Ndërkohë që arrat përmbajnë në përgjithësi sasi të lartë yndyre dhe jo gjthmonë janë konsideruar si një opsion i mirë, në dietat miqësore me diabetin, bajamet janë një rast special.
=Të pasura në yndyrna të mira
Bajamet kanë një përqëndrim të lartë të yndyrnave të mono-të panngopura ose yndyrnave të shëndetshme të cilat janë lidhur me reduktimin e rriskut të sëmundjeve të zemrës. Ato gjithashtu janë të pasura në antioksidantë vitaminë E dhe minerale si mangezi ( të cilët përmirësojnë rrjedhjen e gjakut, oksigjenit dhe nutrientëve në trup) dhe kaliumit ( i cili është një elektrolit i rëndësishëm i përfshirë në transmisionin e nervave dhe kontraktimin e muskujve).
Benefitet për njerëzit me diabet
Për njerëzit me diabet, përfshirja e bajameve në planin ushqimor ka treguar që lidhet me reduktimin e rritjes së sheqerit në gjak dhe insulinës pas vakteve. Më tej, konsumimi i bajamave së basku me ushqime të indeksit të lartë glicemik ul në mënyrë të konsiderueshme indeksin glicemik të vaktit dhe stabilizon sheqerin në gjak pas ngrënies. Lajmi tjetër i mirë është që një studim zbuloi që zvëndësimi i 20% i kalorive dietike me bajame conte në përmirësim të treguesve të ndjeshmërisë ndaj insulinës dhe uljen e niveleve të kolesterolit.
=Këshilla si mund t’i përfshini bajamet në dietën tuaj.
-Konsumoni një dorë me bajame si një snack me një pjesë fruit/
-Provoni gjalpin e bajames në vend të gjalpit të kikirikut në një fetë bukë ose tost.
-Hidhini sallatës sipër bajame që janë pjekur lehtë në furrë.
-Copëtoni bajamet dhe shtojini në oriz, makarona, perime të skuqura për një shije ndryshe.
=Më shumë:
-Përdorni qumësht bajameje pa ëmbëlsues në receta miqësore me diabetin si salca, shake-s apo receta të tjera.
-Mielli i bajameve mund të përdoret në shumë receta miqësore me diabetin.