Pse duhet t’i konsumojmë bananet?- ©MSC Anila Kalleshi – Dietologe klinike
Ka shumë arsye pse bananet janë një nga ushqimet më popullore në botë. Ato ofrojnë porcionin e përsosur, vijnë në formën e tyre të butë me mbështjelljen natyrale dhe janë jashtëzakonisht ekonomike. Të freskëta apo në trajtë kremoze, apo të kombinuara me fruta të tjera,janë një shtesë e shkëlqyer në shumë vakte. Bananet janë një nga frutat tropikale më të kultivuara. Përgjatë shekujve, bananet janë përdorur për të lehtësuar shqetësimet e stomakut, për të reduktuar stresin, për të lehtësuar dhimbjen e urthit, për të lehtësuar kapsllëkun, për të zbutur simptomat e PMS dhe për të stimuluar fuqinë e trurit.
=Përfitimet shëndetësore të bananeve
Bananet përmbajnë të gjitha llojet e gjërave të mira – flavonoidet dhe polifenolët, të tilla si lutein, zeaksantin, beta dhe karotenet alfa, që veprojnë si antioksidantë për të eliminuar radikalët e lirë. Ka gjithashtu dhe një avantazh në përmbajtjen e vitaminës C, që njihet për vetitë e saj për luftimin e infeksionit. Vetëm një banane përmban 467 mg kalium, e cila është e rëndësishme për kontrollin e rrahjeve të zemrës dhe presionin e gjakut. Kjo është interesante, pasi e njëjta sasi ka vetëm një miligram natriumi. Vitamina B6 (piridoksina) në banane siguron rreth 28% të asaj që nevojitet çdo ditë për të ndihmuar në parandalimin e anemisë dhe sëmundjes së arteries koronare.
Dhe kjo është vetëm një pjesë e saj. Fibrat me bollëk ndihmojnë në rregullimin e sistemit tuaj të tretjes. Magnezi ndihmon në forcimin e kockave dhe mbron zemrën tuaj. Mangani është i nevojshëm për të aktivizuar enzimën antioksiduese. Një banane ju ndihmon për të mbajtur prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.
Shënim: Ju mund t’i ngrini bananet, por nëse i ri-ftohni do të bëhen të zeza.
=Faktet për nutrientët e bananes:
Porcioni: (100 gr) e pagatuar
=Sasia për porcion
-Kaloritë-89
-Kaloritë që vijnë nga yndyra-3
-Yndyrna totale (Të saturuara dhe trans)-0%
-Kolesterol-0 mg
-Natrium-1 mg
-Totali i karbohidrateve-23 g
-Fibrat dietike-3 g
-Sheqer-12g
-Proteina-1 g
-Vitamina A- 1%
-Kalcium- 1%
=Vlerat ditore
-Yndyrnat totale (Të saturuara)-1%
-Kolesterol-0%
-Natrium-0%
-Karbohidrate totale-8%
-Fibrat dietikë-10%
-Vitamina C-15%
-Hekur -1%
*Përqindjet e vlerave ditore janë të bazuara në një dietë 2000 kalorike. Vlerat tuaja ditore mund të jenë më të larta ose të ulëta në varësi të nevojave ushqimore.
=Studimet e bëra mbi bananet
Studimet kanë treguar se ndër frutat dhe perimet që janë provuar se janë të lidhura me uljen e rrezikut për kancerin e qelizave renale (renal cell carcinoma), bananet ishin më të lartat. Një tjetër studim tregoi se bananet, të cilat janë të pasura me vitaminë A dhe karotenoide, kanë potencial për t’ju mbrojtur nga sëmundjet kronike, si diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe llojet e tjera të kancerit.
Dëshmia më pozitive e përfitimeve shëndetësore të bananes u shfaq në një studim që tregoi një lidhje të rëndësishme mes ushqimeve që përmbajnë nivele të larta të kaliumit, magnezit, kalciumit dhe fibrave -si banania -që sjellin një reduktim të rrezikut të goditjes në tru.
Banania është një frut i shijshëm me shumë vitamina dhe minerale. Ajo mund të tretet lehtësisht dhe preferohet nga të gjithë. Ka raste kur bananet nxihen apo lëkura e tyre bëhet me pika të zeza. A duhet t’i konsumojmë këto banane?
Sipas specialistëve, konsumi i bananeve shumë të pjekura nuk është i dëmshëm. Nga ana tjetër, specialistët e mjekësisë tradicionale kineze theksojnë se bananet e pjekura shumë mund të konsumohen, por kur tuli i tyre është me ngjyrë kafe të errët ka shumë mundësi që kjo banane të jetë e prishur dhe nuk duhet konsumuar.
Për sa kohë nxihen bananet?
Banania e freskët nëse nuk konsumohet nis dhe nxihet e kjo lidhet me elementin e karbonit në qelizën e lëkurës së bananave. Kur lëkura e bananes dëmtohet nga ndikimet e jashtme ose ftohtësia, karboni bie në kontakt me oksigjenin e ajrit. Oksidimi i karbonit mund të errëzojë lëkurën e bananes, duke shkaktuar pikat e zeza.
Një provë e thjeshtë mund të vërtetojë këtë ndryshim: fusni disa banana të freskëta pa pika të zeza në
frigorifer. Pas disa orësh do të shihni pika të zeza në lëkurën e bananes. Në dimër, shitësit e bananeve janë të kujdesshëm dhe i mbulojnë mirë ato me qese për të mos t’u prekur nga temperatura e ulët. Disa sekrete si t’i ruajmë të freskëta bananet
1. Mos i fusni bananet në frigorifer. Temperatura e përshtatshme për ruajtjen e bananeve është rreth 13 gradë. Temperatura e frigoriferit është rreth 4 gradë.
2. Nëse doni që bananet të qëndrojnë të freskëta për një kohë më të gjatë duhet që vendi ku bashkohen
bananet me njëratjetrën (shih foton) të hermetizohet me qese plastike. Kjo gjë do t’i mbajë bananet tuaja të freskëta.
3. Lyejini bananet me lëng limoni ose uthull në bishtin e bananeve.
Po nëse heqim pjesën e kalbur të frutit, a mund të konsumohet pjesa e mbetur?
Specialistët e mjekësisë kineze thonë se frutat kalben kur sulmohen nga mikroorganizmat. Banania nëse kalbet mirë është të hidhet, pra edhe nëse ka mbetur një pjesë e që nuk është kalbur plotësisht mirë është të mos konsumohen. Mikroorganizamt që sulmojnë bananet mund të shkaktojnë çrregullimin e funksioneve tretëse të stomakut e të zorrës, si dhe probleme të tjera. Kur fruti është prekur nga myku, heqja e pjesës së kalbur të frutës nuk mund të garantojë sigurinë e shëndetit, meqenëse ky mikroroganizëm mund të shtrihet përmes lëngut tek pjesa tjetër e frutit, e cila duket normale nga pamja e jashtme.
Sipas studimeve nga kinezët edhe pjesa tjetër e frutit që nuk është e nxirë përmban 1050% myk. Prandaj, ka përbërës të dëmshëm dhe nuk duhet konsumuar fruti i kalbur.
Bananet janë shumë të rëndësishme në përdorimin kundër hemoragjisë cerebrale, po ashtu ato ulin tensionin e lartë, ulin aciditetin e stomakut, si dhe ndihmojnë kundër diarresë. Në qoftë se vuani nga tensioni i lartë duhet të mendoni gjithmonë, për këtë frut tropikal. Dielli është ai që ngre tensionin, ndërsa banania bën të kundërtën e tij.Studimet tregojnë se banania është frut shumë i pasur me kalium, dhe si e tillë ajo ndihmon në uljen e rrezikut të hemoragjisë cerebrale. “Dy deri tre banane në ditë janë optimale”, thotë David Young. Banania mbron stomakun, pasi arrin të bllokojë bakteriet që mund të jenë aktive në të.
Banania është një frut tropikal dhe pothuajse është e pranishme në treg gjatë gjithë vitit Të gjithë e dimë që bananet përmbajnë një sasi të lartë të kaliumit, i cili është i domosdoshëm për punën e muskujve.
Banania preferohet nga të gjitha moshat, sidomos nga fëmijët. Ajo është cilësuar dhe si si ushqimi numër një për atletët.
Po ta krahasojmë një banane me një mollë, ajo ka 3 herë më shumë fosfor, 5 herë më shumë vitaminë A dhe 5 herë më shumë hekur. Ajo po ashtu përmban kompleksin e vitaminave B, duke e bërë një frut të shkëlqyer për trurin.
Thuhet se bananet parandalojnë një sërë sëmundjesh, po ashtu janë cilësuar edhe si ushqimi i lumturisë. Për shkak të përmbajtjes së lartë të hekurit banania lufton aneminë.
Ajo gjithashtu rregullon tensionin e gjakut dhe punën e trurit falë përmbajtjes së kaliumit. Banania shihet dhe si një ushqim shumë i mirë që lufton diarrenë, pasi ekuilibron sistemin tretës dhe rregullon funksionin e zorrëve.
Lufton depresionin…
Sipas një studimi, personat me depresion ndiheshin më mirë pas konsumimit të bananes. Kjo pasi ajo përmban tryptophan, proteinë që ndihmon në përmirësimin e humorit dhe relakson trupin. Ajo përmabn gjithashtu vitaminën B6, duke mënjanuar një sërë problemesh si pagjumësi, apo probleme me humorin.
Banania është një frut shumë i mirë edhe për bebet. Ndihmon në shëndetin e kockave dhe në qetësimin e sistemit nervor. Po ashtu ajo forcon dhe durimin.
Një banane në ditë pastron organzimin nga toksinat, mban sytë të shëndetshëm, lëkurën e lëmuar dhe ju ngre humorin. Nëse mendoni se me kaq mbaruam, gaboni.
Jo të gjithë e di se bananet janë të pasura me antioksidantë, të cilat ndihmojnë per të mbrojtur trupin nga radikalet e lira. Bananet forcojne sistemin nervor dhe na ndihmojne të humbim peshë më lehtë. Janë një burim i mirë mirë i potasiumit, magneziumit dhe vitaminë B6. Një banane përmban 450 mg kalium, 30 gram karbohidrate, 3 gram fibra, 19 gram sheqer dhe 1 gram proteina. Më poshtë dietologia Rolina Naço liston 5 përfitimet shëndetësore nga konsumi i bananes.
– Një nga frutat me përmbajtje shumë të lartë në kalium (ndihmon personat që vuajnë nga hipertensioni).
-Parandalon depresion ose gjendjen e trishtuar pasi përmban një sasi shumë të lartë në triptofan (aminoacid) i cili transformohet në seritoninë – neuroritrasmetuesi që na bën të ndihemi të lumtur.
-Një vakt ideal para palestrës.
-Të gjithë personat që kanë probleme me gastritin ose kane reflukse të shpeshta mund ta konsumojnë edhe çdo ditë për të balancuar aciditetin në stomakun e tyre, sidomos kur kalojnë orë të gjata pa konsumuar ushqim.
-Ndalon dhimbjen muskulore (tendinat e dëmtuara) pasi përmban një sasi shumë të lartë kaliumi (kripërat minerale ndihmojnë në largimin e dhimbjeve dhe në parandalim e këtyre kontraktimeve).
Lëkurat e bananes janë gjithashtu të vlefshme….
Mund ta aplikoni në fytyrë për një pamje më të freskët. Mund ta përdorni si maskë flokësh dhe maskë fytyre. Lëkurën e bananes mund t’ja shtoni plehut të luleve, do të shërbejë si një ushqim për to. Me lëkurën e bananes mund të fërkoni gjethet e luleve në shtëpi, ato do të shkëlqejnë. Lëkurën e bananes mund ta përdorni në rastin kur ju pickon mushkonja.
=Recetë me banane (Kekë të vegjël)
Përbërësit:
-1¼ filxhanit miell orizi
-¼ e lugës së çajit kripë
-1 ½ e lugës së cajit pluhur pjekjeje
-¼ e filxhanit arra
-2 shkopinj gjalpi pa kripë
-⅓ e filxhanit mjaltë
-1 ½ e filxhanit banane të shtypura
-2 vezë të rrahura
Procedura:
Ngrohni furrën në 350 °. Vendosni arrat në një shtresë të vetme në një fletë pjekjeje dhe gatuajini për 10 minuta. Hiqini nga furra dhe lërini mënjanë për t’u ftohur. Copëtojini më pas. Në një tas të mesëm, kombinoni miellin, kripën, pluhurin e pjekjes dhe arrat. Në një tas të vogël, kombinoni gjalpin dhe mjaltin deri sa të marrin një trajtë kremoze. Shtoni bananet dhe vezët e rrahura. Piqini për 35 deri 40 minuta.