Çfarë është e çfarë nuk është DIETA..

Çfarë është e çfarë nuk është DIETA..

.
Koncepti i parë për të sqaruar është pikërisht që fjala “Dieta”, është fjala që ne shpesh e lidhim me ndjenjën e vuajtjes, privimit dhe stresit.
Çfarë nuk është DIETA
– Dieta nuk është një plan ushqimor drastik për t’u ndjekur për një periudhë të kufizuar kohe
– Dieta nuk êshtë një plan ushqimor i shkaktuar nga stresi si në nivelin psikologjik dhe ate fiziologjik
– Dieta nuk është një listë me ushqime që duhet hequr dorë nga konsumimi i tyre
– Dieta nuk êshtë e njejtë për të gjithë
– Dieta nuk jep rezultat brenda një kohe të shkurtër.
– Dieta nuk jep rezultate qe zbehen shumë shpejt
– Dieta nuk është një modë
– Dieta nuk është ajo që gjendet lehtesisht gjithandej.
CFARË ËSHTË DIETA
– Dieta është edukim ushqimor dhe mendor me një stil jete të finalizuar në shëndetin e individit.
– Dieta është një rrugë e formatuar e programuar me faza dhe objektiva specifikë të ndryshëm nga individi në individ që parashikon përshkrimin e një plani ushqimor specifik dhe takime periodike.
– Dieta është një instrument i fuqishëm anti stress
– Dieta të jep rezultate që zgjasin
– Dieta është programi që këshillohet nga një nutricionist ose një ekspert ushqimi.
error: Nuk lejohet kopjimi!