GJATЁ SHTATËZANISЁ NJË GRUA DUHET TË KËTË PARASYSH:
Ushqyerjen :
• të mos përdorë mishin e pazierë mirë, gjysëm të pjekur, apo mishërat krudo.
• të mos konsumojë lëngje që përmbajnë gaz, lëngje të gatshme dhe pije energjike.
• kur konsumon ushqimin duhet t’a konsumojë me qetësi dhe pa u nxituar.
• të konsumojë pak ushqim dhe shpesh, për të evituar problemet si djegie e stomakut, të vjellat apo vështirësi në tretje.
• nuk duhet të përdorë ushqime të gatshme apo fastfood.
• këshillohet që gjatë ditës të konsumojë 2-3 litra ujë pasi dehidratimi shoqërohet me lodhje, këputje, rritje të tensionit, tretje me vështirësi të ushqimit.
• kur konsumoni fruta e perime duhet t’i lani dhe pastron I shumë mirë.
GJATË SHTATËZANISË DUHET TË BËNI KUJDES NGA TOKSOPLAZMOZA DHE SALMONELA!!
• Mos konsumoni ushqime dhe ëmbëlsira që përmbajnë vezë të gjalla.
• Ҫdo gjë që konsumoni të jetë e larë shumë mirë, e zier apo e pjekur në furrë
• Mos konsumoni fruta deti aq më tepër krudo sepse mund të përmbajnë baktere apo parazitë!
KUJDES NGA HELMIMET:
• Mos konsumoni djathëra të tipit gorgonzola apo mocarela të cilat përgatiten nga qumështi jo i pasterizuar!
• Mos konsumoni mëlçi dhe të brendshmet e bagëtive në përgjithësi, si dhe as ushqime të konservuara, të cilat ruhen nëpërmjet përdorimit të lëndëve të caktuara kimike.