Dhimbja dhe kruarja e veshit, ja çfarë tregojnë dhe si të kujdesemi.

Dhimbja dhe kruarja e veshit, ja çfarë tregojnë dhe si të kujdesemi.

 

Përgjithësisht pacientët me sëmundje kronike të kanalit të jashtëm, si: – pacientët me dermatit kronike, – pacientët me hiperprodhueshmëri të prodhimit të dyllit (prodhim që vjen si rezultat i kruarjes që i bëjnë veshit nga ndjesia e bllokimit të dëgjimit pas futjes së ujit), – pacientët me sëmundje kronike, si diabet, si rezultat i rënies së forcave imunitare.

Infeksioni zhvillohet me të gjitha shenjat e tij:
-ndjesia e kruarjes,
-skuqja e kanalit,
-fryrja e mureve të kanalit ,
-dhimbja,
-prodhimi i sekrecioneve purulente,
-era e keqe
Këto infeksione nuk ndodhin vetëm në stinën e verës, ka edhe pacientë që bëjnë infeksione edhe nga futja dhe bllokimi i ujit në vesh gjatë dushit. Asnjëherë kanalet e dëgjimit nuk janë anatomikisht njësoj, njeri mund të jetë më i ngushtë, me më shumë kthesa deri në daullen e veshit, ku uji mund të bllokohet dhe ky vesh mund të ajroset me vështirësi duke krijuar prirje për një infeksion të mundshëm.

Këta pacientë, duke dashur të thajnë veshin me batonetat e pambukut apo me mjete të tjera rrethanore, i hapin portën fillimit të infeksionit. Këtu futen të rritur dhe fëmijë. Kjo mund të ndodhë si në dush, ashtu edhe në plazhe, pishina, në ujëra jo shumë të pastra, por ndonjëherë edhe të pastra, pasi është pikërisht anatomia e veshit që krijon prirje.

Te pacientët me hiperprodhueshmeri të dyllit futja e ujit në vesh mund të shoqërohet me bllokim të menjëhershëm dhe zhurmë në vesh.

Infeksionet akute manifestohen për herë të parë te pacientët pas plazhit apo pishinave dhe fillojnë me ndjesinë e kruarjes së veshit pas futjes së ujit në vesh, pak ditë, maksimumi një javë pas plazhit dhe precipiton në dhimbje dhe bllokim të dëgjimit, zhurmë në vesh.

Sa më shpejt të paraqitemi të mjeku pas infeksionit të parë, aq më e lehtë është terapia. Për të kuruar infeksionin vendoset një tampon steril me garzë ose pambuk, që mbetet në vesh deri në 48 orë dhe pikohet me solucione të përbëra me antibiotikë e kortizonikë që ulin fryrjen e kanalit, mjekojnë infeksionin dhe qetësojnë dhimbjen. Njëkohësisht mund të shoqërohet terapia edhe me qetësues të dhimbjes nga goja.

Në personat me imunitet të kompromentuar dhe me sëmundje sistemike të tjera, si diabetes mellitus dhe në rastet kur terapia me pika lokalisht në vesh, nuk jep rezultat, fillojmë terapinë me antibiotikë sistemike, kryesisht të grupit të kinoloneve pasi një nga shkaktarët mikrobialë është Pseudomonus aeruginosa që me këtë grup antibiotikësh luftohet shumë mirë.

Të gjithë pacientët që kanë shqetësime me kanalin e jashtëm të dëgjimit, që mund të jetë dhimbje, kruarje e kanalit, djegie, bllokim, duhet të bëjnë një vizitë kontrolli te mjeku otojatër për të marrë këshillat e rastit.
Duhet t’i mbrojmë veshët tanë jo vetëm gjatë periudhës së verës, por gjithë vitin. Penalizimi qoftë edhe për pak nga i dëgjuari, është traumatike dhe e padurueshme për pacientin.

error: Nuk lejohet kopjimi!