DHIMBJA E STOMAKUT

DHIMBJA E STOMAKUT

 

Çdo 24 orë krijohen gjashtë deri shtatë litra lëngje në kanalin midis stomakut dhe zorrës nga gjëndrat e pështymës, stomaku, pankreasi, tëmthi dhe zorra e hollë.

Megjithëse njerëzit më të shëndoshë priren të kenë oreks më të madh, madhësia e stomakut (dhe jo madhësia e trupit) duket se ndikon ndjenjën e ngopjes gjatë dhe pas ngrënies.

Efektet stimulatore të nikotinës sjellin mbiprodhim të acidit të stomakut, duke kultivuar kështu një terren për ulcera peptike.

Inflamacioni i stomakut – gastriti – dhe ulcerat peptike janë më të përhapura në alkoolikët. Alkooli i marrë me aspirinën ose analgjezikë të ngjashëm rrit rrezikun për gjakrrjedhje nga stomaku, veçanërisht në njerëzit me ulcera të stomakut.

CFARË ËSHTË ULÇERA NË STOMAK

Ulçera është një lloj plage e lokalizuar në stomak (ulçera gastrike) ose në duoden (fillimi i zorrës së trashë). Këto dy lloj ulçerash karakterizohen nga prekja e faqes së stomakut dhe të duodenit.

Kjo “gropë” fillestare, më pas zgjerohet nga inflamacioni i cili shpesh është i dhimbshëm.
Në formën klasike (30% e rasteve) pikasim një dhimbje që i ngjan djegjes në bark, e cila e rrezaton këtë dhimbje edhe anash apo në kurriz.

Dhimbja ka ritmin e vakteve të ngrënies dhe shfaqet një çerek ore pas ngrenies. Pra, pacienti vuan pas çdo ngrenie dhe dhimbja zgjat 2-3 javë dhe më pas zhduket.

error: Nuk lejohet kopjimi!