Benefitet shëndetsore të selinosë

Benefitet shëndetsore të selinosë

Selinoja është një nga perimet që mund ta gjeni lehtësisht në kopësht, që ka benefite të jashtëzakonshme për shkak të farave dhe gjetheve që përmban. Është një pasardhës i drejtpërdrejtë i selinove të egra dhe një anëtar i familjes Apiaceae me kopër dhe majdanoz, që posedojnë pamje apo aromë të disa prej këtyre karakteristikave.

Për shkak se është një perime me përmbajtje të lartë të ujit, selioja kërkon tokë pjellore dhe me lagështi. Kjo mund të shpjegojë se pse origjina e kësaj bime është gjurmuar nga Suedia, në jug të Algjerisë, Egjiptit dhe Azisë dhe në malet e Kaukazit të Indisë. Një rajon i madh në Punjab është i dedikuar për prodhimin e farave të selinosë për eksport në Evropë. Paskal-i është varieteti më i zakonshëm i selinosë në USA.

Selinoja e zbardhur është më popullore në Europë. Selino është një kulture e motit të freskët, prandaj është më mirë të mbillen herët. Për shkak se farat janë të vogla, ato duhet të mbulohen lehtësisht me “dhe” dhe të ujiten në mënyrë të barabartë për tre deri në tetë javë, ose të mbillen në një vazo brenda për t’a zhvendosur pas 2 muajve.

Selino-ja është një shtesë e mrekullueshme për sallën e tonit apo vezëve. Gjithashtu mund ta shtoni në supëra ose në rosto. Megjithatë, kur selino-ja zihet ose zhytet në ujë të vakët ( në supë), më shumë se një e treta e nutrientëve mund të humbasin.

Kështu që, avullimi është metoda më e mirë. Studimet tregojnë që avullimi për rreth 10 minuta mban 83% -99% të antioksidantëve të selinosë. Ju mund ta vendosni në frigorifer selinonë e pagatuar për rreth 5-7 ditë, thjesht mbajeni në një enë vecmas.

24369508 – organic vegetables – celery. food background

Përfitimet shëndetësore të selinosë
Selinoja është jashtëzakonisht e ulët në kalori-vetëm 16 për një porcion. Kjo është një nga arsyet pse është kaq e njohur. Reputacioni i selinosë si një ushqim “negativ-kalorik” mund të jetë mëse i merituar. Në të njëjtën kohë, selinoja vlen për peshën e saj në fibër, e cila lëviz më shpejt ushqimin përmes traktit digestiv dhe ndihmon në uljen e rrezikut për kancerin e zorrës së trashë.

Një shqetësim interesant në lidhje me këtë perime janë vitaminat dhe mineralet e ndryshme që ofron:
Pak shumë për një bilanc të mirë: 9 % secili nga DV në vitaminë A dhe folat, 8% e kaliumit dhe midis 2-5% mangan, bakër, fosfor, magnez dhe kalcium në kategorinë e mineralit . Në vitamina: vitaminë C, acidi pantothenik, vitamina B6, niacin dhe riboflavin. Vitamina K luan rolin më dramatik – 37 % të vlerës së përditshme për filxhan.

Selinoja është një burim i pasur i flavonoideve si zeaxanthin, lutein dhe betacarotene, për të cilat studimet kanë treguar që ulin inflamacionin, rrezikun e sëmundjeve të zemrës, rrisin sistemin imunitar dhe pengojnë rritjen e qelizave anormale që shkaktojnë kancer.

Antioksidantët në selino përfshijnë dihydrostilbenoids fenolike natyrore, të tilla si lunularin, dhe furanocoumarins si bergapten dhe psoralen. Gjethet e selinosë (të cilat përmbajnë më shumë vitaminë C, kalcium dhe kalium) dhe farat gjithashtu përmbajnë një numër të paktë të vajërave të paqëndrueshëm, tilla si terpenes (që përbëhet kryesisht nga limonene), sesquiterpenes β-selinene dhe humulene.

Komponimi 3-n-butil ftalid, i cili i jep selinosë esencën e tij të freskët , mund të luajë një rol në zvogëlimin e niveleve të kolesterolit dhe presionit të gjakut duke relaksuar muskujt e enëve të gjakut.

Faktet për nutrientët e selinosë:
Porcioni: (100 gr) e pagatuar
=Sasia për porcion
-Kaloritë-16
-Kaloritë që vijnë nga yndyra-2
-Yndyrna totale (Të saturuara dhe trans)-0%
-Kolesterol-0 mg
-Natrium-30 mg
-Totali i karbohidrateve-3 g
-Fibrat dietike-2 g
-Sheqer-2 g
-Proteina-1 g
-Vitamina A- 0%
-Kalcium- 2%
=Vlerat ditore
-Yndyrnat totale (Të saturuara)-0%
-Kolesterol-0%
-Natrium-3%
-Karbohidrate totale-1%
-Fibrat dietikë-6%
-Vitamina C-7%
-Hekur -2%
*Përqindjet e vlerave ditore janë të bazuara në një dietë 2000 kalorike. Vlerat tuaja ditore mund të jenë më të larta ose të ulëta në varësi të nevojave ushqimore.

Studimet mbi selinonë
Humbja e kujtesës mund të eliminohet me shtimin e selinosë në dietë, sipas një studimi të vitit 2010 në Universitetin e Illinois. Luteolin, një lëndë ushqyese në selino, u testua në minj dy-vjeçarë dhe u pasua te minjtë e moshës tre deri në gjashtë muaj. Rezultatet treguan se inflamacioni i pritur i trurit dhe humbja e mëvonshme e kujtesës te minjtë e moshuar nuk ishin të pranishme. Në fakt, ata performuan detyrat e mësimit dhe kujtesës më mirë se sa minjtë e rinj. Shkencëtarët besojnë se të dhënat sugjerojnë se përmbajtja e luteolinit në selino gjithashtu mund të rrisë memorien dhe të ndalojë inflamimin e trurit në lidhje me moshën tek njerëzit, duke rezultuar në një shëndet më të mirë njohës. Apigeneni në selino dhe majdanoz gjithashtu shfaqi aftësi për të penguar në mënyrë dramatike qelizat e kancerit të gjirit në një studim të kryer në Universitetin e Misurit.

Shkencëtarët zbuluan se apigenini u tkurr në kontakt me një tumor të caktuar të kancerit të gjirit të stimuluar nga progestin, një hormon sintetik i marrë nga gratë për simptomat menopausale. Ndërsa apigeneni u tregua të jetë një përbërje flavonoide natyrale, përgjegjëse për frenimin/parandalimin e qelizave të kancerit të gjirit, ajo nuk ishte testuar kundër kancerit të pankreasit. Shkencëtarët ndërmorën studimin, duke vënë në dukje se shumë agjentë kimioterapeutikë ishin përdorur për të trajtuar kancerin e pankreasit por pa sukses. Në përfundim, apigenini gjithashtu raportohet se mund të ketë aftësinë për të penguar rritjen në katër linja të qelizave të kancerit pankreatik.

Recetë me selino:
Luleradhiqe të gjelbërta me rrënjë selinoje dhe sallatë mandarinë
Përbërësit:
-1 grusht lulerradhiqe të gjelbërta ose zarzavate spinaqi
-1 limë mesatare, me lëng
-1/8 e lugës së cajit, kripë deti
-1 shkop selinoje (mesatare) të copëtuar
-10 gjethe mesatare borziloku të copëtuara
-1 mandarinë e mesme, në feta
-1/4 e filxhanit me arra pine.
=Për t’i hedhur sallatës sipër:
-1 mandarinë të mesme,me lëng
-3 lugë gjelle vaj ulliri
-1 lugë caji lëng lime
– 1lugë caji mjaltë (opsionale)

Përgatitja: Lani dhe pastroni lulerradhiqet duke i copëtuar në copa. Hidhni lëng lime në gjethet e copëtuara dhe shtoni kripë . Përzieni përbërësit për 3 minuta. Shtoni selinonë, borzilokun dhe mandarinën. Shtoni arrat pine dhe përziejeni të gjitha bashkë.

Një fakt për selinonë
Gjatë shekullit të 9-të, selino përdorej fillimisht si një ilac se sa një ushqim. Gjatë Mesjetës, selinoja bëhet një perime e zakonshme në Evropë dhe u prezantua me konsumatorët e SHBA-së vetëm në vitet 1900.

error: Nuk lejohet kopjimi!