Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse ndaloni së konsumuari sheqer?

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse ndaloni së konsumuari sheqer?

Ju do të humbni peshë sigurisht, por jo vetëm: këtu janë aspektet pozitive dhe përfitimet e njohura lidhur me eliminimin e sheqerit nga ushqimi.

Eliminimi i sheqerit nga ushqimi nuk është vetëm një çështje e dietës.Edhe nëse nuk jeni me dietë, duhet të ndaloni të hani sheqer për shëndetin tuaj.

Sheqeri natyralisht i pranishëm në fruta dhe ushqime, në fakt është më se i mjaftueshëm për të përmbushur nevojat e trupit, dhe duke e reduktuar atë në minimum (pse jo të eliminuar atë tërësisht) sjell një numër të avantazheve dhe të përfitimeve të konsiderueshme në aspektin e shëndetit dhe organizmit.

Pas disa ditësh, pasi e kemi hequr nga ushqimet tona do ta ndiejmë nevojën për ta konsumuar, si një krizë e vërtetë të varësisë ndaj saj (është treguar se jep varësi si droga ), mjafton vetëm disa javë për të dalluar të mirat e një jete pa sheqer.

Këtu janë motivet e një ushqyerje pa sheqer:

 

Përmirëson lëkurën
Sheqeri nxit një proces të quajtur glikacion që oksidon dhe dëmton qelizat që shkaktojnë rrudha, lëkurë pa shkëlqim dhe e thatë.

Përveç kësaj, konsumi i sheqerit ndërhyn në kolagjenin që ndihmon indet e trupit tonë të mbeten të fortë dhe elastikë. Rezultatet e para mund të vërehet vetëm pas 72 ose 96 orë të detoksifikimit :

«Do të ndiheni më mirë, ngjyra e lëkurës do të jetë më e gjallë , lëkura më pak e yndyrshme dhe më e hidratuar, rrathët e errët dhe madje edhe sistemi imunitar do të gëzojnë efektet e mira të një fillimi të ri».

Do të humbni peshë
Sheqeri bllokon një hormon proteinik të quajtur leptin që është përgjegjës për ndjenjën e ngopjes që ndihemi pas ngrënies.

Rezultati është se duke ngrënë ëmbëlsirat, ne kurrë nuk do të ndihemi plotësisht të kënaqur dhe ne do të vazhdojmë të jemi të uritur.

Sheqernat e tepërta nuk asgjësohen, por konvertohen në yndyrna që grumbullohen dhe bëhen kile shtesë.

Duke reduktuar konsumin e sheqernave, trupi do të fillojë të rregullojë oreksin në mënyrën e duhur , duke zvogëluar numrin e kalorive të marra

Funksionet e trurit përmirësohen
Sheqeri i tepërt, siç u përmend, shkakton rritje të glicemisë tek të cilat trupi reagon duke prodhuar më shumë insulinë dhe duke mbingarkuar pankreasin.

Ky proces në dukje i padëmshëm është në fakt një nga shkaqet kryesore të ndjenjës së lodhjes dhe përgjumjes.

Reduktimi i konsumit të sheqerit ndihmon për të rifituar më shumë energji.

Por jo vetëm. Disa studime kanë treguar se nivelet e larta të glicemisē mund të shkaktojnë dëmtim të trurit që ndikon në kujtesën.

Përmirëson humorin
Ne mendojmë se për të ngritur moralin një ngrënie me ëmbëlsira dhe çokollata është ideale. Kjo është vetëm pjesërisht e vërtetë.

Çokollata e errët , për shembull, kur konsumohet në sasi të vogla mund të jetë e dobishme, por konsumi i tepërt i sheqernave është kundërproduktiv dhe rrezikon të shkaktojë një rreth vicioz.

Një studim i publikuar në Harvard Medical School , lidhur me njerëzit që vuajnë nga sulmet e panikut, ka treguar se sheqeri nuk është përgjegjës për ankthin, por është një katalizator që përforcon simptomat në vend që t’i qetësoje ato.

 

Një tjetër studim i publikuar në Journal of Psychiatry Britanik pohon se njerëzit që konsumojnë ushqime që janë të larta në sheqer kanë më shumë gjasa të vuajnë nga depresioni.

Përmirëson performancën fizike
Nëse jeni sportist ose thjesht vendosni të filloni të bëni një ecje për të humbur peshë, dijeni se eliminimi i sheqernave do të ketë një ndikim pozitiv në trupin tuaj edhe kur bëhet fjalë për këtë lloj performance.

Sheqeri stimulon demineralizimin e eshtrave dhe dhëmbëve , me efekte negative në nyje.

Është gjithashtu një nga shkaqet kryesore të inflamacionit, muskulor dhe jo vetëm.

Eliminimi i saj do të zvogëlojë rrezikun e infeksioneve kronike si dhe të kemi nyje dhe eshtra më të forta, siç u përmend më sipër, por edhe më shumë energji.

Përmirëson tretjen dhe shëndetin e përgjithshëm
Përtej këtyre përfitimeve , është e qartë se reduktimi i konsumit të sheqerit shkakton reaksione zinxhir në të gjithë trupin.

Në fakt, sheqeri ushqen bakteret e këqija së bashku me parazitët dhe kërpudhat , veçanërisht në zorrë, rrit inflamimin dhe pengon asimilimin e vlerave të ushqyesve.

Gjithashtu dobëson sistemin imunitar , duke shkaktuar mostretje, kapsllëk dhe acarim të zorrës së trashë.

Për të përforcuar muret e zorrëve dhe florën bakteriale duhet të eliminojmë sheqernat të tepërta , ato të cilat I marrim nëpërmjet ëmbëlsirave, biskotave, pijeve etj, prandaj ne duhet të marrim probiotik të tilla si kosi dhe ferment laktike.

Përmirësimi i fertilitetit
Ushqimi është thelbësor për ekuilibrin hormonal dhe si rezultat për fertilitetin.

Një dietë me një nivel të lartë të sheqerit stimulon lirimin e insulinës, duke çuar në lodhje të pankreasit.

 

Prodhimi i tepruar i këtij hormoni, prej të cilit disa receptorë gjenden në vezore, mund të gjenerojnë rezistencë, e cila është një faktor i rëndësishëm rreziku për sindromën ovariane policistike dhe gjithashtu mund të shkaktojë dëme në vezore.

error: Nuk lejohet kopjimi!