Padyshim që çaji jeshil është gjithmonë çaji bimor më i mirë për humbjen e peshës. Eshtë i pasur në antioksidantë që quhen katekine. Një nga katekinet e njohur si “Epigallocatechin” është një fuqizues i metabolizmit. Gjithashtu çaji jeshil përmban kafeinë në sasi më të pakta krahasuar me kafenë. Kafeina ndihmon në stimulimin e djegies së yndyrës dhe për një performancë më të mirë të muskujve. Gjithashtu ju bën të hani më pak duke reduktuar oreksin që kishit më parë.
Si mund ta konsumoni për humbje peshe?
Eshte më mirë të përdorni gjethe të çajit jeshil për të përgatitur një filxhan çaj. Ju mund të konsumoni rreth 4 filxhanë në ditë. Mënyra më e mirë është të pini një kupë çaji jeshil 20-30 minuta përpara një vakti. Mënyra më e mirë për të pirë një filxhan çaji jeshil është 20-30 minuta përpara një vakti.
Receta për humbjen në peshë:
-Përbërësit:
-1 lugë çaji gjethe çaji jeshil
-1 kupë ujë
-1/4 e lugës së çajit kanellë
Si ta përgatisni:
-Zijeni një kupë me ujë.
-Shtoni pluhur kanelle dhe lëreni të ziejë për 2 minuta.
-Fikni flakën dhe shtoni gjethe çaji jeshil.
-Lëreni të ziejë për 5-7 minuta.
-Përziejeni mirë përpara se ta pini.
Benefitet:
Çaji jeshil dhe kanella janë agjentë të fuqishëm në humbjen e peshës. Çaji jeshil rrit metabolizmin dhe shkrin yndyrën. Kanella ndihmon në humbjen e peshës duke rregulluar nivelet e sheqerit në gjak, nivelet e insulinës, kolesterolin e ulët dhe ndikon në oreks.
Kujdes!! Konsumimi i tepërt i çajit jeshil mund të çojë në pagjumësi, diarre, të vjella dhe marrje mendsh.
Copyright anilakalleshi.com / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit