©MSC Anila Kalleshi – Dietologe klinike
Dardha (latinisht: Pyrus) është bimë nga familja Rosaceae, frutat e së cilës përdorën për ushqim. Kjo bimë rritet në pjesë të ndryshme të Evropës, Azisë dhe Afrikës.
Dardha jeton rreth 300 vjet. Ngrënia e frutave të dardhës ndikon në përmirësimin e shëndetit të njeriut.
Antioksidantë – Frutat e dardhës kanë përmbajtje të lartë të antioksidantëve të cilat mbrojnë qelizat nga dëmtimet e radikalëve të lirë.
Kontrollon peshën trupore – Një ushqim me dardhë mban të ulët sasinë e sheqerit në gjak si dhe përmbajtja e lartë e fibrës ndikon për të ulur peshën trupore.
Ul presionin e gjakut – Anti oksidantët që përmban dardha ndihmojne edhe në uljen e presjonit të gjakut si dhe goditjeve në tru.
Ul kolesterolin – Përmbajtja e lartë e pektinës në frutin e dardhës ndihmon për të ulur nivelin e kolesterolit.
Lufton problemet e tretjes – Pirja e lëngut të dardhës ndihmon gjithashtu edhe në lëvizjen e ushqimit në aparatin tretës. Shërben veçanërisht kundër djegieve të stomakut, dispepsisë, gastriteve, koliteve dhe problemeve të zorrës së trashë.
Lëngu i dardhës ndihmon qetësimin e fytit të irrituar nga kolla.
Lufton osteoporozën – Dardhët përmbajnë nivele të larta të mineralit të borit. Bori ndihmon për të mbajtur kalciumin e kockave.
Anti-alergjike – Dardha shpesh nga mjekët rekomandohet si një ushqim anti-alergjik. Një dietë tillë me lëng dardhe rekomandohet veçanërisht për ushqimin e fëmijëve. Aftësitë kuruese të dardhës janë:
Lëngu i dardhës ndihmon qetësimin e fytit të irrituar nga kolla.
Është mjaft e njohur për vetitë e saj zbutëse dhe qetësuese, sidomos kundër djegieve të stomakut, dispepsisë, gastriteve, koliteve dhe problemeve të zorrës së trashë.
Dardha përmban një substancë të quajtur pektinë, e cila qetëson zorrën e trashë në raste diarreje apo kapsllëku.
Vetitë e saj diuretike ndihmojnë në jashtëqitjen e shpejtë të toksinave nga organizmi, duke rritur edhe prodhimin e acidit urik, çka ndihmon në personat me artrit urik.
Dardhat janë një fryt shumë i pasur më fibra. Ushqimi i pasur me fibra ndihmon në parandalimin e fryrjes, rruajtjen e nivelit të shëndetshëm të koleterinës, ndërsa fibrat janë të ndërlidhura edhe me rrezikun e reduktuar të kancerit të gjirit, sëmundjeve të zemrës dhe të diabetit të tipit 2. Dardhat janë burim i një vargu të tërë të vitaminave, C, K, B2, B3 dhe B6. Për gratë shtatzëna apo nënat që janë me fëmijë në gji, është e dobishme informata se dardhat përmbajnë acid folik. Sa i përket mineraleve, dardhat përmbajnë kalcium, magnez, kalium, bakër dhe mangan. Vitamina C dhe bakri janë antioksidant, kështu që ngrënia e dardhës bën mrekulli për imunitetin tuaj. Dardhat përmbajnë edhe mineralin bor, i cili i duhet trupit tonë për ta absorbuar kalciumin. Prandaj dardhat janë të lidhura me efektin pozitiv, kur bëhet fjalë për osteoporozën.
Këtij fruti i shfrytëzohen kokrrat, gjethet, rrënjët dhe lëkura e degëve apo e trungut (gjethet mund të përdoren edhe gjatë dimrit si të thata, nëse mblidhen në verë dhe thahen në hije). Ky frut shëron rrugët urinare dhe prostatën.
Përgatitja
Merren 100 gr gjethe të freskëta dardhe apo të thata, futen në një litër ujë të posavluar dhe lihen 30 minuta të mbuluara. Ftohet dhe kullohet dhe pihet 3 herë në ditë nga një gotë çaji, para buke 5 ditë radhazi.
Merren 40 gr lëkurë apo lëvore dardhe dhe zihen 30 min me 200 ml ujë në enë të mbuluar. Ftohet, kullohet dhe pihet nga një gotë ujë esëll në mëngjes për 12 ditë me radhë. Çaji përgatitet çdo ditë në temperaturë mesatare.
Për shërimin e hemorroideve merren 50 gr lëvore të thata të dardhës, 10 gr lëvore të thata qepe, 20 gr rrënjë hithrash. Të gjitha përzihen dhe zien për 30 minuta me 250 ml ujë.
Ftohet e kullohet dhe pihet 3 herë në ditë para buke (duhet të pihen 2 doza për 2 ditë).
Dardha e eger : Gorrica përmbledh më se 45 specie: të kultivura, bimë spontane në formë shkuresh ose pemë të larta. Në Shqipëri gjënden 3 specie gorricash, të njohura me emërtimin “gorricë” ose “dardhukël”. Kjo dardhë e egër është e përhapur shumë në Evropë, kryesisht në Evropën Jugore dhe Juglindore, ndaj edhe përhapja e saj në Shqipëri është shumë e gjerë edhe pse gjendet kryesisht në rajonet e Korçës dhe Pogradecit. Studjuesit janë të mendimit se gorricat janë paraardhese të dardhës, si rrjedhojë e hibridizimit midis gorricës evropiane dhe gorricës së kaukazit. Në Shqipëri gjënden si pemë të larta 8-20 metra ose shkurre buzë pyjeve të dominuara nga lisi, ahu, gështenja, ettj. Gorricat janë shfrytëzuar kryesisht si dru zjarri por, në disa rraste janë lënë të rriten pranë arave ose fushave për të marrë frutat e tyre ose për t’u shartuar me dardhë. Kjo praktikë zbatohej deri në mesin e shekullit të kaluar.
Fatkeqësisht së fundmi po zhduken dhe gorricat spontane, pra ato të egra, duke i prerë ose keq administruar. Gorricat si frut, shpesh janë nënçmuar si fruta pa vlerë. Aq sa për një njeri që nuk sjell gjë thuhet: “solli gorrica”. Megjithatë ato nga shqiptarët por jo vetëm, janë përdorur për një kohë të gjatë si ushqim. Kur piqen kanë një shije të veçantë aromatike. Me to bëhet pekmez ose pije e lëngje të ndryshme si dhe raki e uthull.
Si përgatitet një komposto me gorrica Pasi të qëroni gorricat vendosini në një enë dhe lajini mirë. Pas larjes pritini ato në katërsh. Gorricat janë të forta dhe është vështirë t’i presësh, por ky proces është shumë i rëndësishëm. Më pas hiqini farat dhe pjesën e fortë të mesit. Hidhini në një tenxhere me ujë, ku keni shtuar edhe pak limon në mënyrë që gorricat të mos nxihen. Shtoni sheqer sipas dëshirës dhe zjejini. Bëni kujdes që zjarri të jetë mesatar dhe gorricat të mos shkojnë në vlim të fortë, por vetëm të marrin valë ngadalë derisa sa uji të krijojë bulëza të vogla. Kur gorricat të jenë zbutur, aq sa mund të përshkohen nga maja e thikës, mund të shtoni pak nivelin e zjarrit në mënyrë që lëngu i tyre të marrë formë shurupi. Provojeni herë pas herë për ëmbëlsinë dhe shtojini sheqer nëse dëshironi. Pas zjerjes mund t’i shtoni edhe pak mjaltë dhe kanellë. Gorricat bashkë më shurupin mund t’i konsumoni të ngrohta ose edhe të ftohta pasi t’i keni futur në frigorifer. Mund t’i konsumoni në mëngjes por edhe pas drekës. Bima e gorricës është përcaktuar si “bimë e të ardhmes”. Në mjekësinë popullore është përdorur për të trajtuar ulçerat, problemet në zorrë apo për të ndihmuar tretjen. Nga rrënjët përgatitet një ilaç për dhimbjet e barkut. Lëngu që përgatitet nga gorricat e zjera ndihmon në luftën ndaj diabetit.