Borziloku – vlerat ushqyese dhe benefitet në organizëm

Borziloku – vlerat ushqyese dhe benefitet në organizëm

Pse duhet t’a përdorim borzilokun në ushqimet tona?!

©MSC Anila Kalleshi – Dietologe klinike
Nëse në kuzhinë ju duhen disa erëza, padyshim që borziloku është një prej tyre. Esenca e tij aromatike kombinohet më së miri me rozmarinën dhe trumzën në gatime si mishi, peshku, djathi, supërat, vezët si dhe është një nga përbërësit kryesorë në pesto, krahas arrave dhe djathit parmixhan. Megjithëse janë identifikuar më shumë se 60 lloje borziloku, të gjitha kategorizohen në tre lloje kryesore: e ëmbël, vjollcë dhe shkurre. Secili lloj ofron një delikatesë në shije, varietete si limoni, kanella dhe borziloku ju japin mundësinë të eksperimentoni me mënyrat se si mund të bëni një pjatë magjepsëse. Mjaftojnë vetëm disa gjethe për të ndryshuar krejtësisht shijen-madje dhe në një sanduic.
Bimët e borzilokut mund të mbahen lehtësisht si brenda si jashtë. Këpusni kokrrizat sa herë të dalin, sa herë që shfaqen në bazën e një gjetheje, për ta mbajtur bimën e plotë dhe që degë të reja të dalin sërish. Për të tharë gjethet e borzilokut, ngrohni sobën në 140 gradë, duke i vendosur në një fletë pjekjeje. Fikni sobën dhe hidhini në një tigan për 20 minuta. Hiqni tiganin, lëreni të qetësohen, dhe mënjeherë ruajini në shishe ose qese përkatese, larg dritës.


= Përfitimet shëndetësore të borzilokut
Borziloku gjithashtu konsiderohet si një nga barnat më të shëndetshme. Eshtë më mirë kur është i freskët pasi përpos aromës së mrekullueshme siguron dhe një listë të gjatë nutrientësh. Vitamina K, e domosdoshme për mpiksjen e gjakut, është një prej tyre. Vetëm dy lugë borzilok siguron 29 %të vlerës së përditshme të rekomanduar.
Borziloku gjithashtu siguron vitaminë A, e cila përmban beta-karoten, antioksidantë të fuqishëm që mbrojnë qelizat që mbështesin një numër të strukturave të shumta të trupit, duke përfshirë enët e gjakut, nga dëmtimi që sjellin radikalet e lira. Kjo ndihmon në parandalimin e oksidimit të kolesterolit në gjak, duke ndihmuar në parandalimin e aterosklerozës, sulmeve të zemrës dhe goditjeve.

 

 

error: Nuk lejohet kopjimi!