Cfarë duhet të dinë të gjithë për atakun kardiak

Cfarë duhet të dinë të gjithë për atakun kardiak

E dinit që sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve  në mbarë botën?

Simptomat tipike të sëmundjeve të arteries koronare përfshijnë dhimbje në mes të kraharorit ndërkohë që ecni, të ngrini pesha të rënda ose të kapërceni shkallët. Nëse kjo është një shenjë paralajmëruese e një sulmi zemre, kjo dhimbje padyshim që do të largohet me pak pushim. Por nëse është një sulm zemre kërcënues për jetën, dhimbja në kraharor do të vazhdojë. Skenari klasik i sulmit të zemrës është një njeri pak mbipeshë, pa aktivitet fizik, në moshë te mesme i cili është duhan pirës dhe përpiqet të hidhet në borë në një ditë të ftohtë dimri.

 

“Klasike” megjithatë nuk do të thotë “gjithmonë”, dhe janë disa gjëra që të gjithë duhet t’i dinë për simptomat e sulmit në zemër:

1. Dhimbja e kraharorit nuk duhet të jetë gjithmonë “dhimbja” dhe nuk ka pse të jetë gjithmonë në kraharor. Dhimbja mund të jetë pak a shumë si presion, ngushtim ose ndjesi shtrydhjeje. Dhimbja, presioni ose ngushtimi mund të jetë gjithashtu në shpatullën e majtë, krahun e majtë, fyt, nofull ose mbrapa.

 

2. Nuk duhet patjetër të keni një dhimbje në kraharor apo presion për të vuajtur nga sulmi në zemër. Edhe pse dhimbja apo presioni në anën e majtë të shpatullës, krahë ose nofull është më e zakonshmja, shumë njerëz përjetojnë të përziera, vjellje, dobësi, marrje mendsh, djersitje dhe/ose probleme të papritura me frymëmarrjen. Në përgjithësi është ndjenjë e papritur e të mos ndjerit mirë, në një “kornizë kohore” në 15 min deri në disa orë më shumë. Njerëzit me diabet (sheqer të lartë në gjak) dhe moshat e vjetra mund të kenë simptoma të buta.

3. Sëmundja e zemrës nuk diskriminon dhe mund të godasë dhe njerëzit me rrezik të ulët. Nuk keni pse të jeni mbipeshë, sedentarë apo duhanpirës për t’u goditur nga sulmi i zemrës. Në një raport të një prej regjistrave kombëtarë të “American Heart Association’s” u vlerësuan 100,884 njerëz pa sëmundje të njohur kardiovaskulare që paraqitën sulmin e tyre të parë në zemër.

– Rreth tre të katërtat e këtij grupi nuk kishin një histori të njohur të diabetit.

– Pak më shumë se një e treta nuk ishin përballur me presionin e lartë të gjakut.
-Më shumë se gjysma nuk kishin nivele të larta të kolesterolit apo duhanit.

– Pothuajse gjysma e grupit nuk kishte asnjë ose një faktor rreziku të modifikueshëm të njohur.

-Eshtë e mundur që një pjesë e këtij grupi mund të ketë faktorë rrisku si diabeti, presion të lartë gjaku ose kolesterol të lartë por ata nuk janë të vetëdijshëm për to.

-Faktorët e rriskut jo-të modifikueshëm si mosha (45 dhe më shumë për meshkujt, 55 dhe më shumë për femrat), si dhe gjinia mashkullore, gjithashtu u shtua në profilin e rrisqeve:

-Rreth një e pesta e grupit ishte më e re se 45 vjeç (meshkuj) ose 55 vjeç (gra).

-Rreth një e treta e grupit ishin femra.

-Rreth 8% e grupit nuk kishin asnjë ose një faktor tradicional rreziku.

Kështu ndërkohë që diabeti, presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë, sëmundjet e veshkave dhe duhani rrit rrezikun e sëmundjes së zemrës, cdokush duhet të ketë kujdes nga shenjat dhe simptomat e një sulmi në zemër.

4. Sëmundja e zemrës nuk prek thjesht meshkujt. Sëmundja e zemrës është gjithashtu shkaku kryesor i vdekjeve te femrat. Në fakt, vdekja nga sëmundjet e zemrës ka më shumë gjasa të ndodhë 10 herë më shumë sesa kanceri i gjirit. Si te meshkujt, dhe te femrat mund të shfaqen simptoma si përzierje, të vjella, dobësi, djersitje dhe problem të papritura me frymëmarrjen. Megjithatë shpesh, femrat kanë shtypje në kraharor dhe ndryshe nga meshkujt, simptomat mund të mos vihen re për shkak të mungesës së vetëdijes.

Edukimi dhe ndryshimi i imazhit stereotipik të një njeriu që shtrëngon gjoksin e tij është çelësi, por është vetëm një pjesë e zgjidhjes. Gratë duhet të fillojnë të eksplorojnê për shëndetin e tyre.

Sëmundja e zemrës vret më shumë femra sesa meshkuj cdo vit, dhe femrat me shumë gjasa vdesin brenda vitit që nga sulmi i zemrës sesa meshkujt.

Megjithatë, krahasuar me meshkujt, gratë kanë dallime themelore në strukturën dhe funksionin e arterieve të zemrës së tyre dhe renditjen e ngjarjeve në trup që çojnë në sulme në zemër. Megjithëse prognoza pas një sulmi në zemër është përmirësuar me kalimin e kohës, ky përmirësim është shumë më i ulët tek gratë sesa tek meshkujt.

Pavarësisht këtyre dallimeve, gratë mbeten të nënpërfaqësuara në gjykimet klinike që vlerësojnë strategjitë optimale të trajtimit për sulmet në zemër. Ka një thirrje për të rritur numrin e grave që të regjistrohen në studime kërkimore që vlerësojnë sëmundjet e zemrës në mënyrë që strategjia më e mirë e trajtimit për gratë të implementohet në to.
5. Gjendet një art te ushtrimet.

 

Cdokush mbi 40 vjec duhet të jetë i kujdesshëm kur bën ushtrime- edhe njerëzit e shëndetshëm nuk duhet të fillojnë të ushtrohen më shumë sec duhet papritmas. Të gjitha ushtrimet duhet të jenë të ngadalta dhe të rriten gradualisht në ritëm, kohëzgjatje dhe rezistencë. Dhe është gjithmonë një ide e mirë të flisni me mjekun tuaj përpara se të filloni regjimin e ushtrimeve.

error: Nuk lejohet kopjimi!