Cindy Crawford apo Cynthia Ann Crawford ka lindur në DeKalb në Illinois USA me 20 shkurt 1966. Është ikona e modeleve të viteve 90.
Rastësisht u zbulua nga një fotograf i një gazete, i cili e zbuloi atë në moshēn 16 vjeçare ku gjatë punës që bënte gjatë pushimeve të verës në një fushë me misra ai e spikati , dhe e fotografoi. Fotografia kishte shumë sukses dhe e bindi Cindy-in të fillojë punën si modele.
Ajo studioi kimi inxhinierike në Northwestern University. Edhe pse kishte rezultate shume të larta si në kolegj e ashtu edhe në shkollën e lartë, Cindy nuk arriti të përfundonte studimet . Ajo i ndërpreu ato që t’i përkushtohej plotësisht karrierës se saj si modele. Pas punës me fotografin Victor Skrebneski në Chikago si dhe suksesit të arritur ajo u shperngul në 1986 në NYC.
Në vitin 1986 Cindy lidh një kontratë shume të fuqishme me MTV ku qëndron aty per 3 vite me emisionin e saj “House of Style”. Bukuria e saj dhe magjia që përcillte me fotot e saj bëri që në vitin 1992 në Norvegji të hiqeshin përgjatë rrugëve të gjitha fotot e saj pasi autoritetet norvegjeze vërtetuan një rritje 300% të aksidenteve të automjeteve, sepse shoferët humbisnin vëmendjen gjatë udhëtimit duke shikuar fotot e saj.
Cindy Craword është 176 cm e gjatë, ka sy dhe flokë ngjyrë kafeje. Karakteristika kryesore e saj është nishani që ka mbi buzë. Ajo ishte supermodelja e parë moderne e cila pozoi për revistën Playboy në vitin 1988. Ajo u radhit në listën e “Playboy” në vendin e 5 nga 100 yjet më tërheqëse të Shekullit XX. Ajo ka qenë në kopertinat e më shume se 600 revistave në tërë botën, sidomos në ato më me emër si në „Vogue”, “People”, “Harper’s Bazaar”, “ELLE” dhe “Allure”.
Në vitin 1997 “Shape Magazine” e nxori të dytën në renditje pas aktores të njohur Demi Moore si femra më e bukur në botë. Revista “ People Magazine nē 2002 e ka përzgjefhur ndër 50 femrat më të bukura në botë.
Së bashku me Claudia Schiffer, Kate Moss, Christy Turlington, Naomi Campbell dhe Elle Mcpherson themeluan kafenë e modës “Fashion Café”.
Ajo u rradhit si modelja më e paguar në botë, me një fitim të vitit prej 6,9 milionë dollarësh në vitin 1995 nga “Forbes” ndersa per rolin e saj në “Fair Game” u nominua dy herë për „Razzie Award”, si ylli i ri më i dobët dhe si aktorja më e keqe e rolit kryesor. Ajo publikoi një numër të madh të kasetave me ushtrime sporti, këtu pati më shumë sukses se sa në karrierën e saj si aktore.
Ajo posedon firmën e saj të produksionit „Crawdaddy Inc.”.
Martesa e saj e parë zgjati 4 vite 1991-1995 me aktorin Richard Gere.
Ata u martuan në vitin 1991, por i dhanë fund lidhjes së tyre pas katër vitesh. Në ditën e dasmës së tyre modelja ishte 25 vjeçe, ndërsa aktori 42 vjeç. Martesa e tyre ishte e shoqëruar nga shumë thashetheme mbi homoseksualitetin e te dyve, gjë që ata gjithmonë e hodhën poshtë. Gjatë martesës së tyre këto thashetheme u ushqyen edhe më shume kur Cindy në gusht të 1993 Cindy pozoi në Vanity Fair në një foto provokuese me homoseksualen e deklaruar kengetaren K.D.Lang. Modelja e kishte njohur Richard aktorin e “Pretty Woman” kur ishte vetëm 21-vjeçare dhe shumë shpejt pas takimit të parë e kishin nisur lidhjen.
Lidhja me Gere e bëri edhe më të famshme dhe në fakt ishte aktori që e mësoi se si të merrej me famën dhe fansat. Dallimi në moshë, megjithatë, e dërgoi martesën e tyre drejt dështimit.
Që nga viti 1998 ajo u martua me ish shokun e saj të klasës Rande Gerber me të cilin ka 2 fēmije: Presley dhe Kaya