Bulimia-Llojet, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rriskut

Bulimia-Llojet, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rriskut

Bulimia gjithashtu njihet si bulimia nervore. Ky është një crregullim tepër serioz i cili është kategorizuar si crregullim i së ngrënit. Ky crregullim mund të jetë shumë i rrezikshëm për jetën e njeriut sepse kur njerëzit vuajnë nga bulimia, ato hanë sasi të mëdha ushqimi. Pasi kanë ngrënë sasi të mëdha ushqimi, ato fillojnë të heqin qafe ushqimin në mënyrë të pashëndetshme.

 

Njerëzit të cilët vuajnë nga bulimia detyrohen të vjellin kur bëjnë ushtrime të tepruara. Në disa raste njerëzit vjellin edhe kur hanë sasi normale ushqimi ose hanë një snack të vogël. Ky lloj crregullimi mund të karakterizohet në mënyrat e mëposhtme:

-Bulimia pastruese: Ky është rasti kur keqpërdorni laksativët ose nxisni të vjellat, klizmat apo diuretikët.

-Bulimia jo-pastruese: Ky është rasti i bulimisë kur ju po përdorni mënyra të tjera për të hequr qafe kaloritë dhe të parandaloni veten për të shtuar peshë si ushtrimet e tepërta, argjërimi apo dieta e rreptë.

 

Nuk ka rëndësi cfarë metode po përdorni kundrejt crregullimit tuaj, kur po përpiqeni të hiqni qafe kalorite ekstra në këtë rast mund të rezultojnë në pastrim. Nëse po vuani nga bulimia, atëherë duhet të jenë shumë të shqetësuar për formën dhe peshën e trupit tuaj. Kjo sëmundje nuk është e lidhur vetëm me të ngrënit por dhe me imazhin e trupit.

 

Kur njerëzit vuajnë nga bulimia ato shpesh mundohen të gjejnë defekte në trupin e tyre. Kur ky process ndodh, atëherë është shumë e vështirë që njerëzit me bulimi ta kapërcejnë këtë crregullim. Por nëse po vuani nga kjo sëmundje, nuk duhet të shqetësoheni, sepse nëse jeni në fazat e hershme doktori juaj do t’ju japë trajtimin e nevojshëm mjekësor, si dhe do t’ju tregojë mënyrën si mund të hani shëndetshëm.

 

Nëse po hani shëndetshëm, atëherë nuk do të keni probleme me peshën tuaj. Gjithashtu rezulton në opinion më të mirë për veten dhe aftësinë për të ndihmuar trupintë heqë qafe komplikimet serioze të cilat kanë të bëjnë me gjendjen tuaj.


Shenjat dhe simptomat e bulimisë

Këtu janë shenjat dhe simptomat e këtij çrregullimi:

-Përdorimi i produkteve bimore ose suplementeve dietike në sasi të tepërta për humbjen e peshës – Të hani deri në pikën e parehatisë dhe dhimbjes.

-Të jetoni me frikën se mos shtoni peshë

-Të keqpërdorni laksativët, diuretikët ose enema-n pas të ngrënit

-Të qënit i shqetësuar për imazhin e trupit apo peshës

-Kufizimi i kalorive ose shmangia e disa ushqimeve të caktuara

-Të hani shumë ushqim kur keni uri, dmth të kaloni sasinë normale

-Ndjesia se nuk po mundeni të kontrolloni sjelljen e të ngrënit

-Të detyroni veten që të villni apo të ushtroheni më shumë sec duhet sepse nuk doni të shtoni peshë

Shkaqet:

Shkaku ekzakt nuk njihet akoma. Janë shumë faktorë që mund të jenë arsyeja që fshihet pas kësaj sëmundjeje si pritshmëritë sociale, shëndeti emocional, apo probleme të tjera.

 

Faktorët e rriskut:

-Të qenit femër: Femrat kanë më shumë shanse të preken nga bulimia krahasuar me meshkujt.

-Mosha: Sepse adoleshentët dhe të rriturit shpesh ankohen për peshën e tyre dhe formën e trupit, këto njerëz kanë shanse më të mëdha për t’u prekur nga bulimia.

Biologjia: Njerëzit që kanë të afërm, prindër dhe fëmijë me bulimi kanë më shumë shanse për t’u prekur nga kjo sëmundje sepse janë disa gjene që mund të jenë arsyeja e zhvillimit të bulimisë. Gjithashtu nëse keni mungesë në tru të përbërjes kimike serotoninë, atëherë ju keni shanse më të mëdha për shfaqjen e bulimisë. Gjithashtu edhe nëse jeni mbi-peshë apo në vitet e adoleshencës.

-Problemet psikologjike dhe emocionale: Crregullimet e ankthit dhe vetëbesimi i ulët janë problemet psikologjike dhe emocionale që mund të bëhen shkas për shfaqjen e bulimisë. Disa nga nxitësit janë mërzia, stresi, dieta strikte, ushqimi dhe imazhi i dobët për veten. Gjithashtu janë dhe faktorë të tjerë që mund të bëhen shkak për buliminë si stresi mjedisor dhe ngjarjet traumatike.

-Presioni i medias dhe social: Kur njerëzit shikojnë televizor dhe lexojnë një revistë, ato shohin modele të dobëta. Fëmijët dhe adoleshentët duan të jenë si ato, që më pas con në zakone të këqija ushqimore dhe rreziqe për shfaqjen e bulimisë.

-Sporti, puna dhe presioni artistik: Kërcimtarët, aktorët, modelet dhe atletet kanë shanse më të mëdha për t’u prekur nga bulimia sepse trajnerët e tyre inkurajojnë këto tipe njerëzish që të humbin peshë pasi në këtë mënyrë do të jenë në formë më të mirë.

error: Nuk lejohet kopjimi!