CIKLI MENSTRUAL

CIKLI MENSTRUAL

CIKLI MENSTRUAL paraqet një seri ndryshimesh nëpër të cilin kalon trupi i një femre, për t’u përgatitur për shtatzëni.

Organi kryesor reproduktiv është mitra (uterusi). Mitra përbëhet nga dy pjesë – trupit dhe qafës. Nga të dy anët e mitrës gjenden vezoret dhe vezëpërçuesit (tubat e Fallopit). Vezoret janë organe në të cilat prodhohen vezët. Shtresa apo muri i brendshëm i mitrës quhet endometrium, shtresat e të cilit, nëse femra nuk është shtatzënë, shkoqiten dhe dalin si një pjesë e gjakut menstrual së bashku me gjakun dhe sekrecionin e mitrës.

Fazat menstruale


Menstruacioni i parë (menarke) zakonisht paraqitet në moshën prej 12 deri 13 vjet. Hulumtimet më të reja, megjithatë, tregojnë se, sot, femrat hyjnë në pubertet më herët. Pesha e madhe është faktor i rrezikut për shfaqjen e pubertetit të hershëm. Gjatë një ose dy viteve të para, mundet që kohëzgjatja e ciklit menstrual të jetë e ndryshueshme dhe jo e rregullt.
Pas kësaj kohe, cikli fillon të stabilizohet dhe të zgjasë rreth 28 ditë. Megjithatë, cikli normal mund të zgjasë edhe 20 deri 40 ditë. Mosha është faktor i rëndësishëm për ndryshimet e ciklit. Përafërsisht se cikli zgjat 33 ditë tek fermat më të reja se 21 vjet dhe, 26 ditë tek 40-vjeçaret. Cikli zgjatet sërish në moshën 46 vjeçare dhe arrin përafërsisht 31 ditë në moshën 49-vjeçare. Femrat që konsumojnë alkool rregullisht i kanë ciklet më të shkurta, ndërsa femrat me peshë më të vogël si dhe ato që merren me sport, më të gjata.

Menstruacionet, natyrisht, ndërpriten gjatë kohës së shtatzënisë. Disa femra vazhdojnë të kenë gjakderdhje jo të rregullta gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë. Gjakderdhjet e tilla mund të jenë kërcënim i dështimit (abortit), prandaj duhet patjetër t’i drejtohen mjekut. Gjatë kohës së gjidhënies femra rrallë mund të ketë ovulim deri në 8 javë pas lindjes. Pas këtij intervali menstruacionet zakonisht rikthehen dhe femra prapë është fertile (mund të mbetet shtatzënë). Menopauza është ndërprerja e menstruacioneve, e cila zakonisht shfaqet diku rreth moshës 51-vjeçare, kurse tek femrat që konsumojnë duhanin edhe më herët.

error: Nuk lejohet kopjimi!