©MSC Anila Kalleshi – Dietologe klinike
Për cfarë është e mirë cikorja?
Një bimë e zakonshme e cila shpesh keqkuptohet, cikorja i takon familjes së lulediellit dhe të margaritarëve të quajtur Asteraceae, kushërinjtë e afërt me marulet dhe dandelionet. Çikorja (Cichorium intybus) bën pjesë në familjen e barishteve të cilat gjejnë përdorim të rëndësishëm në kuzhinë, por mbi të gjitha vlen edhe barishte mjekësore.
Ekzistojnë versione të gjera dhe me gjethe të përdredhura, ndonjëherë të njohura si endive (cichorium endive) dhe escarole. Gjethet e jashtme të cikores janë të gjelbërta dhe mund të jenë të hidhura në shije, por brendësia e gjethes është diku te jeshile e hapur dhe me shije më të butë.
Natyrisht në disa pjesë të Evropës ku përdoret zakonisht në sallata, një përkthim holandez i “gjetheve të bardha” nënkupton gjethe të lëkundura që rriten e forcohen në errësirë, për të inkurajuar një gjethe me ngjyrë më të zbehtë dhe të butë. Radicchio, një tjetër i afërm, është varieteti me gjethe të kuqe. Transportuar në Amerikë, cikori tani rritet në mënyrë të gjithanshme saqë është një pamje e zakonshme përgjatë kanaleve në rrugë dhe në livadhe, të njohura nga lulja e saj blu. Herbalistët e kanë vlerësuar cikoren si një bimë medicinale që është përdorur për të shëruar një shumëllojshmëri sëmundjesh për të paktën 1.000 vjet. Është përdorur në disa kontinente si një tonik për mëlçinë, për të lehtësuar shqetësimet e stomakut, për të çlodhur e për të qetësuar nervat, për të rregulluar rrahjet e zemrës dhe për të trajtuar osteoartritin e diabetin. Gjethet e thërrmuara të çikores janë përdorur për të trajtuar inflamacionet e lëkurës dhe për të nxitur shërimin e plagëve. Kjo është arsyeja pse quhet “succory”-një formë të rehatisë. Me një shije jo shumë ndryshe nga cokollata, cikorja e tharë apo e grirë shtohet në ujin e ngrohtë për të përgatitur “kafe” (ose shtohet si përbërës në të) por nuk përmban kafeinë.
Përfitimet shëndetësore të cikores
Ka akoma dyshime se si një person i vetëm mund të gëlltisë një pjesë cikoreje në një të ulur, por profili ushqimor tregon se cilat do të ishin përfitimet nga një filxhan i vetëm. Prsh rreth 56 gramë siguron rreth 4% të vlerës ditore të fibrave, që ka një efekt natyral diuretik dhe laksativ në trup. Çikorja është bekuar me sasi të vogla të gati çdo vitaminë esenciale. Në 7% të vlerës ditore për secilin, seleni dhe mangani janë dy kryesoret.
E para ndihmon në rregullimin e hormoneve të tiroides dhe sistemit imunitar, ndërsa ky i fundit mbështet formimin e kockave të shëndetshme, indeve dhe hormoneve seksuale. Vitamina B6 (pyridoxine) mban nivelet normale të sheqerit në gjak dhe nervat. Kaliumi është thelbësor për funksionin optimal të veshkave, fosfori metabolizon proteinat, sheqer dhe kalcium, ndërsa vitamina C lufton infeksionin.
Rrënjët e çikores përmbajnë inulinë të pasuruar me oligosakaride, një element prebiotik jetësor i sistemit imunitar që stimulon rritjen dhe aktivitetin e probiotikëve, gjë që në anën tjetër përmirëson shëndetin e tretjes duke parandaluar in-balancën e florës së tretjes për të inkurajuar eliminimin e shëndetshëm.
Oligosakaridet janë të pranishme vetëm në disa burime: qumështi i gjirit, qepët, hudhrat, bishtajoret dhe bananet.
Duke pasur kaq shumë lëndë ushqyese në rrënjë, nuk është çudi që gjethet e cikoreve gjithashtu të posedojnë veti shëruese, si dhe të shtojnë një aromë të butë në sallata.
Ata janë të ulëta në kalori dhe një burim i mirë i fibrave, kaliumit, vitaminave C dhe B9, shumë të ngjashme me rrënjët.
=Faktet për nutrientët e cikores:
Porcioni: (100 gr) e pagatuar
=Sasia për porcion
-Kaloritë-23
-Kaloritë që vijnë nga yndyra-3
-Yndyrna totale (Të saturuara dhe trans)-0%
-Kolesterol-0 mg
-Natrium- 45 mg
-Totali i karbohidrateve-5 g
-Fibrat dietike-4 g
-Sheqer-1g
-Proteina-2 g
-Vitamina A- 114%
-Kalcium- 10%
=Vlerat ditore
-Yndyrnat totale (Të saturuara)-0 %
-Kolesterol-0%
-Natrium-2%
-Karbohidrate totale-2%
-Fibrat dietikë-16%
-Vitamina C-40%
-Hekur -5%
*Përqindjet e vlerave ditore janë të bazuara në një dietë 2000 kalorike. Vlerat tuaja ditore mund të jenë më të larta ose të ulëta në varësi të nevojave ushqimore.
=Studimet mbi cikoret
Duke përdorur premisën që kafja e cikores pa-kafeinë është një burim i pasur i fenoleve të bimëve, hulumtuesit kanë kryer një studim klinik mbi 27 vullnetarë të shëndetshëm të cilët konsumuan 300 ml kafe cikoreje çdo ditë për një javë për të parë nëse ajo mund të kishte disa përfitime kardiovaskulare.
Shkencëtarët dolën në përfundimin se studimi ofroi “një pikënisje inkurajuese për të përcaktuar efektet anti-trombotike dhe anti-inflamatore të përbërjeve fenolike të gjetura në kafenë e cikores”.
U zhvillua një test i kontrolluar dyfish lidhur me placebonë, me dozë-të përshkallëzuar, për të përcaktuar sigurinë dhe tolerancën e një ekstrakti të rrënjëve të cikores, që tregohet se ka veti anti-inflamatore në vitro dhe efekt mbi simptomat e osteoartritit. Rezultatet e studimit pilot sugjeruan se një ekstrakt bioaktiv i rrënjëve të cikores, që mendohet se ka një rol të mundshëm në menaxhimin e osteoartritit, kërkon kërkime/studime të mëtejshme.
Një nga arsyet përse duhe të shtoni çikoren në dietën tuaj është se ajo përmirëson funksionet e aparatit tretës. Çikorja përmban një probiotik të fuqishëm të njohur si inulin e cila redukton aciditetin në trup dhe zgjidh problemet që vijnë nga mostretja. Inulina gjithashtu redukton nivelin e kolesterolit të keq i cili shkakton tension të lartë të gjakut dhe bllokon arteriet dhe venat duke rritur rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Studimet vazhdojnë akoma, por çikorja besohet të ketë ndikim të zvogëlimin e ritmit të zhvillimit të radikaleve të lira. Inulina luan rolin e një fibre natyrale që ndihmon lëvizjet e zorrëve dhe parandalon kostipacionin. Kur proçesi i tretjes është i rregullt, njerëzit kanë më pak gjasa të vuajnë nga një sërë diagnozash gastrointestinale përfshirë radikalet e lira që dëmtojnë stomakun dhe të zorrët. Çikorja luan një rol të rëndësishëm në fuqizimin e sistemit imunitar duke larguar të gjithë bakteret e rrezikshme. Antioksidantët që gjenden në këtë bimë largojnë radikalet e lira nga qarkullimi i gjakut duke zvogëluar kështu shanset e sëmundjeve të ndryshme duke nisur nga ato të zemrës deri tek dëmtimi i qelizave. Çikorja ka aftësi qetësuese. Ajo ul nivelet e ankthit dhe qetëson mendjen duke shuar stresin dhe eliminuar efektet e rrezikshme që shkakton ai. Ekstraktet e farave dhe rrënjës së çikores mund të përdoren për t’ju ndihmuar me gjumin. Ato janë një alternativë më e shëndetshme e hapave të gjumit që gjenden në farmaci. Siç e thamë më lart, çikorja i bën mirë veshkës. Ajo rrit nivelin e urinimit duke ndihmuar kështu me eliminimin e toksinave që trupi grumbullon në mëlçi dhe veshka. Urinimi i shpeshtë eliminon ujërat e tepërta dhe largon yndyrnat e tepërta. Në fakt, 4 % e urinës është yndyrë që nëse trupi nuk do ta largonte do të gjente një vend për t’u depozituar.
=Recetë: Sallatë me cikore, arra dhe parmixhan
Përbërësit:
-1/2 e filxhanit arra të copëtuara
-1/2 e lugës së gjellës uthull sherry
-3 lugë gjelle vaj ulliri
-1/2 e lugës së cajit mustardë
-4 kupa me gjethe cikoreje, të copëtuar
-2 kupa me marule të gjelbër
-1 cikore të kuqe (radicchio)
-1/2 e kupës kulumbri të thara
-1/4 e kupës Parmixhan të grirë
-Kripë dhe piper
Përgatitja:
Në një tigan vendosni arrat në një nxehtësi mesatare per rreth 2 minuta. Lerëni mënjanë të ftohet.
Në një tas të vogël përzieni së bashku uthullën, vajin, mustardën, piperin dhe kripën për shije.
Në një tas të madh shtoni cikoren, marulen e gjelbër, dhe kulumbritë e thara ku sipër hidhini arrat dhe parmixhanin e grirë. Ju bëftë mirë.