Diabeti Mellitus është një sëmundje kronike dhe shfaqet kur pankreasi nuk prodhon insulinë ose prodhon sasi të pakët insuline. Insulina, hormoni që prodhohet nga pankreasi, lejon glukozën të hyjë në qelizat e trupit, duke na dhënë energjinë e nevojshme për të punuar, dhe për të jetuar normalisht, pra është vitale për jetën.
Niveli normal i glicemisë esëll në gjak është 70-110 mg/dl dhe dy ore pas ngarkesës me glukozë 140 mg/dl .
Përqindja e personave të prekur nga diabetit mellitus (apo diabeti i sheqerit) po rritet në të gjithë botën.
Personat me faktor rreziku për diabet janë:
Personat mbipeshë dhe obezë
Personat që bëjnë jetë sedentare
Personat me histori familjare me diabet
Femrat që kanë lindur fëmijë mbi 4 kg ose kanë patur në shtatzanitë e mëparshme diabet shtatëzënie
Personat që vuajnë nga HTA (Hipertension arterial)
Personat me probleme kardiovaskulare
Personat që janë diagnostikuar më parë me prediabet
Femrat me mikrokiste në vezore
Personat që trajtohen me medikamente që rrisin nivelin e glicemisë në gjak
Mjekët vlerësojnë nëse ka komplikacione akute ose kronike nga diabeti.

Në momentin e diagnostikimit të diabetit:
50 % e personave kanë edhe sëmundje të zemrës
20 % kanë retinopati diabetike (dëmtime të syve)
8-10 % kanë nefropati (dëmtime të veshkave) apo neuropati(dëmtime të nervave)
20 % kanë retinopati diabetike (dëmtime të syve)
8-10 % kanë nefropati (dëmtime të veshkave) apo neuropati(dëmtime të nervave)
Referuar të dhënave të Federatës Ndërkombëtare të Diabetit të vitit 2014, në botë janë rreth 387 milion persona të prekur nga kjo sëmundje. Një në 12 persona ka diabet. Pra, rreth 46 % e njerëzve në botë, që kanë diabet, janë ende të padiagnostikuar.
Numri më i madh i pacientëve që vuajnë nga diabeti i përket grupmoshës 40-59 vjeç.