DIETA DETOKS

DIETA DETOKS

 

Në këtë kohë mund të përqëndrohemi më shumë duke ndjekur një dietë me ushqime të lehta,lehtësishtë të tretshme dhe detoksifikuese. Në thelb është një dietë e përbërë nga ushqime të pasura me ujë të tillë si frutat dhe perimet ,duke kufizuar ushqimet e yndyrshme dhe me shumë proteina. Në këtë mënyrë stimulojmë detoksifikimin e organizmit.

Nuk ka një skemë bazë fikse por ka disa rregulla të cilat duhen marrë parasysh. Është e këshillueshme që të konsumohen fruta dhe perime të freskëta,të pasura me vitamina dhe minerale që ndihmojnë në pastrimin e trupit. Në mesin e frutave dhe  perimeve ne mund të zgjedhim ushqime që ndihmojnë më shumë me mëlçinë,organ ky përgjegjës për pastrimin e trupit. Disa ide janë: hudhër,portokalle e kuqe,spinaq,brokoli,mollë,avokado,limon dhe shafran.

Nëse do të ndiqni një dietë detoks duhet të shmangni ushqimet e skuqura,ose tepër të yndyrshme si dhe ushqime të konservuara,qumësht dhe produktet e qumështit,alkool dhe kafe.

Kjo dietë mund të zgjasë  3 ose 4 ditë. Në këtë mënyrë do të jeni në gjendje të zhdukni toksinat,të rikuperoni energjitë dhe të zvogëloni peshën.

AKTIVITETI FIZIK

Për të përfituar detoksin,duhet kombinuar një regjim i shëndetshëm me aktivitetin fizik . Mund të bëni ecje të paktën 40 minuta në ditë ose të merreni me një sport tuajin të preferuar.Joga është një mundësi shumë e mirë relaksimi,qetësi mendore dhe nxit pastrimin e trupit. Dhe orët e gjumit duhet të jenë të mjaftueshme pasi pushimi ka një rol të rëndësishëm në detoksifikimin e trupit tonë.

error: Nuk lejohet kopjimi!