Për të bërë një diagnozë, doktori juaj do të marrë parasysh simptomat, historinë e familjes dhe rezultatet e testit të gjakut. Për ta përmbledhur, secila nga rezultatet e mëposhtme tregon diabet:
-“Fasting plasma glucose”-126 mg/dL ose më lart
-Testi oral i tolerancës së glukozës, 2 orë pas pirjes së pijes me sheqer: 200 mg/dL ose më lart
-HbA1c: 6.5% ose më lart.
Por çfarë lloj diabeti keni?
Në të shkuarën, ishte shumë e thjeshtë të gjykoje nisur vetëm nga mosha e personit, nëse kishte diabet të tipit 1 apo tipit 2. Nëse bëhej fjalë për fëmijë apo adoleshentë, diagnostikoheshin me tipin 1 të diabetit. Ata që ishin në moshë më të vjetër, me tipin 2 të diabetit. Por tani këto diagnostikime lidhur nga ky aspekt janë turbulluar. Shumë të rinj po zhvillojnë tipin 2 të diabetit- dhe tashmë e dimë që një në pesë njerëz shfaqin tipin 1 të diabetit si një i rritur.
Identifikimi i njerëzve me pre-diabet
Siç u diskutua dhe më lart, shumë teste gjaku mund të zbulojnë pre-diabetin. Të keni pre-diabet nuk do të thotë që do të keni diabet të tipit 1 dhe 2, por ju vendos në rrezik. Nëse rezultatet e testit kalojnë normat e lejuara të listuara më poshtë, ju jeni në rrezik për zhvillimin e diabetit dhe duhet të bëni teste të glukozës çdo vit.
-“Fasting plasma glucose”: 100 mg/dL në 126 mg dL
-Testi oral i tolerancës së glukozës: 140 mg/dL në 200 mg dL
-HbA1c: 5.7% në më pak se 6.5%
Përpos faktit që ju vënë në rrezik për shfaqjen e diabetit, nivelet e larta të glukozës në gjak ose HbA1c, madje dhe në rangun pre-diabetik—rrisin rrezikun për shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare.
Menaxhimi i diabetit
Udhëzimet aktuale nga “American Diabetes Association” në menaxhimin e diabetit theksojnë rëndësinë e mbajtjes nën kontroll të sheqerit në gjak, si dhe fillimi sa më herët i trajtimit të sëmundjes për të shmangur komplikacionet e mëtejshme. Përveç pjesës së ndryshimeve të stilit të jetesës (si dieta e humbjes së peshës nëse jeni mbi-peshë apo obez si dhe ushtrimet për të normalizuar sheqerin në gjak), udhëzimet gjithashtu inkurajojnë mjekët të përshkruajnë në recetë mjekimin “metformin” në kohën e diagnostikimit.
Gjatë trajtimit të sëmundjes, njerëzit me diabet shpesh kanë nevojë për mjekime për të adresuar rezistencën e insulinës si dhe të reduktojnë rrezikun për sëmundjet e zemrës dhe gjendjeve të tjera që lidhen me diabetin.
Monitorimi i sheqerit në gjak
Te njerëzit e shëndetshëm deri në moshën 40 vjeç, një nivel normal i HbA1c është rreth 5%, duke përfaqësuar një nivel mesatar 97. Megjithatë rangu i HbA1c që konsiderohet normal shkon deri në 6%, që do të thotë 126 mg/dL. Këto nivele normalisht rriten me kalimin e moshës. ADA rekomandon që shumica e njerëzve që diagnostikohen me diabet synojnë një nivel HbA1c më pak se 7%. Ky qëllim duhet të individualizohet, megjithatë. Për shembull, nivelet e larta kanë kuptim për njerëzit të cilët janë në një moshë të vjetër ose kanë probleme serioze shëndeti, si kanceri, të cilat mund të limitojnë jetëgjatësinë e tyre.
Diabeti është një sëmundje progresive.
Nivelet e HbA1c duhet të monitorohen në zyrën e mjekut çdo 3 muaj derisa qëllimi për më pak se 7% të arrihet (testimi mund të bëhet edhe çdo 6 muaj në një pikë të caktuar). Kurdo që nivelet e HbA1-së të rriten në 7% apo më shumë, dozat e mjekimit janë përshtatur dhe mjekimet mund të shtohen në bazë të nevojave tuaja. Njerëzit me tipin 2 të diabetit mund të kenë nevojë të kontrollojnë nivelin e sheqerit në shtëpi. Pra çpimi pakëz i gishtit tuaj për të marrë pak gjak për t’ju nënshtruar një testi (pajisjeje) që lexon nivelet tuaja të glukozës. Pajisja e vetë-monitorimit mat nivelet e glukozës vazhdimisht nëpërmjet një kateteri të vogël (tubi) që vendoset nën lëkurë, por të tilla pajisje janë të nevojshme vetëm për njerëzit të cilët kanë tipin 1 të diabetit, për të monitoruar vazhdimisht sheqerin në gjak-të paktën 4 herë në ditë. Jo çdokush me diabet ka nevojë për vetë-monitorimin e niveleve të sheqerit në gjak. Megjithatë, njerëzit që marrin insulinë duhet të testojnë vazhdimisht sheqerin në gjak, të paktën 1 herë në ditë. Një monitorim i tillë ju ndihmon të rregulloni orën dhe sasinë e dozave të insulinës, të cilat duhet të rregullohen në bazë të marrjes së ushqimit, ushtrimeve ose niveleve të sheqerit në gjak.
ABC-ja e kontrollit të diabetit
Për shkak se diabeti rrit rrezikun për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës nga 4-5 herë më shumë sesa njerëzit që nuk e kanë këtë sëmundje, ju duhet t’i kushtoni rëndësi dhe faktorëve të tjerë që mund t’ju vënë në rrezik të madh për shfaqjen e problemeve kardiovaskulare.
Këto shpesh referohen si ABC-ja:
-Testi i Hemoglobinës A1c
-Presioni i gjakut
-Kolesteroli
Nivelet optimale të presionit të gjakut dhe kontrollit të kolesterolit për njerëzit me diabet janë më të ndërlikuara sesa te njerëzit pa këtë sëmundje. Lajmi i mirë është që ndryshimet e stilit të jetesës- humbja e peshës në veçanti- për të përmirësuar nivelet e sheqerit në gjak, mund të sjellin efekte pozitive në vlera të tjera.
Treguesit ABC për shumicën e njerëzve me diabet
HbA1c | Më pak se 7% |
Presioni i gjakut | Më pak se 130/80 mm Hg |
Kolesteroli i keq (LDL) | Më pak se 100 mg/dL |
Kolesteroli i mirë (HDL) | Më shumë se 40 mg/dL te meshkujt ose 50 mg/dL te femrat |
Të dini nivelet e sheqerit në gjak gjithashtu mund t’ju mbrojë që të mos arrini në atë pikë ku nivelet janë shumë të ulëta (e njohur si hipoglicemia). Disa mjekime të caktuara orale diabetike, veçanërisht “Sulfonylureas” ose “Glinidet”, gjithashtu mund të shkaktojnë nivel sheqeri të ulët në gjak, kështu që njerëzit që i marrin ato duhet të testojnë edhe nivelet e sheqerit në gjak. Nëse ju nuk merrni insulinë ose asnjë nga këto mjekimet e tjera, vetë-monitorimi mund të jetë i dobishëm për të treguar si po ja dilni. Doktori juaj mund t’ju ndihmojë të përcaktoni sa shpesh dhe kur duhet të kontrolloni nivelet e sheqerit në gjak. Secila nga situatat e mëposhtme mund të kërkojë testim më të shpeshtë:
-Nivel i lartë i sheqerit në gjak gjatë diagnozës
-Humbje e peshës apo shtim në peshë (kohët e fundit)
-Të ushtroheni më shpesh ose më pak se zakonisht
-Një ndryshim në mjekimet e diabetit
-Sëmundje, si virus gastrointestinal
Përdorimi i matësit të glukozës
Matësit e glukozës janë pajisje standarte për shumë njerëz me diabet. Një pikë e vogël gjaku nga çpimi i gishtit, është e gjitha që ju duhet për të përdorur matësin. Shumë njerëz e marrin me anë të pajisjeve të ndryshme, ku thjesht vendos gishtin me një të shtypur të butonit. Këto pajisje në përgjithësi nuk shkaktojnë dhimbje dhe e bëjnë punën e tyre brenda disa sekondash. Ju vendosni mostrën e gjakut në një test special plastik që është i vendosur në ose gjendet brenda matësit, i cili mat glukozën. Për të siguruar saktësi , duhet të përdorni fijet që janë të dizenjuara posaçërisht për matësin që po përdorni. Periodikisht, është shumë e rëndësishme që të kontrolloni saktësinë e matësit tuaj duke krahasuar rezultatet me një test laboratorik ose me rezultatet e një matësi tjetër të kalibruar në zyrën e doktorit.
Shumë nga matësit janë të vegjël dhe mjaft praktikë. Nëse keni probleme me shikimin, ndoshta do të ishte më mir të merrnit një matës me pamje më të madhe dixhitale, ose matës me zë. Koha e përpunimit varion nga modeli në model, por shumica duan rreth 15 sekonda për të nxjerrë rezultatet. Pajisje të caktuara kërkojnë më shumë gjak se sa të tjerat, dhe shumë matës kanë memorie që ruajnë rezultatet e testeve tuaja. Modelet më të sofistikuara mund të ruajnë infomacion nga rezultatet e glukozës dhe dozat e insulinës si dhe mund të regjistrojnë të dhëna për ushtrimet dhe dietën që do të ndiqni.
Të bëni kërkimet tuaja
Disa plane të shëndetshme mbulojnë vetëm disa modele të veçanta të matësit të glukozës, kështu që konsultohuni në fillim përpara se ta porosisni një. Kini parasysh që çdo gjë e ka një kosto, sidomos në rastin e vetë-kontrollimit. Pyesni kompaninë tuaj të sigurimit se cilat kosto mund të mbulojë. Një burim i mirë është gjithashtu dhe ADA “Annual Resource Guide for Diabetes Supplies”, të vlefshme me antarësimin në organizatë. Nuk ka rëndësi se çfarë pajisje do të zgjidhni, ekipi mjekësor do t’ju shpjegojë si t’a përdorni si duhet dhe do t’ju japë shumë udhëzime të tjera. Duke mbajtur shënim rezultatet e testeve tuaja të gjakut, ju mund të kuptoni se sa mirë po e menaxhoni diabetin dhe cilat janë përshtatjet që mund t’i bëni planit tuaj të trajtimit.
Përdorimi i një matësi të glukozës
Njerëzit me diabet zakonisht përdorin një pajisje lançuese për të marrë një mostër gjaku, i cili më pas vendoset në një shirit special që vendoset ose gjendet brenda matësit. Matësi dixhital ju jep të dhënat brenda disa sekondash. Mund të gjeni shumë lloje matësish të glukozës dhe të gjitha janë të sakta dhe të besueshme nëse përdoren si duhet.
Parandalimi i komplikacioneve
Nivelet e larta të sheqerit në gjak mund të dëmtojnë shëndetin tuaj në shumë mënyra-dhe sa më i lartë niveli i sheqerit në gjak përgjatë një kohe të caktuar-aq më të mëdha janë rrisqet për zhvillimin e komplikacioneve. Komplikacionet afatgjatë që shfaqen nga diabeti ndahen në tre kategori:
-Sëmundjet mikrovaskulare që ndikojnë enët e vogla të gjakut (si ato në sy dhe veshka).
-Dëmtimin e nervave (neuropati) që shpesh prek këmbët. Gjithashtu dëmton funksionin automatik të sistemeve të ndryshme të organeve përfshirë zorrët, fshikëzën dhe zemrën, që eventualisht rezultojnë në probleme me tretjen, aritmi apo disfunksionim seksual.
-Sëmundjet kardiovaskulare ndikojnë në enët e mëdha të trupit, duke çuar në sëmundje zemre, goditje dhe bllokim të arterieve.
Të mbani nivelet e sheqerit në gjak në rang normal ose të paktën sa më afër tij, ndihmon në parandalimin e sëmundjeve mikrovaskulare dhe dëmtimit të nervave. Ekspertët mendojnë që kontrolli i shpeshtë i sheqerit në gjak, ju ndihmon të parandaloni sëmundjet makrovaskulare, meqënëse ky është një rast për njerëzit me tipin 1 të diabetit. Dhe mund të jetë një ndihmë për ata që sapo janë diagnostikuar.
Benefitet e kontrollit vigjilent të sheqerit në gjak
Në 1970, studiuesit lançuan studimin e “United Kingdom Prospective Studies”, një studim që përfshiu rreth 3367 njerëz që sapo ishin diagnostikuar me diabet, për të parë nëse kontrolli i imtësishëm i sheqerit në gjak, ndihmonte në lehtësimin e komplikacioneve nga sëmundja.
Pjesëmarrësit u përzgjodhën rastësisht për të marrë ose një terapi konvencionale (dietë) ose terapi intensive (dietë plus mjekime), për të kontrolluar nivelet e sheqerit në gjak. Pjesëmarrësit në grupin e terapisë konvencionale u takuan me dietologun çdo 3 muaj për këshilla se si ta mbajnë peshën e tyre në nivelet normale; ata morën mjekime vetëm nëse niveli i glukozës (fasting) në gjak arrinte në një nivel shumë të lartë 270 mg/dL. Ata në terapinë intensive morën këshilla dietike, plus mjekime “sulfonylurea” ose insulinë, dhe për njerëzit mbipeshë “metforminë”. Përgjatë 10 viteve, grupi i terapisë konvencionale kishte një mesatare të HbA1c prej 7.9%, ndërsa grupi i terapisë intensive kishte një mesatare të HbA1c prej 7.0%- dhe kjo përmirësoi kontrollin e sheqerit në gjak duke çuar rrjedhimisht në më pak shanse për shfaqjen e komplikacioneve. Për shembull, grupi i terapisë intensive kishte 25% më pak rrisk për zhvillimin e komplikacioneve mikrovaskulare, si probleme me sytë apo veshkat. Mbi të gjitha, njerëzit në këtë grup kishin më pak shanse për zhvillimin e problemeve me zemrën.
Më e rëndësishmja, këto benefite vazhduan për rreth një dekadë pas përfundimit të studimit fillestar, pasi u demostrua si një studim 10-vjeçar i publikuar në “The New England Journal of Medicine” në 2008. Studiuesit pyetën rreth 3277 pjesëmarrës të riktheheshin për vizita vjetore por mesa duket nuk arritën dot të mbanin vijueshmërinë e terapisë. Gjatë 5 viteve, studiuesit intervistonin pjesëmarrësit me anë të pyetësoreve.
Brenda një viti, diferenca e niveleve të HbA1c te të dy grupet u zhduk. Por sërish rreziku për shfaqjen e komplikacioneve vazhdonte të mbetej i ulët-një fenomen të cilët shkencëtarët e quajtën “Efekti legacy”. Sërish nuk është e qartë pse kjo ndodhte. Ekspertët kanë teori që nivelet e larta të sheqerit në gjak në periudhë afatgjatë çojnë në një “ndërtim” substancash që ngadalë dëmtojnë enët e gjakut, dhe efekti është i pakthyeshëm. Kontrolli intensiv i sheqerit në gjak mund të parandalojë që këto substanca të akumulohen, duke vonuar dëmtimin.
Një në nga tre studimet, studim i ACCORD (Action to Control Cardiovascular Risk in Diabetes) përfshiu më shumë se 10,000 njerëz. U dizenjua për të testuar tre mënyra të mundshme për të rriturit me diabet për të ulur rrezikun e tyre për atak zemre dhe goditje: Ndërhyrje për të ulur presionin e gjakut, uljen e niveleve të kolesterolit me fibrate dhe statinë, dhe një kontroll i ngushtë i sheqerit në gjak. Por studimi mbi sheqerin në gjak u ndalua në shkurt të 2008, pasi një analizë preliminare, zbuloi një rrezik 22% më të lartë vdekjeje ndërmjet pjesëmarrësve në trajtimin intensiv (atyre ku qëllimi për HbA1c ishte nën 6%) krahasuar me grupin e kontrollit (ku targeti ishte 7% deri në 7.9%). Megjithëse arsyeja pse norma e vdekshmërisë është kaq e lartë është akoma e paqartë, autorët e studimit spekulojnë që mund të ketë ardhur si pasojë e faktit që sa shpejt u reduktuan nivelet e HbA1c ose nga interferimet e ndryshme që ndodhën ndërmjet mjekimeve.
Kështu që përderisa qëllimi i terapisë intensive është që të ketë një nivel HbA1c më të ulët se 7%, dhe të reduktojë rrezikun mikrovaskular, ndoshta dhe sëmundjen makrovaskulare , synimi për një target më të ulët se 6% nuk tregon se mund të reduktojë sëmundjet makro-vaskulare dhe madje të jetë i dëmshëm. Si rezultat, tashmë doktorët përdorin një qasjë më të individualizuar që merr në konsideratë moshën e një personi, gjendje të tjera shëndetësore dhe profilin mjekësor, në përpjekje për të arritur një target të glukozës afër normales, rreth 7%.
Një qasje ekipi
Ju jeni personi më i rëndësishëm i përfshirë në trajtimin tuaj. Por vëmendja dhe këshillat e një mjeku të aftë-dhe shpesh asistenca e një ekipi profesionistësh-janë vitale për t’ju ndihmuar që të zhvilloni praktikat ditore dhe zakonet afatgjatë, të nevojshme për menaxhimin efektiv të diabetit.
Në shumë instanca, mjeku juaj mund të jetë i aftë t’ju sigurojë të gjitha ato që ju duhen për një kujdes sa më të mirë. Por nëse ju nevojitet një monitorim më afatgjatë, apo të përshtasni dietën tuaj, mjekimet dhe një regjim ushtrimesh-me siguri do t’ju duhet ndihma e një ekipi profesionistësh. Idealisht, një skuadër e tillë do të përfshinte një doktor të kujdesit primar ose një endokrinologjist i cili është i specializuar në diabet, një infermiere dhe një dietolog/e.
Profesionistë të tjerë mund të jenë ata që do t’ju duhen në rast se sëmundja shfaq komplikacione. Për shembull, diabeti ju vendos në rrezik për shfaqjen e sëmundjeve të syrit dhe verbërisë, kështu që është e rëndësishme të vizitoni një oftamologjist rregullisht. Për shkak se diabeti mund të dëmtojë nervat periferikë që sigurojnë ndjeshmëri në këmbët tuaja, kujdesi i duhur për to është esencial. Prandaj duhet të konsultoheni me një podiatrist periodikisht. Nëse përpjekjet për parandalimin e shfaqjes së sëmundjeve të veshkav apo vaskulare dështojnë, mund t’ju duhet të konsultoheni me një nefrologjist (specialist të veshkave), kardiolog, ose kirurg vaskular.
Të merreni me emergjencat diabetike
Me kujdesin e duhur, shumë njerëz me diabet mund të arrijnë të mbajnë nivelet e duhura të sheqerit në gjak sa më afër normales. Por njerëzit me sëmundjen e diabetit mund të kenë probleme të tjera serioze. Hipoglikemia, ose sheqeri shumë i ulët në gjak, është një efekt anësor i disa mjekimeve për uljen e glukozës. Në situata të rralla, niveli i sheqerit në gjak mund të arrijë nivele tejet të larta, duke shkaktuar probleme si ketoacidosis dhe hiperosmolar koma.
Simptomat e sheqerit të ulët në gjak (Hipoglikemia)
-Nervozizëm
-Dobësi
-Uri
-Marrje mendsh
-Dridhje duarsh
-Djersitje
-Rrahje e shpejtë zemre
-Ndjesi të ftohti
-Irritim
-Konfuzion
-Shikim i dyfishtë
-Në disa raste të rënda, kriza madje dhe koma
Hipoglicemia
Hipoglikemia është një problem potencial për këdo që merr mjekime insulinë ose mjekime për të ulur glukozën, duke përfshirë “sulfonylureas” apo “glinidet”, qoftë vetëm ose në kombinim me mjekime të tjera anti-diabetike. Hipoglikemia mund të jetë serioze kur ndodh. Sheqeri në gjak mund të arrijë nivele të ulëta në mënyrë anormale te personat që marrin doza të larta mjekimesh krahas ushtrimeve të rënda fizike, shumë pak ushqim ose karbohidrate, një vakt i vonuar apo i munguar, ose një kombinim i këtyre faktorëve. Eshtë e rëndësishme që njerëzit me diabet dhe ato që jetojnë dhe punojnë me to, të mësojnë si të njohin dhe të kuptojnë hipoglikeminë, kështu që mund të parandalohet dhe të trajtohet përpara se të bëhet kërcënuese për jetën.
Të kuptoni shenjat
Shumë ekspertë e lidhin reaksionin hipoglicemik me nivelet e sheqerit në gjak poshtë 60 mg/dL, por është e vështirë të pikasim një nivel në të cilin simptomat e hipoglikemisë do të ndikojnë te individi sepse secili person përgjigjet në mënyrë të ndryshme. Për shembull, niveli juaj i sheqerit në gjak mund të bjerë poshtë 40 mg/dL, pa shkaktuar asnjë simptomë, ndërkohë që dikush tjetër mund t’i vërë re simptomat në një nivel më tjetër. Eventualisht, ju ndoshta mund të mos përjetoni palpitacione, djersitje apo ankth, që e karakterizojnë sëmundjen. Disa njerëz e zhvillojnë sëmundjen, pa përjetuar asnjë simptomë të dukshme, edhe kur nivelet e sheqerit në gjak janë shumë të ulëta.
Sheqeri i ulët në gjak zakonisht vendos “një alarm” në shumë sisteme organesh. Truri, i cili mbështetet te glukoza për të funksionuar, është veçanërisht i ndjeshëm nga deprivimi i sheqerit. Shenjat e para të hipoglikemisë karakterizohen nga një sulm ankthi për shkak të mungesës së sheqerit në gjak, ku kjo e fundit stimulon sistemin nervor autonomik. Epinefrina (e njohur gjithashtu si adrenalina) sekretohet, duke shkaktuar djersitje, nervozizëm, dridhje, palpitacione, rrahje të shpejta zemre dhe shpesh uri. Clirimi i epinefrinës është një përgjigje korrektive ndaj hipoglikemisë, jo vetëm për shkak se ju sinjalizon të hani por edhe për shumë arsye të tjera. Nëse hipoglikemia nuk trajtohet shpejtë, mund të përkeqësohet dhe të ndikojë në funksionin e trurit, duke çuar në shikim të turbullt, konfuzion dhe shumë efekte të tjera.
Një rënie e mëtejshme e niveleve të sheqerit në gjak ose dështimi për ta trajtuar një gjendje të tillë, mund të çojë në kriza ose madje dhe vdekje. Një episod i hipoglikemisë në momentin që po ngisni makinën, mund të shkaktojë një aksident të rëndë, sidomos nëse e keni shtyrë trajtimin, duke menduar që mund ta lini për më vonë. Mos rrezikoni: Ndaloni dhe merrni diçka të ëmbël menjëherë nëse nuk keni asgjë në makinë.
Jo të gjithë përjetojnë të njëjtat simptoma, dhe mund të jetë e vështirë për të bërë diferencën ndërmjet hipoglikemisë dhe ankthit gjatë një problemi të caktuar. Bllokuesit beta (që përdoren për të trajtuar presionin e lartë të gjakut dhe sëmundjet e zemrës), mund të “maskojnë” simptomat e hershme dhe të rezultojnë në një hipoglikemi më të rëndë. Ja pse doktorët shpesh shohin për alternativa të bllokuesve beta te njerëzit me diabet. Alkooli gjithashtu mund të maskojë simptomat e hipoglikemisë, dhe kjo është një arsye pse duhet ta konsumoni me kujdes dhe përgjegjshmëri. Nëse hipoglikemia ndodh gjatë gjumit, të dhënat e vetme mund të jenë pizhamat e lagura (nga djersa), makthe gjatë natës ose një dhimbje e padurueshme në momentin e zgjimit. Eshtë e rëndësishme që të jeni në dijeni për këto shenja të hershme dhe të dini se cilat nivele të sheqerit në gjak “zgjojnë” hipoglikeminë. Parandalimi i hipoglikemisë është më mirë se ta trajtoni atë. Nëse ju po merrni insulinë, mund të përjetoni hipglikemi në një moment të caktuar, më së shumti për shkak të një ndryshimi në mënyrën e ushqyerjes, si shmangia e një vakti. Por nëse ju e teproni me alkoolin, keni parregullsi në zakonet ushqimore, ose keni sëmundje veshkash ose mëlçie, ju me pak fjalë jeni në rrezik.