Diabeti i sheqerit është në fakt një sëmundje e vetme, dhe karakterizohet nga çrregullimi i prodhimit të insulinës.
Diabeti ndahet në dy tipe kryesore: diabeti mellitus, tipi 1 dhe diabeti mellitus tipi 2. Përveç këtyre tipeve të diabetit ka edhe forma të tjera që janë: Diabeti gestacional (diabeti qe shfaqet gjatë shtatzënisë) dhe forma të tjera specifike. Diabeti i shtatzënisë, tip diabeti që shfaqet gjatë shtatzanisë. Ai ndodh në 2%-5% të grave shtatzëna dhe mund të avancojë ose të zhduket pas lindjes. Diabeti i shtatzanisë është plotësisht i kurueshëm por kërkon një mbikëqyrje të rreptë mjekësore gjatë shtatzanisë. Rreth 20%-50% e grave të prekura zhvillojnë diabet të tipit të dytë apo kanë rrezik të lartë për të bërë diabet tip 2 më vonë në jetë. Gratë shtatzëna duhet të kontrollojë gjithmonë gliceminë, sidomos nëse në familje ka një diabetik.
Tek diabetikët tip 1 sëmundja shfaqet në moshat e reja dhe karakterizohet nga mungesa apo deficienca absolute e insulinës.
Diabeti tip 1 haset në rreth 10-15 për qind të të sëmurëve me diabet. Edhe në vendin tonë diabet tip 1 haset deri në 10 % të rasteve me diabet. Ai shkaktohet nga mungesa totale e prodhimit të insulinës. Pacientët me Diabet tip 1, nuk mund të jetojnë pa insulinë, ndaj ky tip diabeti është quajtur insulinovartës.
Diabeti tip 1 takohet kryesisht tek fëmijët dhe moshat e reja. Ky tip diabeti zhvillohet në përgjithësi papritur, shpejt, zakonisht mbas ndonjë gjendje virale, zbulohet me lehtësi, sepse shoqërohet me shenjat klinike karakteristike, që e shqetësojnë të sëmurin dhe e çojnë te mjeku apo e detyrojnë të bëjë analizat.
Në diabetin tip 2 që përbën grupin më të madh të pacienteve, sëmundja shfaqet në moshat me të mëdha mbi 35-40 vjeç dhe karakterizohet në stadet e para nga rezistenca në veprimin e insulinës. Kanë predispozitë gjenetike, do të thotë personat që kanë të afërm me diabet tip 2, sidomos të brezit të parë, kanë rrisk më të madh që gjatë jetës të zhvillojnë po të njejtin tip të diabetit. Ai haset në rreth 90 për qind të rasteve me diabet. Në këtë tip diabeti kemi prodhim jo në sasinë e duhur apo në kohën e duhur të insulinës. Diabeti tip 2 shfaqet zakonisht pas moshës 40 vjeç, por ai po haset gjithnjë dhe me shpesh edhe tek fëmijët dhe të rinjtë me mbipeshë dhe obeze. Ai përparon shumë ngadalë, shpesh herë i heshtur, pa treguar shenja për shumë vjet me radhë dhe zbulohet më me vështirësi. Ky tip diabeti nuk kërkon mjekim me insulinë por kërkon “zbllokimin” e insulinës së trupit nga faktorët që e pengojnë atë të veprojë, si mbipesha, obeziteti. Edhe mënyra e të ushqyerit dhe ajo e jetesës, janë ndër faktorët që ndikojnë në krijimin dhe zhvillimin e sëmundjeve diabetike.
Cilët janë shenjat e para të diabetit dhe masat parandaluese të sajShenjat e diabetit janë:
-Etje e shtuar, pra pirje uji në sasi të madhe
-Urinim i shpeshtë/dhe në sasi të madhe ditën dhe natën
-Tharje goje
-Shtim oreksi, por që shoqërohet me humbje peshe
-Lodhje më tepër se zakonisht
-Dhimbje stomaku
-Shikim i mjegullt
-Mungesë e theksuar përqendrimi
-Mpirje e duarve ose e këmbëve
-Plagë të ndryshme që mezi mbyllen
-Infeksione të ndryshme.
-Nuk duhet harruar asnjëherë se në shumicën e rasteve, diabeti tip 2 mund të mos shfaqë fare shenja, mund të rrijë i heshtur për vite me radhë, dhe vetëm kur sëmundja e diabetit ka përparuar, shfaqen një sërë shenjash klinike, të cilat janë tipike dhe lehtësojnë shumë zbulimin e diagnozën e saj.
Të flasësh për shenjat e para ka kuptim kryesisht për diabetin tip 2. Personat obezë kalojnë në një fazë që quhet prediabet, që i paraprin asaj të shfaqjes së diabetit që mund të zgjasë 5 deri në 7 vjet. Ndërhyrja në këtë fazë, duke përmirësuar mënyrën e jetesës, apo si quhet ndryshe stilin e jetesës, parandalon apo shtyn në kohe shfaqjen e diabet.
Mungesa e aktivitetit fizik, kequshqyerja, konsumimi i ushqimeve me përmbajtje të lartë të yndyrave dhe sheqernave të thjeshta, lëngjeve me sheqer dhe alkoolit në sasira të mëdha, shoqëruar me shtim në peshë dhe obezitet në personat që kanë edhe predispozitat gjenetike, janë elemente që mund të korrigjohen në fazën e prediabetit dhe përmirësojnë ecurinë e sëmundjes kur ajo është shfaqur.
Sipas raportit vjetor të statistikave Në Shqiperi çdo vit, numri i personave me diabet rritet me rreth 3000, e këtu nuk përfshihen personat e padiagnostikuar. Aktualisht në Shqipëri janë rreth 65.000 diabetikë. Ajo që po ndodh është se sot po diagnostikohen shumë më tepër mosha të reja me diabetin tip 2, ai që dikur quhej si diabeti i të rriturve. Ky lloj diabeti po haset sot në moshat 20-30 vjeçare, por ka edhe raste në moshë fëminore, ndaj dhe ky është problemi më i madh. Në rastin e diabetit tip 1, në njëfarë mënyre personi është i predispozuar që do të bëjë këtë tip diabeti dhe, në një moment të caktuar kur përputhen edhe faktorë të tjerë, diabeti shpërthen. Ndërsa për diabetin tip 2 ne kemi shumë në dorë për ta parandaluar. Ne po hasim sot persona me këtë diabet, që nuk kanë anamnezë familjare për diabet. Pra ndryshimi i mënyrës së jetesës së tyre ka sjellë që të shfaqet diabeti .Diabeti për fat të keq po kthehet në një “pandemi” globale. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë Diabeti prek rreth 5% qind të popullsisë së botës dhe numri i të sëmurëve është vazhdimisht në rritje, duke u dyfishuar çdo dhjet vjet. Në botë sot numërohen 200 milion diabetikë dhe në vitin 2025 mendohet të jenë 330 milionë diabetikë, apo 6,3 % e popullsisë së botës. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Diabeti shkakton çdo vit 5% të vdekjeve globale dhe mendohet se vdekjet nga diabeti në 10 vitet e ardhshme do të rritet me 50%. Mjafton të nënvizohet fakti i publikuar së fundmi që në çdo 10 sekonda në botë shtohen dy njerëz të tjerë me diabet dhe se çdo 10 sekonda vdes një njeri nga shkaqe që lidhen me diabetin. 80% e njerëzve me diabet jetojnë në vendet me të ardhura të pakta dhe të mesme dhe mendohet se vdekjet nga diabeti në 10 vitet e ardhshme në këto vende do të rritet me 80%. Në vendet e zhvilluara diabeti dhe numri më i madh i diabetikëve haset në mosha mbi 65 vjeç. Ndërsa në vendet në zhvillim diabeti dhe numri më i madh i diabetikëve haset në moshat 45-64 vjeç, por vitet e fundit diabeti tip 2 po takohet më shpesh edhe në moshat 30-40 vjeç. Pikërisht këtu qëndron edhe rreziku i diabetit që po prek moshat që janë aktive për punë. Sipas raportit vjetor të statistikave kombëtare për diabetin nga “Centers for Disease Control and Prevention”, 9.3% e amerikanëve vuajnë nga tipi 1 ose 2 i diabetit-më shumë se 29 milion njerëz!
Në fakt, është shkaku i shtatë më i zakonshëm i vdekjeve në SHBA. Kjo sëmundje gjithashtu mund të çojë në të tjera probleme serioze të shëndetit, duke përfshirë verbim, çrregullime të nervave, sëmundje të veshkave dhe sëmundje zemre.
Disa këshilla për personat e prekur nga diabeti
Personave me diabet apo prediabet ju këshillohet aktivitet fizik nëpërmjet ushtrimit të sporteve të ndryshme. Ata që nuk mund të ushtrojnë sport apo moshat e vjetra, rekomandohet ecje prej të paktën 45 minuta, 3-4 herë në javë.
Ndryshimi i mënyrës së ushqimit, duke kufizuar ushqimet me përmbajtje të lartë të yndyrave shtazore, me përmbajtje të lartë të kolesterolit, kufizimin e sheqernave, janë disa nga masat e tjera parandaluese.
Ushqime që përmirësojnë rezistencën e insulinës
Një dietë e shëndetshme është shumë e rëndësishme për këdo, por sidomos për diabetikët. Shumë ushqime që ne konsumojnë kthehen në glukozë (sheqer), të cilën trupi e përdor për energji gjatë metabolizmit të karbohidrateve, proteinave dhe yndyrnave. Kur pankreasi dështon për të prodhuar hormonin e insulinës, sheqeri në gjak nuk mund të shkojë dot në qelizat e trupit.
Ushqimet që luftojnë gjendjen e diabetit
Fatmirësisht mund ta luftoni këtë gjendje, me disa ndryshime të vogla dietike. Ushqimi është një mjekim i rëndësishëm për shumë njerëz diabetikë. Ajo çfarë ju hani mund të bëjë diferencën në përmirësimin e gjendjes ose ta përkeqësojë akoma dhe më shumë.
Çfarë ushqimesh duhet të shmangin diabetikët?
Janë disa ushqime si proshuta, patatet e skuqura dhe produket e bulmetit. Një person me diabet duhet të qëndrojë larg ushqimeve të përpunuara sidomos karbohidratet e rafinuara.
Për shembull, pica në darkë duhet evituar. Ushqime të tjera me indeks të lartë glicemik që diabetikët duhet të shmangin janë patatet e bardha, orizi i bardhë, ëmblësirat, soda, shumë produkte drithërash dhe më së fundmi sheqeri vetë.
Konsumimi i alkoolit dhe kafeinës gjithashtu duhet të limitohet.
Frutat që kanë nivelin e lartë të sheqerit natyral si bananet, pjeshkët dhe nektarinat gjithashtu duhen shmangur.
Në vend të kësaj, ju duhet të fokusoheni në ushqimet me glicemi të ulët që kontrollojnë nivelet e sheqerit në gjak.
Dieta më e mirë anti-diabet duhet të përfshijë ushqime natyrale, të plota, plot me ushqyes që përmbajnë antioksidantë dhe veti anti-inflamatore, si dhe ndihmojnë në detoksifikimin e trupit. Pra cilat ushqime janë të duhurat për një trajtim natyral diabeti?
Perimet jeshile: “Superheronjtë” në pjatën e diabetikëve
Perimet jeshile janë të mbushura me vitamina, minerale dhe antioksidatë. Ato janë ushqime që kanë indeks të ulët glicemik, që do të thotë që ndihmojnë në stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak. Studiuesit besojnë që një mangesi në magnez redukton prodhimin e insulinës dhe rrit rezistencën e insulinës.
– Brokoli, Spinaqi dhe Lakra jeshile
Këto së bashku me zarzavate të tjera jeshile janë burime të pasura të magnezit dhe mund të ndihmojnë në luftimin e komplikimeve të mungesës së magnezit. Këto perime të gjelbra janë gjithashtu burime të mira të fibrave dietike, acideve yndyrore omega-3 dhe antioksidantëve, si vitamina A, vitamina C, vitamina E dhe zinku. Provat tregojnë që perimet jeshile janë ushqimet më të mira për të luftuar gjendjen e diabetit. Në një meta-analizë të 2014 të publikuar në gazetën “BMJ Open”, studiuesit zbuluan që konsumimi i perimeve jeshile mund të ulë në mënyrë drastike rrezikun për tipin 2 të diabetit. Brokoli, në vecanti përmban kimikate specifike që ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit të enëve të gjakut në diabetikët. Në një studim të publikuar në gazetën “Diabetes” në 2008, studiuesit zbuluan që sulforani në brokoli promovon prodhimin e enzimave mbrojtëse që kufizojnë dëmtimin e qelizave të shkaktuar nga diabeti. Sëmundja e zemrës është numri 1 i shkakut të vdekjeve për diabetikët, dhe gjendjes si goditjet apo sulmet e zemrës janë të lidhura gjerësisht me dëmtimin e enëve të gjakut. Rritja e konsumimit të perimeve, reduktojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare te diabetikët.
– Filizat e Brokolit
Këto gjithashtu janë ushqime të rëndësishme që luftojnë gjendjen e diabetit. Sulforani në filizat e brokolit janë 20 herë më të fuqishme se brokoli. Në një studim të 2012 të publikuar në “International Journal of Food Sciences and Nutrition”, pluhuri i filizave të brokolit në mënyrë të konsiderueshme përmirësonte rezistencën e insulinës në tipin 2 të pacientëve diabetikë.
Studimi vëzhgoi 63 diabetikë gjatë një muaji provë. Një tjetër provë 4 javore nga 2011 zbuloi që ky pluhur reduktonte stresin oksidativ në pacientët me tipin 2 të diabetit. Sulforani gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në procesin natyral të trupit për detoksifikim.Fito-kimikatët ndihmojnë enzimat në transformimin e kimikateve kancerogjene shkatërruese në substance që janë të lehta për t’u eliminuar.
– Swiss Chard, Kale, lakra jeshile, Arugula dhe Marule
Këto janë perimet jeshile që janë të mbushura plot me ushqyes që ndihmojnë në luftimin e gjendjes së diabetit.
9 erëza dhe barna që reduktojnë diabetin në një mënyrë të shëndetshme
– Shafrani dhe kanella
Cilat erëza dhe barna mund të sjellin benefite në pacientët me diabet? Ju sërish mund të kënaqeni duke ngrënë, pa konsumuar ushqime me indeks të lartë glicemik dhe sheqerna. Janë dy erëza që janë vecanërisht të rëndësishme për diabetin. Janë kanella dhe shafrani. Studimet kanë mbështetur që kanella (Cinnamomum cassia) është një erëz e rëndësishme që ndihmon në reduktimin e niveleve të sheqerit në gjak. Në një meta-analizë të vitit 2013 të publikuar në gazetën “Annals of Family Medicine”, studiuesit zbuluan që kanella reduktonte sheqerin në gjak. Kanella gjithashtu shfaqte efekte kardiovaskulare. Reduktoi kolesterolin total, kolesterolin e keq, nivelet e triglicerideve dhe rriti kolesterolin e mirë HDL. Meta analiza përfshiu 10 prova të kontrolluara të rastësishme me 543 pacientë diabetikë, duke marrë ndërmjet 120 miligramëve në 6 gramë për dozë kanellë për 4-18 javë kohëzgjatje. Po për shafranin (Curcuma longa)? Eshtë përdorur në mjekësinë Ayurvedike dhe mjekësinë tradicionale kineze për shekuj me rradhë. Njihet si barnë detoksifikuese për mbrojtjen e mëlcisë, gjithashtu është e njohur për përmbajtjen e fuqishme anti-inflamatore. Shafrani përmban një përbërje bioaktive, “curcumin” që është përgjegjëse për aftësinë anti-oksiduese dhe anti-inflamatore. Sipas një studimi të publikuar në “Molecular Nutrition & Food Research” në 2013, curcumina redukton inflamacionin dhe parandalon rezistencën e insulinës-ku më pas vijojnë probleme të tjera si sëmundja e mëlcisë dhe arterioskleroza. Curcumina dhe suplementimi i shafrant ka ulur stresin oksidativ në minjtë diabetikë brenda studimeve të tjera.
Si mund ta përfshini shafranin dhe kanellën në vaktet e juaja anti-diabetike? Erëza është përfekte për shumë pjata indiane, vezë, tofu, gjellëra me oriz kaf dhe supë me perime ose mund t’i përzieni me perime. Kanella është një erëz shumë e mirë për ta spërkatur në fruta ose në petulla me boronicë. Shafrani ose kanella janë gjithashtu erëza ideale për një caj anti-diabetik ose smoothie.
– Fenugreek, Xhinxher, hudhër, shafrani i Indisë, xhinseng, boronicë dhe piper të kuq.
Doni të shtoni erëza të tjera anti-diabetike në vaktet e juaja? Këto janë disa trajtime të tjera herbale për diabetikët.
– 11 fruta dhe perime
Është vërtetuar se një shumëllojshmëri e gjerë e frutave dhe perimeve janë të rëndësishme për një trajtim natyral të diabetit. Ata janë të pasura me antioksidantë dhe fibra, të cilat ndihmojnë në trajtimin e diabetit në mënyrë natyrale. Në një studim të publikuar në gazetën “Diabetes Care” në 2012, studiuesit zbuluan se një dietë me shumëllojshmëri frutash dhe perimesh ndihmonin në reduktimin e rriskut të diabetit të tipit 2. Më specifikisht, boronicat, manaferrat indiane dhe gjethet e mangos janë disa nga frutat e provuar në trajtimin e diabetit.
– Boronica
Boronicat përmbajnë antocianina natyrale kimike, që stimulojnë lirimin e hormonit adiponektinës. Si rezultat, nivelet e larta të adiponektinës ndihmojnë në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak dhe rrisin ndjeshmërinë ndaj insulinës. Boronicat janë të pasura në fibra, të cilat ndihmojnë në humbjen e peshës dhe në luftimin ndaj diabetit në mënyrë natyrale.
– Manaferrat indiane (Indian Gooseberry)
Manaferrat indiane (Emblica Officinalis)njihen gjithashtu si amla apo fruit i amalakit. Konsiderohet si një nga barnat më të fuqishme në mjekësinë Ayurvedike. Fruti mund të shërojë:
-Të rregullojë nivelet e sheqerit në gjak
-Të reduktojë hipergliceminë
-Komplikimet kardiake
-Nefropatinë diabetike
dhe promovojnë funksionin e duhur të pankreasit.
Fruti i amlës është i pasur në vitaminë C dhe pëmbna antioksidantë të fuqishëm si acidi galik, acidi elagik, korilagin dhe galatanik. Pluhuri i manaferrave indiane mund të rrisë kolesterolin HDL dhe të reduktojë nivelet e kolesterolit LDL.
– Gjethet e mangos
Gjethet e mangos janë një nga ushqimet më të mira në luftimin e diabetit. Ato janë përdorur në mjekësinë kineze për shumë vite. Ato ndihmojnë në rregullimin e insulinës në gjak dhe reduktimin e niveleve të sheqerit në gjak. Çaji me gjethe mangoje është i lehtë për t’u përgatitur, thjesht zieni 3-4 gjethe mangoje në një kupë ujë dhe shijojeni.
– Mollet, rrushi, grejpfruti, luleshtrydhet, portokajt, domatet, qepët dhe kërpudhat.
9 arra, drithëra dhe fasule që luftojnë diabetin
Drithërat, arrat dhe fasulet kanë përmbajtje të ulët glicemike dhe janë ushqime esenciale që luftojnë diabetin.
– Arrat
Arrat janë mëse të mirëpritura në dietën anti-diabetike. Ato reduktojnë inflamacionin me acidet yndyrore të polisaturuara acidin alfa-linoleik. Ato gjithashtu përmbajnë veti anti-oksiduese, anti-virale, anti-kolesterolit të lartë dhe anti-kancerogjene, të cilat ndikojnë në progresin e diabetit.
Në një studim të publikuar në “Journal of Nutrition” në 2013, studiesit sugjeruan që konsumimi i lartë i arrarave mund të ulte rrezikun në tipin 2 të diabetit te gratë. Studiuesit vëzhguan rreth 58,063 femra ndërmjet moshave 52 dhe 77, dhe 79,893 femra të moshës 35-52 vjece brenda dy studimeve të mëdha. Ishin rreth 5930 raste të diabetit të tipit 2 pas një vëzhgimi 10 vjecar.
– Kuinoa, Tërshëra, Amaranth, Orizi kaf
Drithërat e plota konsiderohen si një opsion i mirë anti-diabetik dhe alternativa e drithërave të rafinuar. Kuinoa është një farë ushqyese që përmbajnë fito-kimikate, të cilat ndihmojnë në balancimin e sheqerit në gjak. Disa studime gjithashtu lidhin konsumin e quinoa-s me reduktimin e faktorëve të tjerë të lidhur me diabetikët, si niveli i kolesterolit total dhe nivelit të triglicerideve. Quinoa dhe drithërat e tjera të plota si tërshëra, amaranth, orizi kaf mund të ndihmojnë pacientët diabetikë të kontrollojnë oreksion e tyre.
– Fasulet Kanelini
Fasulet Kanelini konsiderohen si një opsion i mirë që nuk rrit nivelet e sheqerit në gjak. Ato përmbajnë sasi të mëdha të fibrave të tretshme dhe proteinave. Në përgjithësi bishtajoret konsiderohen si ushqime me indeks glicemik të ulët që luftojnë diabetin më mënyrë natyrale. Në 2012, një studim i kontrolluar i publikuar në “Archives of Internal Medicine”, konsumimi ditor i fasuleve me përmbajtje të ulët glicemike hodhi nivelet e sheqerit në gjak po aq sa drithëra e plota. Ky studim vëzhgoi 121 pacientë me tipin 2 të diabetit për një periudhë 3 mujore.
-Ushqimet e pasura proteinike anti-diabetike për mëngjes
Mëngjesi proteinik do t’ju japë energji të filloni ditën. Vezët organike, pluhuri proteinik i orizit kaf dhe gjalpi i arrive janë disa opsione të mira.
Ja si të planifikoni dietën tuaj anti-diabetike
Ja ku janë disa këshilla:
-Hani cdo 4 orë. Kjo do të ndihmojë në normalizimin e glukozës dhe niveleve të insulinës.
-Ndaloni së ngrëni të paktën 2-3 orë përpara kohës së gjumit.
-Ju mund të përmirësoni ndjeshmërinë e insulinës dhe metabolizmin e sheqerit me një regjim të përditshëm ushtrimesh. Ushtrimet e thjeshta si ecja mund të ndihmojë dhe janë një plotësim i shkëlqyer për dietën tuaj anti-diabetike.
-Eshtë më mirë të bashkëpunoni me dietologë të regjistruar për të parë cila është dieta më e përshtatshme anti-diabetike për ju.
=Ushqimet anti-diabetike
-Perimet jeshile me gjethe
-Brokoli dhe filiza brokoli: Sulforafan, minerale, antioksidantë, yndyrna esenciale dhe vitamina.
-Spinaqi: I pasur në magnez, fibra dietikë, kalori cilësore, vitamina, minerale dhe “phytochemicals”
-Zarzavatet jeshile: Të mbushura me “fitokimikate”, ushqyes dhe vitamina që përmirësojnë rezistencën ndaj sëmundjes.
-Swiss Chard: I pasur me ushqyes dhe një burim i shkëlqyer i vitaminave C,A,E , K, zink dhe kalcium, ndihmon në rigjenerimin e qelizave pankreatike që janë përgjegjëse për prodhimin e insulinës.
-Kale: Indeks i ulët glicemik dhe një burim i shkëlqyer i vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve.
-Lakra jeshile: Antihiperglicemik dhe përmban antioksidantë të fuqishëm, si dhe një burim i shkëlqyer fibrash.
-Arugula: Ushqim me kalori të ulët dhe një burim i pasur i vitaminave A,C dhe K.
-Marulja: Përmban përqëndrime të larta të kromit që ndihmon në kontrollin e niveleve të sheqerit në gjak.
=Erëzat dhe barnat herbale
-Kanella: Anti-inflamatore, antioksiduese dhe një burim i pasur i kurkuminës.
-Shafrani: Një antioksidant i fuqishëm, përmban përbërjen aktive që lufton diabetin, curcuminën.
-Fenugrek: Përmban përqëndrime të larta të fibrave të tretshme, që ngadalëson absorbimin e karbohidrateve dhe ul nivelet e sheqerit në gjak.
-Xhinxher: Indeks të ulët glicemik, parandalon prodhimin e enzimave që kontribuojnë në diabet.
-Hudhra, Cumina, Xhinseng, Boronica dhe piperi i kuq: Veti të larta anti-oksiduese, indeks i ulët glicemik dhe një përqëndrim i lartë i fitonutrientëve.
Frutat dhe perimet
-Boronicat dhe luleshtrydhet: Burime të shkëlqyera antioksidantësh, përmbajnë anti-cianinë që rregullon nivelet e sheqerit në gjak.
-Manaferra indiane: Përmbajtje të lartë vitamine C, një burim i mirë i antioksidantëve si acidi galik, acidi elagik, korilagin dhe galotanik.
-Gjethe mangoje: Një burim i mirë i vitaminave si vitamina A, B, B6, dhe C, fibrave probiotikë dhe magnez.
-Mollët: Të mbushura me fibra të tretshme.
-Rrushi, kërpudhat, portokajt, domatet dhe qepët: Burime të mira të vitaminës A dhe C, kaliumit, hekurit, folatit, licopene dhe mangezit, të cilat ndihmojnë në luftimin e diabetit në mënyrë natyrale.
Arrat, drithërat dhe fasulet
-Arrat dhe quinoa: Përmbajnë acide yndyrore të poli-të pangopura, të pasura në antioksidantë dhe kanë veti anti-virale dhe anti-inflamatore që luftojnë progresin e diabetit.
-Tërshëra, Amaranth dhe Barley: Indeks i ulët glicemik, sasi të larta të fibrave të tretshme, magnez, acide yndyrore omega-3, vitamina të rëndësishme, acid folik, zink dhe proteina.
-Orizi kaf, orizi i egër : Të mbushura me antioksidntë dhe fibra, vitamina B, karbohidrate komplekse, hekur dhe proteina që metabolizojnë yndyrnat dhe stabilizojnë nivelet e sheqerit në gjak.
-Fasulet Kanelini: Përmbajnë proteina dhe fibra dhe dërgojnë minerale esenciale anti-diabetike si kaliumi dhe magnezi.
Ushqimet e pasura proteinike
-Vezë organike, Pluhur proteinik i orizit kaf dhe gjalpë arre. Burime të pasura proteinash, të ulëta në kalori dhe karbohidrate.