Dëmtimet që vijnë nga Aspartame

Dëmtimet që vijnë nga Aspartame

Përbërësit e aspartames mund të çojnë në një sërë dëmesh. Disa nga këto probleme ndodhin gradualisht, të tjera simptoma janë të menjëhershme. Pjesa dërrmuese e popullsisë po vuan nga simptomat që lidhen me përdorimin e aspartames, por akoma ata nuk e kanë idenë se kush është shkaku kryesor i problemit të tyre. Por ka përdorues të tjerë të produkteve të aspartames që nuk kanë shfaqur simptoma. Por edhe këta individë janë të predispozuar për të vuajtur nga dëmtimi afatgjatë që shkaktohet nga aminoacidet, fenilalanina, metanoli dhe DKP-ja. Më poshtë do të gjeni disa çrregullime që janë më së shumti shqetësuese:

Deformime në lindje
Studiuesja Dr.Diana Dow Edwards  u financua nga “Monsanto” për të studiuar efektet e mundshme të deformimeve në lindje, të shkaktuara nga tretja e aspartames. Pas të dhënave fillestare që tregonin dëm nga aspartame, financimi për studimin u ndërpre. Një pediatre gjenetike në “Universitetin Emory” ka dëshmuar që aspartame shkakton deformime në lindje.  Në librin e tyre”While Waiting: A prenatal guide book”, George Verilli dhe Anne Marie Mueser , theksuan që aspartame dyshohej që shkaktonte dëm në tru në individët e ndjeshëm; fetusi mund të ishte veçanërisht në rrezik. Disa studiues kanë sugjeruar që doza të larta të aspartames mund të lidhen me probleme që variojnë nga marrja e mendve deri në probleme me trurin si vonesë mendore.

Kancer në tru
Në 1981, Satya Dubey, një statistician pranë FDA-së, tha që të dhënat që tregonin një lidhje ndërmjet aspartames dhe kancerit në tru ishin kaq shqetësuese, saqë ai nuk mund ta aprovonte përdorimin e “NutraSëeet”. Në një studim dy vjeçar të nxjerrë nga një prodhues i aspartames , 12 nga 320 minj të ushqyer me një dietë normale dhe aspartame, treguan shfaqje të kancerit në tru ndërkohë  që asnjë nga minjtë e kontrolluar nuk shfaqi shenja tumori. Nga 12 minj me tumor, vetëm  5 raste ishin në minj të cilëve iu ishte dhënë një dozë e ulët e aspartames.

Aprovimi i aspartames është një shkelje ndaj “Amendamentit Delaney”, i cili supozohet që duhet të parandalojë substancat që shkaktojnë kancer si metanoli, formaldehidi dhe DKP-ja që të bëhen pjesë e ushqimit tonë. Dr.Adrian Gross, që punon pranë FDA-së, dëshmoi para kongresit të SHBA-së që aspartame është e aftë të prodhojë tumor në tru. Marrë shkas nga kjo deklaratë, FDA-ja nuk mund të vendoste qoftë dhe një limit përdorimi të përditshëm. Ai gjithashtu theksoi në dëshminë e tij, që studimet e Searle-s ishin “tejmase të pasigurta” dhe “ të paktën një nga këto studime kishte shuar një dyshim që aspartame është e aftë për të nxitur tumor në tru në kafshët eksperimentale…”
Ai përfundoi dëshminë e tij duke pyetur, “Cila është arsyeja e refuzimit të menjëhershëm nga FDA-ja për të kërkuar në lidhje më këtë shtues ushqimor, të ashtëquajturin “Amendamentin e Delaney” për veprimet ushqimore, të mjekimeve dhe kozmetike?”… Dhe nëse FDA-ja vetë zgjedh të mos zbatojë ligjin, kush ka mbetur për të mbrojtur shëndetin e publikut?

(Në mesin e viteve 1970, u zbulua ë një prodhues i aspartames ka falsifikuar studimet në shumë mënyra. Një nga teknikat e përdorura ishte heqja e tumoreve nga analizat e kafshëve. Një teknikë tjetër ishte listimi i kafshëve që kishin ngrodhur, por që listoheshin si të mbijetuara. Përpos këtyre, të dhënat në tumoret e trurit ishin më keq sesa ishin diskutuar. E rëndësishme për t’u theksuar është që mundësia që tumori i trurit të shfaqet te njerëzit mbi 65 vjeç, është rritur me 67% ndërmjet viteve 1973-1990.  Numri i tumoreve në tru, në të gjitha grupmoshat, është rritur me 10%. Rritja më e madhe erdhi gjatë viteve 1985-1987).

Diabeti

“The American Diabetes Association” (ADA) aktualisht po rekomandon këtë kimikat helmues te njerëzit me diabet. Sipas një studimi të nxjerrë nga H.J.Roberts, një specialist diabeti, anëtar i ADA-s, aspartame:
-Nxit diabetin klinik
-Shkakton kontroll të dobët nga diabetikët mbi insulinën ose mjekimeve të tjera orale
-Sjell një sërë komplikacionesh si retinopati, katarakt, neuropati dhe gastroparezë
-Shkakton konvulsione

Dr.Blaylock theksoi që eksicitoksinat si ato të gjendura në aspartame, mund të nxisin diabetin në persona që janë të predispozuar nga ajo sëmundje gjenetikisht.

Crregullime emocionale
Një studim i kryer lidhur me efektet anësore të aspartames në personat me probleme të  humorit, u nxorr së fundmi nga Dr.Ralph G.Walton. Meqënëse studimi nuk ishte financuar apo kontrolluar nga prodhuesit e aspartames, Kompania e “Nutrasweet” refuzoi t’i shiste atij aspartame. Më pas ai u detyrua ta gjente dhe ta çertifikonte nga burime të jashtme.

Studimi tregoi një rritje të simptomave serioze te personat që merrnin aspartamen. Disa nga simptomat ishin aq serioze saqë “Institutional Review Board” u detyrua ta ndërpriste studimin. Tre nga pjesëmarrësit thanë që ata ishin “helmuar” nga aspartame. Dr.Ralph nxorri si përfundim që “individët me lëkundje humori janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj këtij ëmbëlsuesi artificial; dhe përdorimi i tij duhet limituar.”

Epilepsia/Kriza

Me rritjen e numrit të krizave të shkaktuara nga aspartame, është e trishtueshme që “Fondacioni i Epilepsisë” akoma vazhdon të promovojë “sigurinë” e aspartames. Në “Massachusetts Institute of Technology”, 80 njerëz që pësuan kriza pas gëlltitjes së aspartames, u mbikqyrën. “The Community Nutrition Institute”, doli në përfundimin pas mbikqyrjes: “Këto 80 raste plotësojnë kriteret që FDA-ja ka përcaktuar për mbrojtjen e shëndetit publik, e cila ndërmerr si masë heqjen e produktit në fjalë nga tregu.”

Një nga studimet origjinale mbi aspartamen u krye në 1969 nga një shkencëtar i pavarur Dr.Harry Waisman. Ai studioi efektet e aspartames te të porsalindurit e shimpazeve. Nga 7 majmunë të porsalindur, një ngordhi pas 300 ditësh dhe pesë të tjerë patën një numër të madh krizash. Sigurisht, këto zbulime negative nuk u shënuan nga FDA, gjatë procesit të aprovimit.

Përse ne nuk dëgjojmë për këto gjëra?
Arsyeja pse shumë njerëz nuk dëgjojnë për këto  efekte negative të aspartames është për dy arsye:
1. Mungesa e ndërgjegjësimit nga popullsia në përgjithësi. Sëmundjet që shkakton aspartame nuk janë të publikuara në gazeta siç ndodh përshembull me aksidentet. Kjo sepse këto incidente ndodhin  rralllë dhe në vende të ndryshme në mbarë SHBA-në.
2. Shumë njerëz nuk i lidhin simptomat e tyre me përdorimin afatgjatë të aspartames.  Për njerëzit të cilët kanë “vrarë” një përqindje të konsiderueshme të qelizave të trurit që eventualisht çojnë në shfaqjen e sëmundjeve kronike, është pothuajse e pamundur që ata normalisht të lidhin situatën në të cilën gjenden me përdorimin afatgjatë të aspartames.

Mënyra se si aspartame u aprovua, është një mësim se si kompanitë e kimikateve dhe farmaceutike mund të manipulojnë agjensitë shtetërore si FDA-ja, organizata të tjera si “American Dietetic Association” (ADA mori një grant prej 75,000$ nga Kompania e “NutraSweet”) si dhe vala e shkencëtarëve që filluan të kryenin studime mbi aspartamen ishin të sponsorizuar dhe të financuar nga prodhuesit e aspartames.

Aspartame dhe ëmbëlsuesit artificialë kontribuojnë në obezitet
Me siguri, i gjithë informacioni i dhënë ishte i mjaftueshëm për t’ju bindur lidhur me rreziqet që sjell konsumimi produkteve që përmbajnë ëmbëlsues artificialë. Por thjesht që ta dini, për të gjithë ata që përdorin aspartame në produktet e tyre dietike, ja një deklaratë e vogël për ju : Embëlsuesit artificialë jo vetëm që nuk do t’ju ndihmojnë të humbni peshë, por do t’ju shëndoshin akoma dhe më shumë!
*Embëlsuesit që përmbajnë aspartame fillimisht u marketuan nga firma farmaceutike G.D. Searle, përpara se të sillej nga Monsanto. Në 1973, pasi testoi sigurinë e aspartames, Searle aplikoi për aprovim nga FDA-ja lidhur me aspartamen. Disa nga studimet fillestare treguan një lidhje ndërmjet aspartames dhe tumorit të trurit, në kafshët laboratorike, por produkti u aprovua për përdorim të limituar në produktet ushqimore.

error: Nuk lejohet kopjimi!