Një studim i ri tregon se njerëzit që skuqen në fytyrë pasi kanë pirë një gotë pije alkoholike, mund të jenë në rrezik më të lartë për t’u prekur nga kanceri në ezofag.
Shkencëtarët thonë se nevojiten studime më të thella për të arritur në përfundim të plotë, ndërkohë që kanceri në ezofag vazhdon të mbetet një prej kancereve me rritje të shpejtë në Shtetet e Bashkuara.
Rastet e prekjes nga ky lloj kanceri shtohen çdo vit deri në 500 përqind.
Nga kanceri në ezofag preken kryesisht burrat dhe ky lloj kanceri është dy herë më vdekjeprurës sesa melanoma apo kanceri në lëkurë. Ekspertët thonë se kanceri i ezofagut shpesh shfaqet befasishëm.
Në të shumtën e rasteve simptomat jane shenja të zakonshme si kollitje, dhimbje gryke e vështirësi në tretje, ndërsa shenja më shqetësuese është vështirësia në përtypjen e ushqimit.
Kanceri ne ezofag mund të trajtohet sukseshëm me operacon dhe kimoterapi, nëse zbulohet në fazë të herëshme.
Në 50 përqind të rasteve kanceri në ezofag shkaktohet nga lëngjet acide në stomak, të cilat duke u ngjitur lart prekin pjesën e poshtme të ezofagut duke dëmtuar qeliza ose duke i ndryshuar ato.
Këto qeliza në disa raste shndërrohen në kanceroze. Në Shtetet e Bashkuara, çdo vit diagnostikohen 16 mijë raste të kancerit në ezofag, ndersa 14 mijë pacientë vdesin çdo vit nga kjo sëmundje.