Benefitet e ushqimeve të pasura me kalium

Benefitet e ushqimeve të pasura me kalium

  1. Përmirësimi i shëndetit të zemrës
    Një zemër e shëndetshme patjetër që rreh sic duhet. Kur flitet për ritmin e zemrës, kaliumi luan një rol të drejtpërdrejtë për t’u siguruar që ritmi është normal. Nëse keni probleme me ritmin e zemrës, një mangësi kaliumi mund të jetë një shkak i lehtë.
    2. Redukton ngërcet
    Një nga përfitimet kryesore të konsumimit të ushqimeve të pasura me kalium është zvogëlimi i ngërceve të muskujve dhe fuqia e përmirësuar e tyre.
    Dobësia e muskujve, dhimbjet dhe ngërcet e tyre janë efekte të zakonshme anësore të niveleve të ulëta të kaliumit. Kjo mund të ndodhë nëse një atlet bëhet i dehidratuar dhe nuk konsumon mjaftueshëm ushqime të pasura me kalium para dhe pas stërvitjes.
    3. Zvogëloni rrezikun e goditjeve
    Disa studime vëzhguese kanë zbuluar se ata me nivele të larta kaliumi kanë më pak gjasa të përjetojnë një rrezik për t’u prekur nga goditjet. Rreziku i goditjes ishemike është më i ulët në konsumatorët e lartë të kaliumit. Marrëdhënia pozitive midis rritjes së konsumit të kaliumit dhe rrezikut të zvogëluar të goditjeve besohet të jetë nga burimet dietike dhe jo nga suplementet, të cilat nuk duket se japin të njëjtin efekt pozitiv.
    4. Lehtëson presionin e lartë të gjakut
    Sipas një publikimi të përditësuar kohët e fundit të “Harvard Medical School”, “dieta mesatare amerikane sjell shumë natrium dhe pak kalium”, që është kundërproduktive kur bëhet fjalë për dekurajimin e presionit të lartë të gjakut.  Studimet tregojnë se një dietë e pasur në kalium, veçanërisht kaliumi nga frutat dhe perimet, ul presionin e gjakut. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse rritja e konsumit të ushqimeve të kaliumit nuk shoqërohet me një rritje në konsumin e natriumit. Një grup që nuk duhet të synojë shumë lart me marrjen e kaliumit janë njerëzit me probleme në veshka.
    5. Më pak celulit
    Një nga faktorët kryesorë  të shfaqjes dhe zhvillimit  të celulitit është mbajtja e lëngjeve. Shumica e njerëzve konsumojnë shumë natrium dhe pak kalium. Natriumi sjell nutrientë në qelizat tuaja, ku kaliumi ndihmon largimin e tepërt të  të mbetjeve fluide. Për këtë arsye, nëse ulni sasinë e natriumit dhe filloni të konsumoni ushqime të pasura me kalium, mund të keni më pak celulit.
    6. Mbrojtja nga osteoporoza
    Studimet kanë gjetur një marrëdhënie të drejtpërdrejtë midis rritjes së densitetit të kockave dhe rritjes së konsumit  të kaliumit dietik.  Citratet dhe bikarbonatet janë dy kripërat e kaliumit që gjenden natyrshëm në fruta dhe perime të pasura me kalium dhe një studim i kohëve të fundit tregon se këto kripëra kaliumi mund të përmirësojnë shëndetin e kockave dhe të shmangin osteoporozën.
    7. Përpunimi i duhur i ushqimit
    Trupi juaj në fakt kërkon kalium në mënyrë që të përpunojë dhe të shfrytëzojë karbohidratet që konsumoni. Qoftë fëmijë apo i rritur, kërkohet kalium për të ndërtuar protein dhe muskuj. Nëse jeni i/e re në moshë dhe trupi juaj është akoma në zhvillim, ju ndihmon të keni një rritje dhe zhvillim të shëndetshëm.

=Mangësitë në kalium mund të cojnë në:
-Lodhje
-Kapsllëk
-Nervozizëm
-Dhimbje muskulare
-Shtim në peshë
-Problemet e presionit të gjakut
-Palpitacione në zemër
-Shfaqja dhe zhvillimi i celulitit
-Të përziera
-Artrit
-Ngërce
-Fryrje barku
-Depresion, konfuzion, hallucinacione

=Sa kalium duhet të marrim?
Sipas “Food and Nutrition Center of the Institute of Medicine”, sasia e rekomanduar e kaliumit është :
-Foshnjat 0-12 muaj:   400-700 miligram në ditë
-Fëmijët 1-8 vjeç:  3000-3800 miligramë në ditë
-Adoleshentët 9-18 vjeç:  4500-4700 miligramë në ditë
-Të rriturit e moshës mbi 19 vjeç , burra dhe gra: 4700 miligramë në ditë
-Gratë që janë shtatzëna ose ushqejnë me gji: 5100 miligramë në ditë

 

error: Nuk lejohet kopjimi!