Përpara se të fillojmë të flasim për përdorimet, fillimisht le të kuptojmë cfarë është estrogjeni? Ky hormon seksual femëror është përgjegjës për zhvillimin e karakteristikave sekondare seksuale te femrat.
Estrogjeni është një hormon esencial që ndihmon në qëndrueshmërinë e rinisë. Gjë që e bën mbajtjen e niveleve të estrogjenit te femrat, dicka tepër të rëndësishme. Terapitë e zvëndësimit të hormoneve janë bërë tepër të kërkuara në ditët e sotme, për shkak të metodave të shpejta dhe efektive për të sjellë rininë te qeniet humane. Pervecmas kësaj cilësie, estrogjeni ka shumë benefite për të ofruar për shëndetin në tërësi të njeriut. Lëkura jonë dhe flokët marrin benefite direkte nga aplikimi i estrogjenit. Me moshën, një aplikim i këtij hormoni, parandalon procesin e plakjes në mënyrë efektive. Megjithatë, nuk duhet të përdorni terapinë e estrogjenit pa mbikqyrjen e një eksperti ose praktikuesi mjekësor. Le të hedhim një sy sa ndryshe vjen estrogjeni në shëndetin e njeriut. Shumë prej nesh besojmë që estrogjeni është një hormon i fuqishëm femëror dhe nuk ka aspak të bëjë me meshkujt. Eshtë një koncept i gabuar pasi dhe meshkujt kanë benefite nga ky hormon “magjik” shumicën e kohës.
Benefitet shëndetësore të estrogjenit:
Një studim i fundit tregoi : Femrat në kohët moderne janë më të prirura të preken nga sëmundjet kardiovaskulare. Grafiku tregon shifra më të larta krahasuar me femrat e dy dekadave të fundit. Estrogjeni është një trajtim fantastik për femrat e prekura nga crregullimet e zemrës.Aplikimi i duhur i terapisë së estrogjenit te femrat sjell reduktimin e rrezikut jo-fatal dhe fatal të infarktit miokardiak (vdekja e papritur koronare). Estrogjeni gjithashtu parandalon këputjen e pllakave që është shkaku kryesor qe fshihet pas arrestit kardiak të papritur. Aplikimi i estrogjenit mund të vonojë zhvillimin e këtyre pllakave në trupin e njeriut.
2.Estrogjeni ka disa efekte të provuara në modifikimin e niveleve të lipideve në trupin e femrës. Në mënyrë indirekte redukton rrezikun e crregullimeve kardiovaskulare në masë të madhe.Shumë femra përjetojnë një nivel më të ulët të LDL-së gjatë ditëve pre-menopauzale. Niveli i LDL-së rritet në mënyrë të shpejtë duke e bërë më keq rritjen e flokëve. Në një kohë të tillë, aplikimi i estrogjenit në gjak kontrollon LDL-në në gjak duke rritur HDL-në në të njëjtën kohë. Përdorimi i duhur i estrogjenit ndihmon në reduktimin e rrezikut të sulmit në zemër te femrat.
3.Përdorimi i rregullt i hormonit në mënyrë më efektive minimizon rreziqet e kancerit në gjoks. Përpos kësaj, ky hormon është mjaftushëm eficient për të sjellë sërish lubrifikimin dhe elasticitetin e indeve vaginale.
Estrogjeni për rritjen e flokëve
4.Shume estrogjen për rritjen e flokut
Shumë femra ankohen për humbjen e flokëve gjatë viteve pre-menopauzale. Kjo ndodh gjithashtu edhe pas shtatzanisë. Arsyeja pse shumë prej femrave përjetojnë humbje të flokëve pas lindjes së bebes është niveli i ulët i estrogjenit në gjak. Niveli i këtij hormoni rritet me shpejtësi gjate shtatezanise. Rreth kësaj kohe, flokët bëhen më të fortë, dhe kanë më pak gjasa të bien. Kjo ndodh për shkak të rritjes së hormonit të estrogjenit në gjak. Sasia e hormonit bëhet e ulët pas lindjes së fëmijës duke rezultuar në humbje anormale të flokut në shumë femra.
5.Për shumë femra dhe meshkuj gjithashtu, terapia e estrogjenit shpesh rekomandohet kur ato vuajnë nga tullacëllëku. Estrogjeni ka rezultate efektive në parandalimin e humbjes së flokut në sasi të mëdha. Përdorimi i rregullt i estrogjenit kontrollon flokët që bien në tufa të mëdha. Në të njëjtën kohë ky hormon ndihmon në rritjen e flokëve të rinj. Njerezit që përjetojnë tullacëllëk të parakohshëm mund të marrin rezultate të kënaqshme nga konsumimi i tabletave të estrogjenit rregullisht. Megjithatë duhet të kerkoni ndihmë mjekësore për konsumin shtesë të hormonit. Përdorimi i pamatur dhe i pakujdesshëm i estrogjenit mund të cojë në pasoja serioze.
=Efektet e estrogjenit në lëkurë
Efektet e estrogjenit gjithashtu janë vërejtur dhe në lëkurë. Hormoni punon për mrekulli në parandalimin e plakjes së parakohshme si te femrat si te meshkujt. Parandalon rrudhat dhe shenjat e moshës në mënyrë efektive. Nuk ka zgjidhje më të mirë se estrogjeni nëse dikush do të duket më i/e re se mosha që ka. Një aplikim sistematik i estrogjenit mund të rrisë komponentin e kolagjenit të lëkurës që ndihmon në një lekurë të butë dhe elastike. Nuk do ishte e gabuar t’ju themi që estrogjeni është hormoni i mrekullisë që mbart sekretin e rinisë si te femrat ashtu dhe te meshkujt.