Cdo gjë që duhet të dini për vitaminat dhe suplementet

Cdo gjë që duhet të dini për vitaminat dhe suplementet

Të konsumoni një dietë të balancuar me ushqime të freskëta dhe organike është strategjia më e mirë shëndetësore që cdokush duhet të implementojë. Por megjithatë, jo cdokush ka mundësi të gatuajë shëndetshëm cdo herë. Për shembull, disa njerëz që përpos përpjekjeve të tyre, nuk kanë mundësi të gatuajnë në shtëpi, kështu që u drejtohen restoranteve apo ushqimit të përpunuar.

Një tjetër arsye ka të bëjë me furnizimin aktual ushqimor-dicka që shumë ekspertë shëndetësore refuzojnë ta marrin në konsideratë. Për shkak të praktikave të varfra agri-kulturore, plus ndotësve të shumtë toksikë në tokë apo në ujëra, ushqimi që konsumojmë nuk është aq i pasur në nutrientë si shumë breza më parë.

Në këto raste, të merrni një suplement mund të jetë një vendim i zgjuar.


-Suplementet: Më të sigurta se ilaçet farmaceutike
Ka shumë polemika që parashtrojnë pyetjen, a duhet t’i marrim apo jo suplementet? Suplementet ushqyese- duke u siguruar që po zgjidhni varietete me cilësi të lartë-mund të jetë një plotësim ideal për një stil jetese të shëndetshëm, pasi ju lejojnë të merrni vitaminat e nevojshme, mineralet, enzimat dhe antioksidantët që ju duhen për të mbajtur funksionet optimale të trupit. Megjithatë ka ekspertë që deklarojnë që suplementet si ilacet me recetë, duhet të rregullohen me rreptësi. Por e verteta është që shumica e vitaminave dhe suplementeve herbale janë më të sigurta se mjekimet farmaceutike. Edhe kur përshkruhen si duhet, mjekimet farmaceutike mund të vrasin rreth 100, 000 njerëz cdo vit, ndërkohë që vitaminat nuk kanë shkaktuar asnjë vdekje të vetme në 27 vjet. Në fakt suplementet kanë të dhëna më të sigurta se cdo produkt tjetër i konsumueshëm në treg. Si një konsumator i zgjuar, duhet të jeni vigjilent kur blini apo merrni ndonjë suplement-ja pse.

Kujdes: Jo të gjithë suplementet janë të mira (apo efektive) për ju

Suplementet e humbjes në peshë janë vecanërisht të njohura për prodhimin e publicitetit negativ për industrinë e suplementëve. Jo vetëm që në përgjithësi janë jo-efektive, por mund të vendosin dhe shëndetin tuaj në rrezik gjithashtu. Por prapë shumë prodhues vazhdojnë t’i shesin “këto pilula mrekullie” për hir të fitimeve të tyre-por në kurriz të shëndetit të njerëzve.

Suplementet që ndërtojnë muskuj, produktet që sjellin energji të lartë,  lidhen me efekte të caktuara anësore, duke i dhënë suplementeve për fat të keq një dritë negative. Kijeni parasysh që suplementet që njihen si të rrezikshme janë ato që zakonisht “mprihen” me ndonjë formë të ilaceve farmaceutike apo përbërësve sintetikë. Me vetëm disa përjashtime, nuk është vitamina natyrale apo barna herbale në vetvete që tregohet e rrezikshme.

Lexoni me kujdes etiketën përpara se të merrni ndonjë suplement

Nëse ndonjëherë vendosni të merrni një suplement për të plotësuar dietën tuaj, ju lutem lexoni etiketën me kujdes përpara se ta përdorni dhe merrni vetëm dozën e rekomanduar. Për asnjë arsye mos konsumoni më shumë se doza e rekomanduar dhe nëse përjetoni ndonjë efekt anësor, ndaloni menjëherë. Nëse po vuani nga sëmundje apo po merrni një tjetër mjekim, ju këshilloj të konsultoheni me një mjek përpara se të filloni një suplementim të tillë, pasi janë disa suplemente të caktuara që mund të ndërveprojnë.

Femrat shtatzënë, nënat që ushqejnë me gji Dhe fëmijët nuk duhet të marrin asnjë lloj suplementi pa aprovimin e mjekut.

 

Një dietë e plotë, së bashku me zakone të shendetshme të stilit të jetes është mënyra më e mirë për të optimizuar shëndetin tuaj.
Ushqimet organike dhe të plota duhet të jenë burimi primar i juaji i vitaminave, mineraleve dhe nutrientëve të tjerë. Suplementet duhet të jenë vetëm një strategji shëndetësore plotësuese. Mbani mend që asnjë suplement, sado i cilësisë së lartë të jetë dhe sado i prodhuar sic duhet, nuk mund të zërë vendin e një diete të balancuar dhe stili jetese të shëndetshëm.

error: Nuk lejohet kopjimi!