Detoksi: 3 ditë për tu detoksifikuar dhe për tu kthyer në form.
Dëshironi të eliminoni lëngjet dhe toksinat e tepërta për t’u ndier më lehtë? Provoni dietën detoksifikuese dhe ekuilibroni mirëqenien e gjithë trupit
Kur ndjekim një dietë detoks mund të na japë një ndihmë të madhe edhe për të humbur peshë , por edhe për ti ardhur në ndihmë mëlçisë, veshkave dhe zorrëve për shkak se këto organe, së bashku me lëkurën dhe mushkëritë, kujdesen jo vetëm për të sjellë ushqim nëpër qeliza, por edhe për të larguar toksinat nga organizmi .
Trupi ynë i përgjigjet gjithçkaje që na ndodh me simptoma të veçanta që duhet ti kuptojmë. Dhe në shumicën e kohës nuk është aq e thjeshtë.
Ne duhet ti kushtojmë pak më shumë vëmendje sinjaleve që na dërgon trupi ynë dhe të mësojmë ta dëgjojmë atë.
Duhet të kemi kujdes simptomat:
– çrregullimet e jashtqitjes , jo vetëm me kapsllëk , por shumë herë një ndryshim midis kapsllëkut dhe diarresë;
– shfaqja e njollave të papritura në lëkurë ;
– vështirësia e vazhdueshme e përqendrimit , lodhjes ;
– Era e gojës dhe ndryshimet e erës të djersës dhe urinës.
Këto janë shenjat paraprake të lodhjeve të organeve të brendëshme , të një gjendje vuajtjeje që, herët a vonë, mund të evoluojë në sëmundje.
Në këto kushte, mëlçia, veshkat, zorrët, por edhe lëkura dhe mushkëria punojnë shumë, duke marr energji nga sistemi nervor, sistemi imunitar, por edhe muskujt dhe sistemi gastrointestinal.
Një organizëm i tillë i dobësuar lehtë mund të jetë pre e baktereve dhe viruseve, dhe për këtë shkak shkon në sëmundje.
Sigurisht që paraqitja e simptomeve të listuara, duhet t’ju alarmojë dhe t’ju bëjë të kuptoni se ndoshta është koha për të bërë diçka.
Por përpara se të shkoni në atë pikë, ju mund të përdorni dietën detoks në situata të veçanta të rrezikut ” të intoksifikimit dhe akumulimit”, të tilla si:
– fazat e ushqimit joadekuat dhe veçanërisht në kohët e festave si: Krishtlindjet, Pashkët dhe pushimet verore;
– trajtimet farmakologjike të zgjatura në kohë, ose veçanërisht agresive;
– periudha e punës intensive ose stresit psikologjik;
– ndryshimet e stinëve.
Në fazën e parandalimit, dieta e detoksifikimit mund të kryejë efektivitetin maksimal, duke rivendosur ekuilibrin në një sistem të ngadalësuar dhe të ngathët.
Dieta detoks: menuja 3 ditore.
Kjo dietë nuk është shumë e vështirë për tu ndjekur, ajo është e lehtë, e mirë-ekuilibruar dhe mbi të gjitha me variacione, e pasur me ushqime drenuese dhe detoksifikuese . Është e rëndësishme të mos biesh nën një konsumi kalorish prej rreth 1,200 kalori në ditë , në mënyrë të tillë për të shmangur acidozën.
Mos harroni se gjithmonë është e këshillueshme të kërkoni këshillën e mjekut ose një nutricionisti, para se të filloni një dietë: këta profesionistë do të jenë në gjendje të vlerësojnë rast pas rasti dietën që i përshtatet më së miri nevojave të tuaja dietike pa rrezik për shëndetin.
Këtu është dieta për të ndjekur për tri ditë (në qoftë se ju dëshironi, ju mund ta përsërisni atë në distancën prej një jave, por asnjëherë për më shumë se tri ditë).
Dita e parë
Mëngjesi: çaj jeshil – 2 biskota misri – 3 lugë marmalatë limoni pa sheqer ose portokalli të hidhur (fruta këto me veprim yndyrë- tretëse)
Paradreka: 1 tas të vogël me fruta pylli (të pasura me antioksidantë)
Dreka: I50 g sallatë belge (pastruese ) – 80 g oriz integral (anti-fryrje, ndihmon në funksionimin e mirë të zorrëve)
Paradarka: 1 fetë ananasi e freskët (diuretike)
Darka: 150 g peshk në avull – 200 g finok (diuretike)
Dita e dytë
Mëngjesi: Çaji jeshil – 2 biskota orizi – 3 lugë mjaltë (energjike)
Paradreka: : 1 dardhë (rregullon lëvizshmërinë e zorrëve)
Dreka: 150 g sallatë germogli ( me minerale vitamina dhe diuretike) – 80 g elb (diuretik) dhe 2 kunguj të njomë (diuretik)
Paradarka: 1 buding soje (ndihmon stimulimin e endorfinës dhe prodhimin e serotoninës)
Darka: 120g mish pule I pjekur në zgarë (ka proteina të dobishme për muskujt dhe antiadipe) – 200 g karrota (të pasura me antioksidantë )
Dita e tretë
Mëngjesi :Kafe elbi (diuretik) – 2 biskota orizi – 3 lugë marmalatë molle (energjike)
Paradreka : 1 qitro rozë (i pasur me enzima, vitamina, minerale dhe antioksidantë)
Dreka : 150 g çikore (pastron gjakun dhe diuretik) – 80 g makarona gruri (nuk favorizon fryrjen e barkut)
Para darka : qumësht orizi me një lugë çaji pluhur kakaoje (përmirëson humorin dhe redukton ngrënien emocionale)
Darka : 100 g mish viçi (ka proteina të dobishme për muskujt ) – Brokoli në avull – 50 g oriz I zier ( është anti-fryrje)
Para se të shkoni në shtrat, pini një filxhan çaji pastrues të bërë me luleradhiqe, qumështori, hithër, rozmarinë, ose çaji tjeter bimor: I vetmi ëmbëlsues i lejuar është mjalti. Përveç kësaj, nëse doni mund të shtoni në ushqimet tuaja xhinxher dhe shafran i Indisë dhe shmangni çdo lloj tjetër erëze. Së fundi, mbani mend se nuk ka dietë pa ujë: pini të paktën 8 gota në ditë