinë  kundër kancerit. Nëse keni problem me kolitin duhet të kufizoni konsumin e gjalpit nga frutat e thata dhe farërat.

Shumë të dobishme- fara kungulli, fistikë, gjalp fistik

Neutralebajame, gështenja, arra, margarinë nga luledielli, susam

Të dëmshme  – arra brazili

Bishtaja

Grupi A i përvetson shumë mirë proteinat bimore të bishtajave dhe të fasuleve. Fasulet kidney dhe navy kanë një lektinë që përbën faktorin kryesor të shfaqjes të diabetit dhe dhjamosjes.

Shumë të dobishme- fasulet aduki, fasule syzezë, fasule pinto, fasule soje, thierëza kafe, jeshile, të kuqe

Neutralefasule jeshile, fasule canellini, bizele, fasule të bardha

Të dëmshme  – fasule kidney, fasule lima, fasule te kuqe, fasule navy

Mëngjes me brumëra

Grupi A shkon shumë mirë me drithërat dhe miellrat. Preferohen ushqime nga mielli i  plotë i papërpunuar, shtoni në dietën tuaj miell soje ose misri.Njerëzit që vuajnë nga mukusi dhe asma duhet të kufizojnë konsumin e grurit sepse shkakton rritjen e prodhimit të mukusit.

Shumë të dobishme- Amarantho dhe fagopuro

Neutralekrithari,cornflakes,miell misri,miell orizi dhe oriz

Të dëmshme  – fara gruri,granola ,simigdhali,farina

Bukë dhe prodhime drithërash

Buka dhe prodhimet e drithërave janë të dobishme për personat që disponojnë grupin e gjakut A,  por ato që kanë mukus dhe janë të shëndoshë këshillohet ta shmangin. Preferohet buka Esseon.

Shumë të dobishme- Bukë Esseon, kek orizi, bukë nga miell soje

Neutralebukë nga orizi i paqëruar, bukë misri

Të dëmshme  – bukë nga grurë i fortë, bukë me shumë farëra

Drithërat dhe brumërat

Grupi A ka hapësirë të gjerë zgjedhjeje. Shmanguni prodhimeve të përpunuara si ushqimet e ngrira dhe me salca, apo përzierjeve të orizit me zarzavate.

Shumë të dobishme –  miell orizi. sikali, fagopuro

Neutralekukskus, miell krithari, miell nga gruri i sapo mbirë ,miell nga gruri i fortë, oriz, oriz i egër

Të dëmshme  – miell i bardhë ,miell nga spinaqi

Zarzavatet , prodhimet e sojës ,barishte të freskëta

Zarzavatet dhe perimet janë jetike për Grupin A  pasi përmbajnë kripëra minerale, enzima dhe antiokside. Këshillohet  t’i hani të gjalla, apo të ziera në avull, që të mos humbasin vlerat e tyre ushqyese. Specat krijojnë shqetësime në stomakun delikat të Grupit A si dhe ullinjtë e përpunuar. Stomaku i njerëzve me grupin e gjakut A është i ndjeshëm dhe ndaj lektinave të patateve dhe të lakrave. Shmangni domatet pasi lektina bën dëm. Lulelakra rekomandohet për vetitë antiokside. Antioksidet forcojnë  sistemin imunitar  dhe ndalojnë shumëzimin e qelizave jonormale. Perime të tjera të mira janë: karota, kungulli ,spinaqi. Konsumoni hudhra me bollëk, pasi janë  antibiotikë natyral dhe përforcues i sistemit imunitar, dhe bën mirë për gjakun. Qepa e verdhë është fuqizuese e sistemit imunitar.

Shumë të dobishme –  gjethe panxhari, kungull, angjinarë, preshi, qepë, lulelakër, hudhra, spinaqi, lakra, bamje, majdanoz

Neutraleasparagë,karota, kërpulla ,radhiqe, ullinj jeshile, kastravec, qepujka, avocado ,rrënjë panxhari, selino

Të dëmshme  – patëllxhanë, lakër kineze e bardhë, kërpulla, speca, patate të ëmbla, speca djegës, domate, ullinj, patate,

Frutat

Njerëzit e Grupit A duhet të hanë 3 herë në ditë fruta. Shumica e frutave lejohen,  por përdorni sa më shumë fruta alkaline si: manat dhe kumbullat. Pjeprat janë alkalinë por kanë shumë fibra që vështirësojnë tretjen.  Nuk i pranojnë mirë frutat tropikale si  mango dhe papaja, pasi kanë një enzimë që nuk i bën mirë Grupit A. Portokallet duhet të hiqen nga dieta, pasi ngacmojnë stomakun dhe pengojnë përvetësimin e kripërave minerale të rëndësishme. Qitroja është acid dhe lidhet ngusht me portokallet por ka veprim pozitiv pasi shfaq prirje alkaline pas tretjes . Limonat janë të dobishëm pasi ndihmojnë tretjen dhe pastrojnë orgazmin nga mukusi. Për  të parandaluar kancerin e stomakut konsumoni sa më shumë vitaminë C si qitro apo kivi. Banania pengon  tretjen e grupit A. Zëvendësojeni me fruta të pasura me kalium si kajsi, shegë dhe pjepër.

Shumë të dobishme –  shega, kumbullat, kumbullat e thata , limoni , kumbullat jeshile, qershitë , ananasi

Neutralemolla, bananet ,luleshtrydhe të egra, qershi, limon, dardha, shalqi, kivi, ananas, pjeshkë, qitro ,pjepri, rrush i  kuq, rrush jeshil, rrush i zi,kajsitë hurma.

Të dëmshme  – manaferra, portokallet, luleshtrydhet, arra indie, mandarinat  , banane , mango.

Bimë mjekësore,erëza dhe bimë të thara

Një kombinim i përshtatshëm mund të fuqizojë sistemin imunitar, psh prodhimet me bazë sojën janë shumë të dobishme.Sheqeri dhe çokollata lejohen, por në sasira  të vogla. Përdorni sa më pak sheqerin e bardhë të përpunuar. Erëzat, bimët e thata dhe përpunimet e tjera mund të përdoren në sasira të mëdha.

Shumë të dobishme –  hudhra, salca e sojës, xhinxher, tamari

Neutralebahari, gjethe dafine, mender, majdanoz, çokollata, kripa, sheqeri i bardhë , kafeja, borzilok ,pergamoto, miell misri, mjaltë, mustardë e thatë, dhiozma, kanellë, vanilje.

Të dëmshme  – xhelatin, piper pluhur i bardhë e i zi,uthulla

Përpunime frutash

Duhet të shmangë prodhimet si :turshitë  apo uthullën për shkak të nivelit të acideve të stomakut që ato kanë.

Neutralemarmelata nga frutat e lejuara, zhele, mustarda

Të dëmshme  – keçapi , majoneza, turshitë

Çajërat nga bimët mjekësore

Disa nga bimët  mjekësore fuqizojnë sistemin imunitar .Çaji jeshil ka efekte qetësuese dhe antiokside për stomakun e grupit A duke e mbrojtur nga kanceri i stomakut. Grupi A duhet të mënanjojë  disa bimë si: tërfili dhe qimet e misrit . Bimët qetësuese si kamomili dhe rrënja e valerianës janë ilaçe të përsosura  kundër stresit.

Shumë të dobishme –  kamomili, xhinxher, çaji  jeshil, valeriana

Neutralemajdanozi , gjethet e luleshtrydhes,mender

Të dëmshme  – qime misri ,tërfil

Pijet

Vera e kuqe i bën shumë mirë personave me grupin e gjakut A, pasi ka efekte mjaft pozitive tek zemra.

1 gotë  e verë e kuqe çdo ditë, ul problemet e zemrës. Kafeja mund të jetë e e dobishme për Grupin A pasi rrit aciditetin e stomakut  dhe është shumë e mirë kur alternohet me çajin jeshil. Pijet e tjera duhet të mos përdoren . Ujë të freskët mund të pini sa të doni.

Shumë të dobishme –  kafe pa kafeinë, çaj jeshil,verë e kuqe

Neutraleverë e bardhë

Të dëmshme  – birrë, pije  me ngjyrë, çaj i zi dhe i zakonshem, pa kafeinë, pijet freskuese me gaz, ujë mineral

Plotësimet me Vitamina

Grupi A  ka mungesë të vitaminës B12, pasi nuk merr proteina shtazore.

Mungesa e vitaminës B12 , shkakton humbje kujtese dhe dëme nervore.

Grupi A  ka nivel të ulët të acideve të stomakut dhe për këtë duhet marrë shtesë të vitaminës C . Vitamina E-vepron si mbrojtës ndaj kancerit dhe problemeve të zemrës.

Kalciumi- meqënëse  dieta konsiston në shmangien e një sasie qumështi , grupi A  ka nevojë për kalcium.

Hekuri – Grupi A  ka nivele të ulëta  të hekurit, pasi ai gjendet tek mishërat e kuq

Dieta për grupin e gjakut A
E Hëne
Mëngjesi : omletë me një vezë me djathë dhie,1 gotë leng qitrojeje,
Paradite : 1 tas me boronica,1 kafe
Dreka: makarona spageti me djath romane deleje te grire.lulelakra të ziera
Pasdite:leng karrote me brokoli
Darka: supë perimesh me pak hudhër,1 fetë bukë thekre e thekur.

E Marte
Mëngjesi : qumësht soje me muesli, fara luledielli, drithëra
Paradite : 1 çaj jeshil, 1 karrotë me gjalpë kikiriku
Dreka: lakra të kuqe,1 fetë bukë gruri,avocado,djathë dhije, kastarvec dhe lëng ananasi
Pasdite:  lëng karrote e kastraveci
Darka: pilaf oriz kaf

E Mërkure
Mëngjesi : Nje fetë bukë thekre +1 gotë qumësht soje+1 lugë mjaltë
Paradite : 3 kokrra arra dhe pak rrush i thatë
Dreka: bizele, 1 copë bukë misri, lëng karrote me selino
Pasdite: mollë e prerë në feta dhe arra, çaj xhenxherfili
Darka: sallate me radhiqe dhe lakër e shoqëruar me limon e uthull

E Enjte
Mëngjesi : 1 fetë bukë gruri me reçel manaferre , 1 gotë qumësht soje dhe 1 kafe
Paradite : kos I rrahur me lëng kajsie dhe pjeshke
Dreka: salmon I shoqëruar me angjinarë të ftohtë me uthull e limon
Pasdite:1 grusht fara kungulli të pjekura
Darka: makarona me perime tëpjekura dhe 1 copë djathë në zgarë,sallatë jeshile me qepë të kuqe , uthull e limon

E Premte
Mëngjesi : bukë e thekur me reçel qershije,1 gotë qumësht soje, kafe
Paradite : kos I përzier me ananas
Dreka: merluc i pjekur ,1 fetë bukë e thekur,1 copë djath dhije kaçkavall I shkrirë
Pasdite: 2 kumbulla, çaj jeshil
Darka: burani me spinaq e oriz,sallatë frutash  kajsi,kumbulla,qershi me kos

E Shtune
Mëngjesi : krep me shurup,gjysë qitroje, çaj kamomili
Paradite : biskota me gjalpë kikiriku, kafe
Dreka: sallatë me marule dhe domate me copa mishi pule, lëng kumbulle
Pasdite: 1 grusht rrush jeshil ose i zi
Darka: perime zgare : kunguj të njomë,brokoli,karrota,patate,selino,koper,kastravec.

E Diel
Mëngjesi : omletë me një vezë,1 një karrotë te grirë dhe një kungull të njomë
Paradite : komposto kumbulle
Dreka: trofte deti,  sallatë me çikore,
Pasdite: 4 kokrra fiq
Darka: supë  peshku, djathë kaçkavall në zgarë

E hënë
Mëngjesi: Një kos 2% + 2 biskota integrale
Paradreke:1 fetë ananas
Dreka: peshk ton ose sardele & sallatë jeshile
Pasdite: 3 kokrra kumbulla
Darka: supë pule

E martë
Mëngjesi:1 kos “Activia” me grurë
Paradreke:gjysëm kokrre molle
Dreka: 1 pjatë fasule & sallatë jeshile
Pasdite: 1/2 banane
Darka: 1 gotë me lëng dardhë

E mërkure
Mëngjesi: 1filxhan qumësht + 1 filxhan corn flakes
Paradreke:gjysëm kokrre molle
Dreka: gjelle me spinaq dhe oriz (burani)
Pasdite: 3-4 luleshtrydhe
Darka: 1 kos frutash

E enjte
Mëngjesi:1 çaj  + 2 biskota integrale
Paradreke:5 luleshtrydhe
Dreka: turli furre & sallatë lulelakre
Pasdite: 1 kokërr dardhe
Darka: 1 pjatë supe peshku ose supë pule

E premte
Mëngjesi:1 gotë qumesht
Paradreke:gjysëm kokrre molle
Dreka: perime zgare & sallatë jeshile
Pasdite: gjysëm kokrre molle
Darka: supë perimesh

E shtunë
Mëngjesi: 1 gotë lëng frutash
Paradreke: 1 fetë ananas
Dreka: gjellë me bamje ose thierëza
Pasdite: 4 kumbulla
Darka: 1 kos frutash

E diel
Mëngjesi:1 vezë e zier
Paradreke:gjysëm kokrre molle
Dreka: peshk & sallatë jeshile
Pasdite: 1 kos të vogël light
Darka: 1 kos frutash

 

error: Nuk lejohet kopjimi!