Coronavirus prek dhe Kurorën Mbreterore

Coronavirus prek dhe Kurorën Mbreterore

.

Princi Charles është testuar pozitiv për koronavirusin. Kanë qenë mediat britanike ata që e kanë bërë këtë kam sot publik .

Testin e ka kryer edhe bashkëshortja e tij Camilla Parker, Dukesha e Cornwall 72 vjeçe, e cila ka rezultuar negative. Princi i Wales, 71 vjeç, tashmë ndodhet i izoluar në kështjellën Balmoral në Skoci.

Ai ka shfaqur simptoma të lehta dhe për momentin gjendja e tij është e qëndrueshme.

Ndërkohë pak ditë më parë Mbretëresha Elizabeth III dhe bashkëshorti i saj Princi Philip, Duka I Edinburgh janë larguar për në kështjellën Windsor duke u distancuar, pasi një nga punonjësit e afërt të Pallatit kishte dalë pozitiv në testim për Covid-19.

Me një staf të kufizua që do t’i shërbejë asaj dhe Princit 98-vjeçar, ata do të qëndrojnë për një periudhë të gjatë në këtë pronë të familjes mbretërore.

Nuk dihet nëse Mbretëresha pa pasur apo jo kontakt me të infektuarin, megjithëse deri më tani raportohet se gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

© PHD ANILA KALLESHI – DIETOLOGE KLINIKE

error: Nuk lejohet kopjimi!