Shkeputur nga libri “ Si te dobesohemi” MSC Anila Kalleshi – Dietologe klinike/ Nutricioniste
Frutat e pasura me kalium, si ananasi, por edhe kërcelli me frutin, ndihmojnë në eliminimin e ujit të tepërt në organizëm.
Ananasi dhe kercelli jo vetëm që janë të varfëra me kalori, por përmbajnë edhe substanca që përshpejtojnë humbjen e lëngjeve të tepërta tipike të celulitit. Në veçanti tek ananasi gjendet bromelina që lehtëson tretjen, ndërsa kërcelli ka një funksion diuretik dhe detoksikues. Mos harrroni që celuliti nuk është shkaktuar vetëm nga teprica e yndyrnave, por nga një mahisje e indeve. Pra nuk është një problem që i intereson vetëm atij që ka ndonjë kile më tepër.Shpesh vuajnë edhe ato gra me formë dhe peshë të përkryer. Dhe ja pse për ta luftuar nuk është e nevojshme të ndiqni një dietë të rreptë dhe me pak kalori. E rëndësishme është të zgjidhni ushqimet e duhura. Më të nevojshëm janë ato të pasura me kalium, që luftojnë mbajtjen hidrike: përveç ananasit dhe kërcellit me frutin vlejnë edhe bananet, patatet, dhe shume perime. Pa harruar prodhimet e qumështit të freskët, peshkun dhe mishërat e dobëta të pjekura në mënyrë të thjeshtë. Të gjitha ushqimet që do të gjeni në dietën e kësaj jave për të cilat nuk ju këshillojmë kaloritë e zakonshme, sepse qëllimi juaj nuk është ai i humbjes në peshë , por eliminimi i celulitit. Instituti kombëtar i ushqimit rekomandon që çdo ditë, një grua, të marrë 3.100 mg kalium dhe 60 mg vitamina C. Në 100 g ananas janë: 40 kalori; 250mg kalium;17 mg vitamina C. Në 100 g kërcell dhe frut janë: 26 kalori; 230 mg kalium; 40 mg vitamine C.
Mëngjesi: alternoni propozimet e mëposhtme :një gotë lëng ananas i freskët: një fetë bukë të zezë me 10 g mjaltë ; një kërcell me frut të shtrydhur të freskët; dy feta biskota me 10 gram marmalatë.
Të hënën
Dreka: 100 gr bresaola me copa djathi parmixhan, limon dhe një lugë vaj ulliri; 150 gr sallatë mikse ; 50 gr bukë të zezë ; 200 gr ananas .
Darka: pure perimesh me një fetë buke; 100 gr mish, 30 gr bukë e zezë; 200 gr sallatë frutash të freskëta me feta ananasi .
Të martën
Dreka: 200 gr peshk zgarë me 50 gr oriz të bardhë si garniturë; 100 gr marule e përgatitur me një lugë vaj ulliri; 200 gr ananas .
Darka: dy vezë surbull; 200 gr sallate miks; 40 gr bukë e zezë; një kërcell me ananas me feta me një lugë sheqer.
Të mërkurën
Dreka: 50 gr oriz me kunguj; 150 gr sallate mikse ; 30 gr bukë të zezë; një fetë ananas.
Darka: 150 gr gjoks pule; 200 gr perime me një lugë vaj ulliri; 30 gr bukë të zezë; një fetë ananas.
Të enjten
Dreka: 50 gr makarona me domate; 100 gr sallatë e përgatitur me një luge vaj ulliri dhe limon; 30 gr bukë e zezë, sallatë frutash të freskëta.
Darka: 100 gr gjizë, spinaq të zier dhe të përgatitur me një lugë vaj ulliri dhe djathë; 30 g bukë e zezë dhe nje banane.
Të premten
Dreka: sallatë prej 100 g patatesh të ziera, 50 g misër, 150 g domate dhe një lugë vaj ulliri, 30 gr bukë e zezë dhe 200 g ananas i freskët.
Darka: 150 g peshk zgare, 200 g lakër të përgatitur me një lugë vaj ulliri, 30 g bukë e zezë dhe një sallatë frutash me portokall ,kërcell dhe ananas.
Të shtunën
Dreka: 100 gr biftek viçi ; 200 gr karrota me copa të vogla djathi,një lugë vaj ulliri dhe limon; 30 gr bukë e zezë dhe një banana.
Darka: 100 gr mocarelë ; një racion sallatë mikes e pëergatitur me një lugë vaj ulliri dhe limon,50 gr bukë e zezë,200 gr ananas.
Të dielën Përsërisni një nga ditët e javës.