Shkeputur nga libri”Dieta?! Jo vetem… Anila Kalleshi – Dietologe klinike
Pasoja shëndetësore janë disa: 1-Rritja me shpejtësi dhe e sforcuar e produktit sjell dëme në shëndet sikurse rritet më sforcim ashtu e sforcon dhe organizmin deri në krijimin e masave tumorale; 2-Nxitja me ngjyrues të parakohshëm çon në dëmtime të lëkurës apo me krijimin e njollave në lëkurë tek përdoruesi konsumator, që mund të jenë tumore beninj ose malinj sikurse janë rastet e nishaneve në lëkurë. 3-Janë dy lloje dëmtimesh a- të shpejta në kohë b-të vonuara, pra injektimi në sasi të madhe të hormoneve qofte tek produkteve bimore apo shtazore, ky konsum vepron në dëm të shëndetit të njeriut. Këto ushqime kanë aciditet të shtuar, të cilat shkaktojnë: – dëmtojnë organizmin; – nuk bëhet zbërthimi i yndyrave; – nuk bëhet tretja e proteinave, që janë me pasoja hormonale sepse veprimi i disa hormoneve ndikimin e kanë direkt në gjak, e për pasojë organizmi përballet me shqetësime dhe sëmundje të ndryshëm me pasoja; – shton kolesterolin; – shkakton shtim në peshë; – deformon organizmin; – dëmton organet jetike; – shkakton shfaqjen e diabetit, sëmundjet koronare, mbiveshkore, dhjamosje
Kur themi dëmtime morfologjike dhe biometrike nënkuptojmë ndryshimet e thella që ndodhin në organizëm, pra shtohet sasia e hormoneve dhe pësohen deformime në gjendrat kryesore në hipofofizë, etj dëmtime në SNQ, SN periferik me shenja të dukshëm si përgjumje, mungesë dëshire, ulje të nivelit të të mësuarit dhe dëshirës për punë deri në mbi lodhje, etj.