Çfarë është Tromboembolia Pulmonare?

Çfarë është Tromboembolia Pulmonare?

 

Tromboembolia Pulmonare është një bllokim i menjëhershëm i fluksit të gjakut në fushat pulmonare distale (fushat periferike të mushkërive). Kjo sëmundje shkaktohet kryesisht nga bllokimi i arteries femorale, ndërhyrjet kirurgjikale ose postkirurgjikale, qëndrimet e zgjatura shtrire, etj.

Shenjat klinike

– Vështirësi në frymëmarrje (dispne)
– Shtim të hipoksisë arteriale (ulje të zonave të perfuzionit dhe humbje të vetëdijes)
– Hypotension ( <100-60 mmHg)

Gjatë një ekzaminimi objektiv vërejmë:

– Takikardi
– Puls i dobët i shoqëruar me hypotension
– Ritmi i Galopit ( insuficencë e ventrikulit të djathtë)
– Rrallë mund të shfaqet dhe temperatura
– Në tromboembolitë masive janë të pranishme edhe krizat sinkopale

Ekzaminimet laboratorike që kryhen janë radiografia e pulmonit, ekoja kardiake, CT (angioskaner) dhe analiza e gjakut D-dimer.

error: Nuk lejohet kopjimi!