Çokollata ka një histori të gjatë edhe në kuzhinën e shumë kulturave, duke i përfshirë këtu edhe Aztekët dhe Maet. Ajo ka qenë një ushqim i preferuar. Sot çokollata llogaritet si ushqim luksoz me të cilin duhet të kemi kujdes, pasi që shkakton migrenë dhe mbipeshë. Prapë se prapë studimet më të reja besimet e tilla i bëjnë të diskutueshme. Me këto është vërtetuar se çokollata ose kakaoja, nëse konsumohen në sasi të kufizuar, në fakt janë të dobishme për organizmin dhe ndihmojnë në prevencën e sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe sëmundjeve të tjera degjenerative.
Përbërja ushqyese
Përbërja ushqyese e çokollatës ndryshon në varesi nga receta. Në përgjithësi çokollata i përmban këto lends ushqyese:
• Proteinat – të nevojshme për rigjenerimin e qelizave.
• Yndyrat – kryesisht yndyra të ngopura, deri 50%
• Vitaminën E – vitaminë liposolubile, e nevojshme për membranën e qelizës.
• Kalcium, fosfor dhe magnezium – minerale esenciale për kockat dhe dhëmbët.
• Hekur – i nevojshëm për formimin e hemoglobinës.
• Kafeinë – stimuluese e sistemit nervor.
• Bakër – e ndihmon metabolizmin e hekurit, formimin e melaninës (në lëkurë dhe flokë) dhe funkcionin e sistemit nervor qendror.
• Fitokimikatet(siç janë flavonoidet) me ndikim antioksidues – kokrrat e kakaos, përbërja kryesore e çokollatës, përmbajnë më shumë se 600 fitokimikate (lende kimike bimore), duke i përfshirë antioksidantët, që mbrojnë nga sëmundjet e zemrës dhe nga kanceri.
A shkakton çokollata migrenë?
Me migrenë, nënkuptohen kriza të rënda të dhimbjeve të kokës të shkaktuara nga spazmi i arterieve të trurit. Këto kriza mund të shkaktohen nga faktorë të shumtë, mes të cilëve shpesh përmendet dhe çokollata. Megjithatë, nuk ka dëshmi të sigurta për këtë, kurse te shumica e të sëmurëve që të vijë deri te kriza, në të nj ë jtën kohë është e nevojshme edhe prezenca e faktorëve tjerë, siç janë stresi (lodhje, shqetësim ose hidhërim) dhe çrregullim hormonal. Kështu mund të ndikojnë edhe disa ushqime dhe uria.
A shkakton çokollata akne dhe puçrra?
Besohet që disa ushqime mund të sjellin deri te keqësimi i akneve, mes të cilëve shpesh akuzohet çokollata. Por, për këtë nuk ka dëshmi. Me hulumtimet e reja, te çokollata nuk janë identifikuar përbërje, të cilat do të mundeshin ta shkaktojnë paraqitjen apo keqësimin e tyre. Megjithatë, besohet se indeksi glikemik i lartë i kombinuar me konsumimin e madh të sheqerërave të rafinura te çokollata, mund të jetë në relacion me paraqitjen e puçrrave.
A shkakton çokollata mbipeshë?
Nëse dikush ha rregullisht më shumë sesa janë nevojat e tij, tepricën e kalorive do t’i akumulojë në formë të yndyrërave. Çokollata ka vlerë të madhe energjetike, që do të thotë se përmban më shumë kalori në raport me masën e saj, përafërsisht 2200 kcal në 100 gram. Nëse rregullisht konsumohet ushqim energjetik i pasur, kjo është sigurisht mënyra më e shpejtë që të fitohet në peshë. Në fakt, fajtori është ngrënia e tëpërt në tërësi, e jo ushqimet specifike. Është e sigurtë se nëse dikush ushqehet shëndoshë, mund të hajë dhe çokollatë në sasi të kufizuar, duke mos u trembur se do të fitojë në peshë. P.sh. kuzhina tradicionale meksikane e përdor çokollatën e errët në receta me mish të krypur dhe me zarzavate. Çokollata e konsumuar në mënyrë të tillë është me vlerë më të vogël energjetike pasi që është e holluar me ushqime me energji të ulët- mish dhe zarzavate.
Çokollata e zezë ndihmon të dobësoheni:
Nëse shtoni bakteret e mira me anë të çokollatës së zezë ju mund të humbisni disa kilogramë nga pesha trupore.
Kështu bën të ditur një studim i botuar së fundmi në gazetën britanike, Daily Mail.
Shkencetarët kanë arritur në përfundimin se njerëz të ndryshëm, reagojnë në mënyrë të ndryshme ndaj karbohidrateve, në varësi të përzierjes së “mikrobeve” në aparatin e tyre tretës.
Kështu, kultivimi i mikrobe të mira, që përftohen nga konsumimi i çokollatës së zezë, mund të ndihmojë më shumë për rënien në peshë, sesa eleminimi i bukës nga dieta.
Bakteret e mira, kanë një efekt të fortë ndaj karbohidrateve e mund të gjenden kryesisht tek ushqimet me fibra, ose tek çokollata e zezë.
Rekomandohet që dietat të jenë individuale dhe të personalizuara, të ndërtuara me një plan të caktuar, në varësi të profilit të baktereve që individët kanë.
A mund të konsumojnë diabetikët çokollatë?
Diabetikët mund të konsumojnë sasi të vogla të çokollatës, pa efekte të dëmshme mbi kontrollin e glicemisë.
A e rrit çokollata kolesterolin në gjak?
Çokollata mesatarisht përmban 50% yndyra. Eshtë e njohur që pas konsumimit të një ushqimi i cili është i pasur me yndyra të ngopura, rritet kolesteroli në gjak. Te çokollata lloji kryesor i yndyrave të ngopura është acidi stearik. Ky lloj nuk ndikon në sasinë e kolesterolit në gjak, që do të thotë se ata që duan ta zvogëlojnë marrjen e yndyrërave të ngopura, për ta normalizuar kolesterolin, mund të konsumojnë lirisht çokollatë në sasi të vogëla.
A mbron çokollata nga sëmundjet e zemrës apo nga kanceri?
Kokrrat e kakaos përmbajnë antioksidantë të cilët kanë rol në prevencën e disa sëmundjeve. Substancat të quajtura katekine e zmadhojnë rezistencën ndaj sëmundjeve degjenerative, siç është kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Katekinat gjithashtu gjenden edhe te frutat dhe perimet, por organizmi ka nevojë edhe për katekina të llojeve të ndryshme, ndaj edhe për ato që gjenden te çaji dhe çokollata. Në krahasim me çajin përmbajtja e antioksidantëve te çokollata është më e madhe. Çokollata, veçanërisht, çokollata e errët është burim i shkëlqyeshëm i katekinave. Ekzistojnë dëshmi se kakaoja kontribuon n ë prevenimin e oksidimit të kolesterolit në gjak dhe se e zvogëlon tendencën për ngjizjen të gjakut (tromboza). Megjithatlë që të thuhet se a ndikon kjo te zemra, nevojiten më shumë dëshmi. Në përgjithësi, deri te hulumtimet e deritanishme nuk është vërtetuar ndikimi i antioksidantëve në prezencën e sëmundjeve të zemrës.
Kakaoja kundrejt çokollatës?
Nëse doni ta zmadhoni konsumimin e antioksidantëve, a njëkohësisht konsumimi i kalorive në tërësi të jetë i ulur, provoni të pini kakao në vend që të hani çokollatë, pasi që në përgjithësi përmbajtja e yndyrërave te kakaoja është më e ulët. Çaji gjithashtu përmban katekine (edhe pse jo aq shumë sa kakaoja dhe çokollata) por nuk përmban yndyrëra. Pasi që çokollata ka dhe komponente të tjera të cilat potencialisht janë të pa dëshiruara nëse konsumohen në sasi më të mëdha, për të nuk duhet të flasim si për ushqim të shëndoshë. Nga ana tjetër njerëzit të cilët e konsumojnë në sasi të kufizuara, nuk duhet të ndjehen fajtorë për këtë gjë.