Astma – pershkrimi dhe ushqyerja korrekte

Astma – pershkrimi dhe ushqyerja korrekte

Astma
Astma është një gjendje që karakterizohet nga inflamacioni kronik i rrugëve ajrore si rezultat i ënjtjeve dhe mukusit të tepërt. Rrugët e frymëmarrjes mund të bllokohen nëse një irritues ose nxitës shkakton spazma në kanalet bronkiale. Kjo mund të shkaktojë kollë, tështima dhe vështirësi në frymëmarrje.

Shenja dhe simptoma

-Probleme me frymëmarrjen ose tështima
-Ngushtim kraharori
-Kollë (mund të jetë simptoma e vetme)
-Lëkurë që kthehet në blu

Shkaqe të mundshme
Astma mund të provokohet nga një sërë nxitësish. Ndjeshmëria ndaj alergjenëve në ajër si pluhuri, mbetjeve, mykut dhe polenit në ajër etj, të gjithë luajnë një rol në shkaktimin e “sulmit të astmës”. Disa nxitës mund të përfshijnë:
-Infeksioni respirator
-Alergjitë ushqimore (sidomos qumështi dhe mishrat në zgarë)
-Ndotësit e ajrit si duhani, parfumet, mbetje, dioksid sulfuri, nivele të ngritura të ozonit, produkte pastrimi dhe pjesa e sipërme e botës.
-Ndryshime në mot, sidomos në temperaturë dhe lagështi
-Sjellje që ndikojnë në frymëmarrje (ushtrimet, e qeshura, e qara).

Cfarë të prisni nga Praktikuesi?

Praktikuesi i kujdesit shëndetësor me shumë mundësi do t’ju kontrollojë presionin e gjakut, ju dëgjon kraharorin dhe ju marrin mostrat e gjakut.  Një  elektrokardiogramë (EKG) ose rreze-X kraharori mund të sugjerohen për t’u siguruar që astma nuk është një simptomë e një gjendjeje më serioze.

Opsione konvencionale trajtimi
Astma mund të mbahet nën kontroll duke shmangur irritues ose nxitës që shkaktojnë sulme astme. Mjekimet e përshkruara duhen të merren sipas udhëzimeve. Kjo mund t’ju ndihmojë të parandaloni sulmet e ardhshme të astmës. Kjo gjithashtu mund t’ju ndihmojë të shmangni probleme serioze ose vdekje gjatë një sulmi. Nëse mjekimet nuk ndalojnë një sulm të mundshëm, pacienti duhet të kërkojë ndihmë të mënjehershme.

Terapitë e mjekimeve
Mjekimet e përshkruara më poshtë mund të përdoren ose të përshkruhen nga një mjek:
Përshkrimi:
-Mjekimet anti-inflamatore: Përdoren për të parandaluar sulmet e mundshme të astmës, përmbajnë steroide, mund të jepen në mënyrë intravenoze ose nga një inhalator; efektet anësore përfshijnë kollë ose komplikacione me zemrën.
-Bronko-hollues: Përdoren gjatë ose në përfundim të sulmit, të dhënë nga një inhalator ose në mënyrë intravenoze në varësi se sa i rëndë është sulmi; efektet anësore janë në varësi të dozës së mjekimeve të marra.
-“Cromolyn sodium”: Një mjekim anti-inflamator që përdoret për të parandaluar një sulm astme, nuk përmban steroide, merret me anë të një inhalatori, mund të shkaktojë kollë.

Terapitë alternative dhe plotësuese
Astma mund të lidhet me stresin dhe ankthin. Teknika të mendjes dhe trupit si frymëmarrja e thellë, meditimi, tai chi, joga, EFT dhe menaxhimi i stresit mund të jenë efektive. Terapi të tjera alternative për t’u përmendur përfshijnë:

Ushqyerja
 (Shënim: Doza më të ulëta të dhëna më poshtë janë për fëmijët)
Eshtë përllogaritur që 75% e astmës së fëmijërisë lidhet me alergjinë, kështu që kontrolli i alergjisë mund të jetë i rëndësishëm për reduktimin e frekuencës së sulmeve të astmës. Nëse simptomat përkeqësohen gjatë periudhave të caktuara, faktori shkaktar është me shumë mundësi një alergji ndaj polenit të bimëve:
-Të gjithë alergjenët ushqimorë duhet të eliminohen nga dieta e klientit. Alergjenë të zakonshëm ushqimorë janë bulmeti, soja, agrumet, kikirikët, gruri, peshku, vezët, misri, ngjyrues ushqimore dhe shtues. Një dietë eliminimi mund të ndihmojë në përcaktimin e ndjeshmërive ushqimore. Alergjenët e dyshuar duhet të hiqen nga dieta për rreth dy javë. Ushqimet duhet të ri-prezantohen: një ushqim çdo tre ditë. Reagimet duhet të vrojtohen me kujdes, si shqetësimet gastro-intestinale, ndryshime me humorin, dhimbje koke dhe përkeqësim të astmës.
Ushqimet pro-inflamatore duhet të reduktohen në dietë, duke përfshirë yndyrnat e ngopura (mishrat, bulmet etj), ushqimet e rafinuara dhe sheqer. Akulloret, qumështi i lopës dhe të tjera produkte duhen shmangur.
Marrja e perimeve, drithërave, agrumeve, qepëve dhe hudhrave duhet të rritet.
Vitamina C: 250-1000 mg 2-4 herë në ditë (nëse merret një orë përpara ekspozimit ndaj një alergjeni mund të reduktojë reaksionet alergjike).
-Vitamina B6: 50-200 mg në ditë (mund të përmirësojë simptomat; pirodoksal-5-fosfat (P5P), një formë e B6, mund të lexohet më lehtësisht nga trupi.)
Magnezi: 200 mg 2-3 herë në ditë (ndihmon në relaksimin e rrugëve të frymëmarrjes).
-N-acetyl cisteinë: 50-200 mg tre herë në ditë (për të mbrojtur indet e mushkërive nga dëmtimi).
Selen: 50-200 mcg në ditë (për të mbrojtur indet e mushkërive nga dëmtimi).
Mungesa e vitaminës B12 mund të rrisë reaktivitetin e sulfiteve.
Suplementimi i acidit hidro-klorik mund të reduktojë numrin dhe përkeqësimin e ndjeshmërisë ushqimore si dhe absorbimin e disa nutrientëve.
-Omega-3 dhe acidet yndyrore  GLA ndihmojnë në lehtësimin e shtrëngimeve dhe spazmave që shoqërojnë astmën.
Ushqimet me klorofil dhe vitaminë A si spirulina, algat, kajsi, kungull, jeshillëqe mustarde si dhe perime të tjera që mbrojnë mushkëritë dhe mbrojnë rigjenerimin qelizor.

Barnat herbale
Barnat herbale mund të përdoren si ekstrakte të thara (kapsula, në trajtë pluhuri, çajëra), glicerite (ekstrakte glicerine) ose ekstrakte alkooli. Çajërat mund të përgatiten me një lugë çaji dhe me një kupë uji të ngrohtë. Lëreni të ziejë për 5-10 minuta  për gjethet dhe lulet; 10-20 minuta për rrënjët. Pini rreth 2-4 kupa në ditë.
-Çaji jeshil funksionon si antioksidant i fuqishëm dhe kafeina që gjendet brenda të ndikon gjithashtu.
Rrënjë e jamballit , lëpusha, qershi e egër, elecampane, plantainë etj: Për mbështetje afatgjatë ndaj mushkërive, pjesë të barabarta të këtyre barnave herbale mund të kombinohen në një çaj të vetëm. (Rrënja e jamballit nuk duhet të merret nga ata që kanë probleme me presionin e lartë të gjakut). Përdorimi i tepërt i lëpushës mund të dëmtojë mëlçinë.
Vajëra esenciale: Elekampane, levandër, mente, rozmarinë, pine etj (4-6 pika mund të shtohen në banjë, në aromatikë ose në pastrues të ajrit).

Homeopatia
Disa nga mjekimet më të zakonshme që përdoren për astmën janë të listuara më poshtë. Zakonisht doza është 12 X deri në 30C çdo 1-4 orë derisa simptomat të përmirësohen.
-Arsenicum album: Për astma me lodhje dhe ankth.
-Ipecac: Për shtrëngime të vazhdueshme kraharori dhe me një kollë të ftohtë.
-Pulsatilla: Për astmën që sjell presion të vazhdueshëm në kraharor
Sambucus: Për astmën që sjell probleme me frymëmarrjen.

Mjekësia fizike
Kompresa të ftohta në kraharor gjatë sulmeve akute që mund të lehtësojnë situatën.
Hidroterapia kontraste mund të ulë inflamacionin, të lehtësojë dhimbjen dhe të ndihmojë në shërim. Alternimi  për 3 minuta ne kraharor me kompresa të ngrohta  dhe me rreth një minutë kompresa të ftohta mund të jetë vërtet i dobishëm. Kjo duhet të përsëritet rreth 3 herë në një set të vetëm, dy-tre herë në një ditë.
Vaji i kastorit aplikohet direkt në kraharor, mbulohet me një pecetë të butë si dhe mbështjellja është provuar të jetë beneficiale.  Një burim i ngrohtë duhet të aplikohet në pjesën e siperme si dhe të lejohet të veprojë për rreth 30-60 minuta.

Akupunktura
Akupunktura mund të reduktojë frekuencën dhe intensitetin e sulmeve të astmës. Ka shumë studime që theksojnë suksesin e trajtimeve të akupunkturës për astmën, që gjithashtu janë shfaqur dhe në gazeta mjekësore.

Masazhimi

Masazhimi mund të reduktojë stresin dhe të lehtësojë reaksionet nga alergjitë.

Duhanpirja
Tymi i duhanit dëmtonin strukturat e vogla që janë si fije floku në rrugët e frymëmarrjes të quajtura “cilia”. Normalisht, cilia largon pluhurin dhe mukusin nga rrugët e frymëmarrjes. Tymi i duhanit dëmton cilian kështu që ato nuk funksionojnë si duhet, duke lejuar pluhurin dhe mukusin  të akumulohen në rrugët e frymëmarrjes. Duhani zakonisht shkakton që mushkëritë të prodhojnë më shumë mukus se zakonisht. Si rezultat, akoma dhe më shumë mukus ndërtohet në rrugët e frymëmarrjes, duke nxitur një sulm. Për ata që kanë astma është shumë e rëndësishme që të mos konsumojnë duhan.

Sugjerime
Doktorët mund t’ju japin pacientëve një si lloj termometri që ta përdorin në shtëpi për të monitoruar gjendjen.

error: Nuk lejohet kopjimi!