Çajërat më të mirë për gripin

Çajërat më të mirë për gripin

Të pini pak çaj të ngrohtë nuk i mirë vetëm kur keni grip por edhe ndihmon sistemin imunitar, duke i bërë simptomat tuaja më të menaxhueshme dhe duke përshpejtuar rikuperimin. Duke pirë çajërat më efektive kur simptomat shfaqen ose edhe gjatë sezonit të gripit është një masë parandaluese. Ju mund të blini barna të freskëta edhe t’i zieni ose të bleni bustina të gatshme nga dyqani. Kurat bimore  mund të kenë ndërveprime me mjekime të tjera, kështu që konsultohuni me doktorin fillimisht.

 

-Çaji jeshil

Çaji jeshil përmban një antioksidant të quajtur quercetina dhe një amino-acid të quajtur L-teaninë që ndihmon trupin tuaj të luftojë gripin. Këto përbërje gjithashtu gjenden dhe të çaji i zi dhe te çaji oolong, të cilat janë të përpunuara nga çaji jeshil. Quercetina ka efekt anti-viral që ka treguar që lufton viruset që shkaktojnë të ftohtin e zakonshëm. Në një studim të publikuar në “Journal of Medicinal Food” në 2013, quercetina u zbulua që parandalonte replikimin e një virusi të ftohtë e të zakonshëm në fazën fillestare të infeksionit. Një filxhan rreth 3 lugë  çaj jeshil përmban 25 miligram kafeinë, keshtu që kujdes të mos kaloni sasinë e rekomanduar të kafeinës nga “American Medical Association”, që është rreth 200-300 miligramë. Ndryshe nga çajërat herbale, çaji jeshil përmban kafeinë dhe efektet anësore përfshijnë të përziera dhe të vjella, ankth, depresion dhe probleme me gjumin.

 

-Çaji “Elderberry”
“Elderberry”, e quajtur gjithashtu lulja e plakur, është një barishte që përdoret për të trajtuar infeksionet respiratore si gripi. Ky çaj- qoftë nga lulet apo manaferrat-përmban përbërje që mund të reduktojnë inflamacionin në membranat mukozale, te cilat me lehtësojnë bllokimin e hundëve. Ky çaj gjithashtu thuhet se ka veti anti-virale. Elderberry-t e kuq janë toksikë. Lejlatë janë jo-toksike por më pak efektive se ato të zezat, të cilat vertet rrisin sistemin imunitar dhe luftojnë gripin.

 

-Çaji Echinacea

Echinacea është një tjetër barishte që duhet të merret si trajtim për gripin pasi është zbuluar që redukton shumë infeksione të rënda virale dhe madje redukton kohëzgjatjen e infeksionit. Për rezultate më të mira, duhet ta pini menjeherë pasi të ndjeni simptomat e gripit. Nëse dikush me të cilin jetoni preket nga gripi, është ide e mirë që të filloni ta pini këtë çaj rregullisht.

 

-Çaji i rrënjës së jamballit

Nëse keni një fyt të ngjirur e të lënduar, rekomandohet të pini çaj të rrënjëve të jamballit për ta qetësuar. Përmban veti anti-inflamatore, të cilat reduktojnë ënjtjen e dhimbshme në fyt. Rrënja e jamballit gjithashtu ndihmon trupin tuaj të “dëbojë” mukusin nga trakti respirator. Për më shumë, ka një shije të ëmbël. Nëse pini 6 filxhanë me çaj të rrënjëve të jamballit në ditë, mund të lehtësojë dhimbjen e fytit, por nuk rekomandohet të pihet rregullisht për një periudhë të gjatë kohe. Konsumimi i saj për më shumë se 1 muaj mund të shkaktojë mbajtje të ujërave si dhe mungesë kaliumi, kështu që ky çaj herbal është më mirë të përdoret vetëm kur jeni të sëmurë me grip.

error: Nuk lejohet kopjimi!