Për fat të keq shumica prej nesh jetojmë në zona ku nivelet e smogut janë shumë të larta dhe jemi të ekspozuar çdo ditë ndaj substancave të dëmshmë për shëndetin. Ushqimi na ndihmon për të qenë të mbrojtur nga ndotja e ajrit. Përshembull me dietën anti smog e cila synon ruajtjen e peshës së duhur të trupit ose humbjen e peshës ,dhe garantimin e shëndetit më të mirë.
SI FUNKSIONON KJO DIETË?
Dieta anti smog rekomandon futjen e shumë ushqimeve që veprojnë si mburojë ndaj kimikateve. Duke pasur parasysh dhe efektin pastrues ,detoksifikim më të lehtë nëpërmjet organeve të trupit tonë. Duhet zgjedhur gjithmonë ushqime organike për të shmangur mbingarkimin e stomakut i cili është i prekur dhe nga ndotja e ambjentit.
ÇFARË DUHET TË HAMË?
▪Shumë perime dhe fruta : te frekëta,sezonale dhe organike. Perime dhe fruta me ngjyra të ndryshme duke i alternuar ato dhe duke marrë kështu vetitë e tyre të pasura. Të këshilluara janë:
-Brokoli që përmban një përzierje të vitaminave të dobishme për të luftuar smogun.
-Portokalle,kivi dhe mandarina që stimulojnë sistemin imunitar dhe na siguron të jemi shumë të hidratuar.
-Mollët të cilat kanë kuercetinë (është polifenol një substancë që ul rrezikun për kancer) dhe mbështet mbrojtjen e trupit tonë.
-Karrotat që përmbajnë betakarotine,një antioksidant i fuqishëm.
-Finok,këshillohet të konsumohet krudo për të marrë vetitë diuretike dhe detoksifikuese për mëlçinë.
-Hudhra dhe qepë,ndihmojnë trupin të eleminojnë toksinat e grumbulluara. Nëse mundeni t’i konsumoni ato të pa gatuara do të ishte më mirë.
-Vaji ullirit: ndihmon për të ri-futur ne trupin tonë vitaminat e humbura nga smogu dhe zvogëlon rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e ndotjes.
-Peshku rekomandohet të konsumohet 2 ose 3 herë në javë.
-Erëzat: Rekomandohet të reduktohet kripa dhe të favorizojmë më shumë erëzat aromatike të cilat japin dhe më shumë shije në ushqim.
-Frutat e thata si: bajame,arra,lajthi,etj të cilat janë të pasura me selenium dhe vitaminë E,substanca këto që na mbrojnë nga dëmtimi i ndotjes.
-Misri: Në mesin e drithërave duhet të përfshijmë dhe misrin që ka efekt anti inflamator dhe ndihmon në nxitjen e sistemit imunitar për shkak të flavonoideve që përmban.
USHQIMET QË DUHEN EVITUAR
Këshillohet të evitohen ato ushqime që rrisin inflamacionin në trupin tonë dhe nuk na furnizojnë me lëndët ushqyese të dobishme si:
▪ miell i bardhë (dhe të gjitha ushqimet që përgatiten me të)
▪ produktet e qumështit
▪ vajra bimorë si vaj palme dhe vaj kikiriku
▪ peshk i tymosur
Duhet të kujdesemi dhe për gatimin e ushqimeve. E mira është të shmangen pjekja dhe skuqja dhe të zëvëndësohen me zierjen e ushqimit dhe kur është e mundur dhe konsumimin krudo të tyre .