CILAT JANË ARSYET QË NE FLEMË GJUMË?

CILAT JANË ARSYET QË NE FLEMË GJUMË?

 

Disa shkencëtarë besojnë se gjumi i jep mundësinë trupit që të rikuperohet nga lodhja dhe aktiviteti i ditës. Por në të vërtetë sasia e energjisë e mbledhur nga gjumi i bërë për rreth 8 orë është afërsisht 50 kCal, një sasi e njëjtë kjo e energjisë që jep një tost kur e konsumojmë. Ne duhet të flemë gjumë sepse është esencial në mbarëvajtjen normale të aftësive njohëse siç janë: e foluara, kujtesa, imagjinata dhe i menduari fleksibël. Me pak fjalë gjumi luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e shëndetit mendor.Të sapolindurit flejnë afro 18 orë në ditë, por nuk e bëjnë këtë për shkak të dembelisë. Ata vetëm po e shfrytezojnë avantazhin dhe mrekullitë e hormonit të rritjes. Bebet janë në një fazë të rindërtimit konstant përderisa rriten dhe këtë proçes e drejtojnë një ortek hormonesh. Pa sasinë e duhur të pushimit, ato nuk do të ishin në gjendje të sekretojnë sasinë e duhur të hormonit të rritjes (Somatotropina), që është një hormon kritik për ndërtimin e indeve përgjatë gjumit.

Çfarë do të ndodhte nëse ne nuk do të flinim gjumë?
Një mënyrë e mirë për të parë rëndësinë e gjumit është të shohim se çfarë do të ndodhte nëse ne nuk do të flinim. Mungesa e gjumit shfaq efekte serioze në aftësinë e trurit tonë për të funksionuar normalisht. Pasojat e një nate pa gjumë janë: prania e harresës, paqëndrueshmëri fizike, etj. Menjëherë pas një nate pa gjumë përqendrimi bëhet shumë më e vështirë. Me vazhdimësinë e mungesës së gjumit, pjesa e trurit e cila kontrollon gjuhën, kujtesën, planet dhe sensin e kohës, pushojnë së funksionuari. Kërkuesit gjithashtu theksojnë se duke privuar gjumin, individi e ka të vështirë t’i përgjigjet situatave, gjithashtu ka mungesë të gjykimit. Mungesa e gjumit jo vetëm që ka një impakt madhorë në funksionin e njohjes por edhe në aspektin emocional dhe në shëndetin psikik. Duhet patur kujdes sepse mungesa e gjumit mund të rrisë mundësitë për obezitet. Është sugjeruar që njerëzit duhet të flenë afërsisht 7 – 8 orë, një sasi kjo e mjaftueshme për shëndetin mendor.

error: Nuk lejohet kopjimi!