Dëmet që shkakton duhani gjatë shtatzënisë

Dëmet që shkakton duhani gjatë shtatzënisë

 

Gjithmonë ia vlen të lësh duhanin edhe pse shtatzënia ka filluar.

– Lënia e duhanit zvogëlon ndjeshëm rreziqet për nënën dhe fëmijën.
– Për çdo cigare në ditë gjatë shtatzënisë, pesha e fetusit zvogëlohet 15 gram. 
– Mesatarisht, fëmijët e lindur nga duhanpirës peshojnë 200 gram me pak se fëmijët e lindur nga jo duhanpirës.
– Rreziku i lindjes së fëmijëve që peshojnë 2,5 kg me pak, është dy herë më e lartë tek duhanpirëset.
– Rreziku i lindjes së parakohshme dyfishohet nëse nëna pi duhan.
– Në raport me fëmijët e lindur në kohë, foshnjat e lindura para kohe kanë më shumë rreziqe për të pasur komplikacione.
– Rreziku i vdekshmërisë foshnjore trefishohet nëse nëna pi duhan gjatë shtatzënisë ose pas lindjes.

Dy arsye për të mos pirë duhan gjatë ushqyerjes me gji: “Duhanpirëset kanë më pak qumësht sesa nënat jo duhanpirëse (1/4 më pak) dhe nikotina kalon në qumështin e nënës dhe më pas tek bebi. Megjithatë, më mirë të ushqehet fëmija edhe pse pihet duhan. Pse? Shumë substanca të rëndësishme për zhvillimin fizik të foshnjës gjenden vetëm tek qumështi i nënës. Ky i fundit përmban antikorpe të rëndësishme që mbrojnë foshnjën nga infeksionet. Përveç të tjerave, një foshnje e ushqyer me gji rrezikon më pak nga alergjitë. Së fundi, duke favorizuar lidhjen e afërsisë, ushqimi i gjirit është i dobishëm për lidhjet midis nënës dhe fëmijës. Fëmijët që rriten në ambiente me duhan janë viktimat e para të duhanpirjes pasive. Rreziqet? Ata vuajnë shpesh nga probleme respiratore në vitet e para të jetës së tyre.

Tek fëmijët dhe të rinjtë e moshës 15 deri 16 vjeç që thithin rregullisht tymin e duhanit, mund të dallojmë forma të ndryshme të irritimit të rrugëve respiratorë: kollë, mukozë, defiçit respirator me fishkëllima. Këta të rinj vuajnë shpesh dhe nga otiti dhe angina. Duhanpirja pasive tek fëmijët dhe adoleshentet rrit rrezikun e astmës. Rreziku që fëmijët e prindërve duhanpirës të bëhen duhanpirës dyfishohet, në raport me fëmijët e prindërve jo duhanpirës.

Gracka e “mild”, “light” dhe “ultra light”.

Në kundërshtim me idetë e dhëna nga kompanitë e duhanit se të pish cigare të mesme (mild), të lehta (light) dhe ultra të lehta (ultra light) është më pak e rrezikshme, studimet tregojnë të kundërtën se është shumë e rrezikshme për shëndetin. Prodhuesit e cigareve dinë të manovrojnë me varësinë tonë nga nikotina. Jo vetëm që cigaret “e lehta” janë njësoj të dëmshme, por ato shpien në një lloj kanceri të mushkërive (adenokarcinom). Për të kënaqur nevojën për nikotinë, një duhanpirëse e cigareve “të lehtë” ka tendencën të pijë më shumë, por dhe të rris numrin e të thithurave.

Mos harroni : “është varësia farmakologjike e nikotinës që të shtyn ta thithësh më thellë. Kjo sjellje kompensuese nuk është pa rrezik: Ajo mbush zgavrat e mushkërive dhe bronkeve me sasira të mëdha toksike që ndodhen në tymin e duhanit. Me rrezikun e krijimit të një tumori malinj i tipit adenokarcinom në zonat periferike të mushkërive.

error: Nuk lejohet kopjimi!