Një dietë detoks me ushqime të nxehta të cilat janë të tretshme. Dieta zgjat 3 ditë dhe detoksifikon në mushkëri, veshka, mëlçi dhe zorrët. Ato ngrohin organizmin duke stimuluar peristaltikën intestinale duke favorizuar kështu proçeset fiziologjike të pastrimit.
Ngrohja e ushqimit ose nëse vendosen në blender hap strukturën qelizore dhe i bën me më shumë vlera ushqyese për detoksin. Një shembull është brokoli burimi i sulforofanës, që nxit stimulimin e detoksifikimit të mëlçisë e cila aktivizohet vetëm kur brokoli është i gatuar. Në dietë janë të përfshira dhe ushqime alkaline si përshembull të gjitha perimet,shumica e frutave ,erëza aromatizuese,etj të cilat balancojnë PH e zorrëve duke bërë të sigurtë efikasitetin e sistemit të tretjes. Për të reduktuar në minimum janë: brumërat, sheqernat, mishi kuq dhe ushqimet industriale. Ka dhe ushqime të cilat ofrojnë efekt natyral depurative: Për proteina zgjidhni shpendët dhe karkalecat , për pjesën vegjetale thjerrëzat,boronicat,avokado, kungull dhe qepë.
MËNGJESI:
Sapo zgjohesh konsumo një gotë ujë të ngrohtë me limon.
– Përgatisni një lëng me : 150 ml qumësht bajamesh pa sheqer
60 ml qumësht arrë kokosi
50 g pure kungulli
1 kumbull të tharë
Gjysëm luge vanilje
Kanellë në sasi sipas dëshirës
Xhinxher
Piper
Arrëmyshk dhe gjysëm luge karafil i copëtuar
MIDIS VAKTEVE
Çaj sipas dëshirës
Lëng i përgatitur vetë me: 100 g ananas, 80 ml qumësht bajamesh, 60 g sallatë jeshile, 1 lugë xhinxher të freskët, pak kripë të kuqe
DREKA:
Supë me lulelakër dhe xhinxher pluhur
Përbërësit e supës: 250 g lulelakër, 60 g qepë të grira,60 ml qumësht arrë kokosi,gjysëm luge xhinxher pluhur dhe pak kripë të kuqe.
MIDIS VAKTEVE:
Çaj sipas dëshirës
Lëng i përgatitur vetë me: 200 g sallatë jeshile,100 g spinaq, 2 karrota, 1 limon,kripë dhe fara lini
DARKA:
Çaj sipas dëshirës
1 porcion me pure patatesh të ëmbla,gjysëm luge vanilje ,gjysëm luge kurkuma pluhur , kanellë, kumin ,xhinxher dhe pak kripë e kuqe.