Bronkiti është një sëmundje e rrugëve të frymëmarrjes e cila shkakton inflamim (pezmatim) të membranës së mukozës së rrugëve bronkiale në mushkëri.
Meqë membrana e irrituar gungëzohet dhe bëhet më e trashë, kjo i ngushton ose i mbyll rrugët e vogla të frymëmarrjes në mushkëri, duke sjellë periudha kollitjesh që mund të shoqërohet nga gëlbazi dhe vështirësi në frymëmarrje.
Bronkiti kronik përkufizohet si prodhim gëlbaze në shumicën e ditëve për të paktën 3 muaj, për të paktën 2 vjet njëri pas tjetrit.
Si të mbani larg vetes sëmundjen:
-Evitoni jetesën në ambiente të lagështa.
-Evitoni jetesën në ambiente me duhanpirës.
-Evitoni jetesën në qytete të ndotura.
-Mos qëndroni për shumë kohë në dush, as në dimër e as në verë.
-Bëni masazhe me vaj ulliri dhe raki në të gjithë trupin.
-Frekuentoni sa më shumë plazhin dhe ambientet me diell.