A jeni konfuzë për shkak të ushqyerjes? Nuk jeni të vetmit. Titujt e lajmeve po e bëjnë të duket sikur koncepti për “një ushqyerje të shëndetshme” po ndryshon gjatë gjithë kohës. Librat e dietës vijnë me teori të ndryshme njëra-pas tjetrës. Të gjitha reklamat dhe marketingu po e bëjnë të vështirë që njerëzit të kuptojnë këshillat e bazuara në studimet shkencore.
Në realitet, duke pasur parasysh që ka dekada që mblidhen kërkime në lidhjen me ushqyerjen, ka pasur një rritje të ndërgjegjësimit në lidhje se si duket “një dietë e mirë”. Megjithëse rezultate të ndryshme nga studimet janë prezantuar, është me e saktë t’i hidhni një sy studimeve në mënyrë individuale. Studimet tregojnë që të hani shëndetshëm nuk është e komplikuar.
Një dietë e mirë është e pasur me fruta, perime dhe drithëra të plota, gjithashtu edhe burime të mira të proteinave dhe yndyrnave. Thekson ushqimet me bazë bimore-preferohet një shumëllojshmëri për të siguruar sa më shumë lëndë ushqyese. Proteinat duhet të vijnë kryesisht nga bishtajoret, arrat, peshku dhe mish shpendësh pa lëkurë. Produktet e bulmetit duhet të jenë me yndyrë të ulët.
Ushqime të caktuara si mishi i butë dhe i freskët, mishi kuq duhet të konsumohen në mënyrë të moderuar. Ndërsa mishrat e përpunuar si proshuta, hot-dog duhet të limitohen sa më shumë. Yndyrnat mund të konsumohen në moderim, për sa kohë që vijnë nga vajërat vegjetalë. Një pjesë tjetër e një diete të shëndetshme është limitimi i kalorive që konsumoni.
Të shikoni me kujdes masën e porcioneve dhe të ushtroheni rregullisht, mund t’ju ndihmojë të mbani një peshë të rregullt trupore. Ushqyerja e mirë, aktiviteti fizik dhe kontrolli i peshës janë tre nga gjërat më të fuqishme që mund të bëni për të reduktuar rrezikun për shfaqjen e sëmundjeve, nga kanceri dhe diabeti e deri të sëmundjet e zemrës dhe osteoporoza.
Dhe në fund, studimet e reja kanë treguar që konteksti në të cilin hani gjithashtu ka shumë rëndësi-qoftë në shtëpi ose në restorant, për shembull, ose kur jeni të stresuar dhe në nxitim ose të relaksuar dhe atentativë. Një dietë e mirë është e pasur në fruta, perime dhe drithëra të plota-preferohet një shumëllojshmëri për të siguruar sa më shumë vitamina, minerale dhe fitonutrientë.