Koncepti i parë për të sqaruar është pikërisht që fjala “Dieta”, është fjala që ne shpesh e lidhim me ndjenjën e vuajtjes, privimit dhe stresit.
Çfarë nuk është DIETA
◾dieta nuk është një plan ushqimor drastik për t’u ndjekur për një periudhë të kufizuar kohe
◾ nuk êshtë një plan ushqimor I shkaktuar nga stresi si në nivelin psikologjik dhe ate fiziologjik
◾nuk është një listë me ushqime që duhet hequr dorë nga konsumimi i tyre
◾dieta nuk êshtë e njejtë për të gjithë
◾dieta nuk jep rezultat brenda një kohe të shkurtër.
◾dieta nuk jep rezultate qe zbehen shumë shpejt
◾dieta nuk është një modë
◾dieta nuk është ajo që gjendet lehtesisht gjithandej.
CFARË ËSHTË DIETA
◾dieta është edukim ushqimor dhe mendor me një stil jete të finalizuar në shëndetin e individit.
◾dieta është një rrugë e formatuar e programuar me faza dhe objektiva specifikë të ndryshëm nga individi në individ që parashikon përshkrimin e një plani ushqimor specifik dhe takime periodike.
◾dieta është një instrument I fuqishëm anti stress
◾dieta të jep rezultate që zgjasin
◾dieta është programi që këshillohet nga një nutricionist ose një ekspert ushqimi.